6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Arbana Vokshi, me një deklaratë nga selia blu pretendon se pas sulmit qëndron kryeministri Edi Rama, të cilin e cilëson si një kërcënim të hapur dhe armik i medias së lirë.
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar hackerimin e faqes zyrtare të Facebook të medias Syri.tv me mbi 600 mijë ndjekës. Arbana Vokshi, me një deklaratë nga selia blu pretendon se pas sulmit qëndron kryeministri Edi Rama, të cilin e cilëson si një kërcënim të hapur dhe armik i medias së lirë. Madje bën edhe lidhjen me sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha me hackerimin e Syri.net, si një sulm në seri ndaj opozitës dhe mediave të vendit.
"Siç pohojnë drejtues të Syri. Net dhe Syri TV, faqja në Facebook, me mbi 600 mijë ndjekës është hakeruar, duke pamundësuar shpërndarjen digjitale të lajmeve në një prej platformave më të mëdha në botë. Partia Demokratike e dënon me vendosmëri këtë akt kundër shtypit, dhe u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias të reagojnë në mbrojtje të pak enklavave medatike, ende të papushtuara nga babëzia dhe marrëzia e pushteti në Shqipëri,"-tha ajo.
DEKLARATË E DEPUTETES SË PD, ALBANA VOKSHI
Tri ditë pas atentatit politik kundër shefit të opozitës Dr. Sali Berishës, një media kritike e qeverisë së Edi Ramës është goditur strukturalisht. Siç pohojnë drejtues të Syri. Net dhe Syri TV, faqja në Facebook, me mbi 600 mijë ndjekës është hakeruar, duke pamundësuar shpërndarjen digjitale të lajmeve në një prej platformave më të mëdha në botë. Partia Demokratike e dënon me vendosmëri këtë akt kundër shtypit, dhe u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias të reagojnë në mbrojtje të pak enklavave medatike, ende të papushtuara nga babëzia dhe marrëzia e pushteti në Shqipëri. Për ata që kanë dyshime dhe pyesin: pse duhet të jetë qeveria pas aktit dëmtues të medias në fjalë? Ju kujtojmë se vetëm në fjalimin e fundit në parlament, para dy javësh, Edi Rama i është referuar specifikisht dhe me nota kërcënuese dhe përçmuese drejtuesve dhe medias Syri. U kujtojmë luftëtarëve të lirisë së shtypit, në Shqipëri dhe Europë, se vetëm para një jave u hodh në erë prona me leje e një prej botuesve më të mëdhenj në Shqipëri, mediat e të cilit kishin filluar të zbatonin një linjë editoriale kritike me qeverinë e Ramës dhe administratën e tij. Edi Rama përbën tashmë një këcënim të hapur, dhe armikun publik numër 1 të medias së lirë, lirisë së fjalës, pluralizmit dhe idesë së integrimit europian të vendit. Kujtesa nuk ka nevojë për mundime për tu ndaluar te Agon Channel, që u mbyll dhe u kushtoi taksapaguesve shqiptarë 120 milion euro, pasi pronari i Tv fitoi gjyqin në Strasburg. As për RTV Orën, që u kontrollua, intimidua dhe konfiksua, dhe me gjasë, një faturë të ngjashme do paguhet edhe për të. Nëse reagimi nuk është i përgjithshëm dhe i fuqishëm, nga forcat pro lirisë, si brenda dhe jashtë vendit, Shqipëria do të jetë një Kore veriu në zemër të Europës. Politika e Ramës “o me mua ose kundër meje dhe i përcaktuar për asgjësim’, është një metodë staliniste dhe enveriste. Çdo pronë që shembet, çdo media që hakerohet, kërcënohet, sekuestrohet dhe mbyllet, është një rast për të ngritur zëri dhe për t’u bërë bashkë. Nëse nuk i dalim zot segmenteve të shoqërisë, nuk do të ketë më shoqëri, por vetëm qeveri. Partia Demokratike u lind, më 11 dhjetor 1990, për t’i dalë zot Shqipërisë dhe këtë do bëjë.
Jorida Tabaku TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetet sociale, email-e të cilat tregojnë p&e...
Zhupa TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalojnë punimet për ndërtimin e aeroportin në Lagunën ...
DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA Partia Demokratike e ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme edhe pu...
Edi Rama TURQI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median turke "TRT" duke komentuar për 20 minuta shumë...
Rama TURQI- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka marrv pjesë në forumin botëror të TRT në Turqi, një platformë ...
Projekti TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin duke postuar eventin e projektit të "Ekipeve Sportive në shkolla" i cili do...
Begaj TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj ka përkujtuar 74-vjetorin e Deklaratës Universale pёr të Drejtat e Njeriut që ...
Foto ilustruese Në Shqipëri, Partia e Lirisë e drejtuar nga ish presidenti Ilir Meta bëri të ditur sot se Gjykata e Tiranës k...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese kërkon që brenda një viti të plotësohet kuadri ligjor, përmes së ci...
Arben Ahmetaj TIRANË- Gazetari Adriatik Doçi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion për të depozitua...