LIVE UPDATES
Politike

E FORTË/ Yuri Kim thirrje SPAK e BKH: Hetoni korrupsionin, po minohet DEMOKRACIA! I kemi financuar ne me BE, duam rezultate

Yuri Kim duket se e sheh "çelësin" tek drejtësia dhe refoma në drejtësi, për të cilën shprehet se është e financuar nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian.

10 Dhjetor 2022, 13:25 Nga k.m.
E FORTË/ Yuri Kim thirrje SPAK e BKH: Hetoni korrupsionin, po minohet
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim thotë se potenciali i Shqipërisë po gërryhet nga korrupsioni, në një editorial të publikuar në faqen e ambasadës amerikane në Facebook, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Anti-Korrupsion. Në postimin e bërë në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane, Yuri Kim duket se e sheh "çelësin" tek drejtësia dhe refoma në drejtësi, për të cilën shprehet se është e financuar nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian. Madje shtoi se i nxit institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen për të luftuar korrupsionit në institucionet shqiptarë që kanë lejuar edhe minimin e demokracisë së Shqipërisë. 

"Shtetet e Bashkuara e mbështesin luftën kundër korrupsionit me veprime të qarta. Ne financojmë reforma në drejtësi, përfshi me BE-në dhe partnerë të tjerë. Mbështesim median investigative dhe organizatat e shoqërisë civile që luftojnë korrupsionin. Përdorim shpalljet non grata dhe sanksionet ndaj aktorëve të korruptuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mike dhe aleate e jona në NATO – të rritet më e fortë dhe më e pasur. Korrupsioni përbën një cënueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë.

I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit, që populli Shqiptar mund të mbështetet tek institucionet shqiptare për të dhënë drejtësi, dhe që cilido ka një mundësi të drejtë dhe të barabartë për sukses në Shqipëri. Institucionet shqiptare po bëjnë përparim kundër korrupsionit por ka shumë më tepër për të bërë,"-shkruan ndër të tjera ambasadorja amerikane Yuri Kim.

DEKLARATA E YURI KIM: 

Teksa shënuam Ditën Ndërkombëtare Anti-Korrupsion dje, është me rëndësi që të rigjallërojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund murtajës së korrupsionit. Korrupsioni iu vjedh qytetarëve dhe brezave të ardhshëm pasurinë dhe shpresën. Ai than rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, minon demokracinë, si dhe iu hap dyert kriminelëve, trafikantëve dhe terroristëve.

Prandaj Presidenti Biden, për herë të parë, e përcaktoi anti-korrupsionin si interes thelbësor të sigurisë kombëtare dhe bëri publike një Strategji ambicioze të Shteteve të Bashkuara për t’iu Kundërvënë Korrupsionit. Për ta vënë në zbatim strategjinë, Shtetet e Bashkuara punojnë anembanë globit për të ndihmuar vendet që të parandalojnë ryshfetin, të mbështesin hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovuar transparencën, si dhe fuqizuar shoqërinë civile dhe median e pavarur për të zbuluar korrupsionin.

Këtë javë, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Transparency International organizuan Konferencën e 20 Ndërkombëtare Anti-Korrupsion, të përqendruar te mbrojtja e vlerave demokratike nga korrupsioni. E vlerësojmë pjesëmarrjen e zyrtarëve të qeverisë, gazetarëve dhe përfaqësuesve të OJQ-ve në të, përfshi nga Shqipëria.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin luftën kundër korrupsionit me veprime të qarta. Ne financojmë reforma në drejtësi, përfshi me BE-në dhe partnerë të tjerë. Mbështesim median investigative dhe organizatat e shoqërisë civile që luftojnë korrupsionin. Përdorim shpalljet non grata dhe sanksionet ndaj aktorëve të korruptuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Për shembull, Presidenti Biden nënshkroi në qershor 2021 një Urdhër Ekzekutiv të ri, i cili përqendrohet te krijimi i kostove për ata që përfshihen në veprimtari që minojnë institucionet demokratike dhe destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, përfshi në Shqipëri. Ky Urdhër Ekzekutiv është përdorur tashmë për të sanksionuar aktorë të korruptuar.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mike dhe aleate e jona në NATO – të rritet më e fortë dhe më e pasur. Korrupsioni përbën një cënueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë.

I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit, që populli Shqiptar mund të mbështetet tek institucionet shqiptare për të dhënë drejtësi, dhe që cilido ka një mundësi të drejtë dhe të barabartë për sukses në Shqipëri.

Institucionet shqiptare po bëjnë përparim kundër korrupsionit por ka shumë më tepër për të bërë. Lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë dhe i vështirë por suksesi është i mundur. Asnjë vend nuk ka imunitet. Secili vend, përfshi Shtetet e Bashkuara, e lufton korrupsionin çdo ditë. Sfida e Shqipërisë nuk është aspak unike – as nuk është e pakapërcyeshme.

Gjatë vitit të fundit, institucionet shqiptare kanë filluar të ndjekin penalisht çështje që më parë as nuk do ishin prekur. Uniteti ynë si aleatë në NATO ka arritur nivele të reja. Shqipëria ulet me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këtë verë, Shqipëria hapi bisedimet për anëtarësim me BE-në, një arritje e jashtëzakonshme që duhet ta bëjë krenar çdo shqiptar.

Gjatë këtij 100-vjetori të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, përkushtimi ynë ndaj popullit Shqiptar është më i fortë se kurrë. Rruga përpara – drejt anëtarësimit në BE, drejt drejtësisë – mund të jetë e vështirë, por Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura për të qenë në krahun tuaj çdo hap, në mënyrë që të ecim përpara së bashku. Gjithnjë përpara, gjithnjë bashkë.

Së fundmi, ambasadorja amerikane është në vëmendjen e mediave pasi disa ditë më parë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka lajmëruar në “Twitter” se procedura për zëvendësimin e Kim ka nisur. Në pozitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të emërohet David Kostelanick, edhe pse ky proces nuk i takon aspak MEPJ shqiptare, por ekskluzivisht Departamentit Amerikan të Shtetit. Lëvizje kjo që mund të shkaktojë një incident diplomatik mes dy vendeve. Deri më tani nuk ka asnjë koment as nga vetë ambasadorja, as nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe as nga Departamenti Amerikan i Shtetit. 

yuri kim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj