22 Prill 2026, 13:35
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e 17 prillit dhe veçanërisht ata që arrestuan nga policia. Duke folur gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Lideri i opozitës theksoi se sulmi ndaj deputetëve përbën aktin më primitiv të Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë.
Ndër të tjera, Kryedemokrati theksoi se mbrojtja e dinjitetit dhe e vlerave demokratike kërkon angazhim dhe qëndresë, duke e cilësuar protestën si rrugën kryesore për përballjen me situatën politike në vend.
"Zonja deputete, zotërinj deputetë, të nderuar qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë mbledhje të grupit parlamentar të opozitës. Së pari, dua të përshëndes edhe njëherë ata dhjetëra mijëra qytetarë që të premten e kaluar me pjesëmarrjen e tyre në kryengritjen paqësore u bënë zëri i qytetarëve në Shqipëri, në Europë dhe në botë. Një përshëndetje të veçantë kam për heronjtë e kësaj proteste, të cilët sot ndodhen në burgjet e narkodiktaturës dhe i garantoj ata se burgosja e tyre politike do kthehet në një ndëshkim të padiskutueshëm ndaj regjimit të Edi Ramës.
I përgëzoj për qëndrimin burrëror të pathyeshëm në qelitë e narkoshtetit dhe u shpreh edhe mirënjohjen dhe solidaritetin tonë të plotë. Unë gjithashtu shpreh revoltën më të madhe, denoncimin më të ashpër për sulmin brutal që u bë ndaj deputetëve tanë në protestën e 17 prillit. Sulm i planifikuar. Sulm i organizuar në të cilin u përdorën ndaj deputetëve dhe protestuesve të gjitha mjetet e dhunës, granata, spraj ariu, spraj toksik, plumba gome, pompa uji dhe shishe molotov.
Goditja e deputetëve, të cilët janë një faktor madhor në garantimin e karakterit paqësore të kryengritjes tonë, përbën aktin më primitiv të Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë. Frikacak dhe i paburrë, gjen banditë me uniformë për të goditur deputetët e opozitës. Të gjitha këto janë një detyrim i ri madhor i yni për të vazhduar protestat e fuqishme, për të vazhduar kryengritjen tonë paqësore," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
22 Prill 2026, 13:29
E. D
Lili Sula
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula ka deklaruar se gjendja e arsimit parauniversitar në Shqi...
Politike
22 Prill 2026, 13:12
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur sot në Gjykatën e Posa&cced...
Politike
22 Prill 2026, 12:59
E. D
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me mbajtjen në kafaz të të paraburgosurve. Me anë të një reagi...
Politike
22 Prill 2026, 12:14
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nëse shkojnë në zgjedhje të reja për shkak t&eum...
Politike
22 Prill 2026, 11:05
I.A
Rama dhe Mitsotakis
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizitë...
Politike
22 Prill 2026, 11:04
E. D
Majlinda Bufi
TIRANË- Avokatët e Majlinda Bufit, kryetares së Bashkisë Roskovec janë gjobitur me 10 mij&...
Politike
22 Prill 2026, 10:10
E. D
Edi Rama, Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare. Paraditen e sotme, Rama...
Politike
22 Prill 2026, 08:08
E. D
FIER- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar. Me anë t...
Politike
21 Prill 2026, 21:55
E. D
Mark Rutte
SHBA- Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar aleatëve të tyre që të ndërpresin samitin vjetor të NATO-s dhe ...
Politike
21 Prill 2026, 21:52
E.d
Fredi Beleri
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri, ka deklaruar se me qeverinë aktuale e cila është në pushtet nuk ka an&eu...