LIVE UPDATES
Politike

Jorida Tabaku me dokumenta: SPAK duhet të thërrasë Ahmetajn

Po ashtu, ajo shtoi se është detyra e SPAK që t’i shkojë deri në fund dosjes dhe të thërrasë për të marrë në pyetje Ahmetajn. 

10 Dhjetor 2022, 13:12 Nga k.m.
Jorida Tabaku me dokumenta: SPAK duhet të thërrasë Ahmetajn
Jorida Tabaku

TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetet sociale, email-e të cilat tregojnë për pagesa ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Facebook, Tabaku shkruan se bazuar në provat e fundit të publikuara në media tregojnë që ish-ministri Arben Ahmetaj ka njohje të afërt me të gjithë personat që janë shpallur në kërkim”. Po ashtu, ajo shtoi se është detyra e SPAK që t’i shkojë deri në fund dosjes dhe të thërrasë për të marrë në pyetje Ahmetajn. 

"Deputeti Ahmetaj, tanimë duhet të thirrur për të dëshmuar e të përgjigjet për shumë akuza dhe dyshime që ngrihen mbi të. Shqiptarët presin me padurim luftën kundër korrupsionit. Aludimet që këto të dhëna janë pjesë e dosjes dhe nuk janë marrë në shqyrtim janë një akuzë e rëndë që SPAK duhet të sqaroj për opinionin publik. Çdo hije dyshimi mbi këtë aferë dhe mbulimin e saj është një hije dyshimi mbi reformën në drejtësi, mbi pavarësinë e institucionet të drejtësisë së rë! Koha ka ardhur ta shohim në veprim ndaj atyre që përmes pushtetit kanë ruajtur paprekshmërinë e tyre edhe kur faktet janë sheshit,"-shkruan ajo ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË:

Publikimi nga media i komunikimeve elektronike të pronarëve në kërkim të inceneratorëve e lidhin atë me një nga personat kyç që ka ndikuar në vendimmarrjen shtetërore për të ideuar, miratuar dhe zbatuar skemën korruptive që sot po i kushton buxhetit të shtetit 430 mln euro. Nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët kërkova, ndër të tjera, edhe të dhënat në lidhje me transaksionet bankare të atyre që ishin dhe janë të përfshirë në aferën e 430 mln euro. Jo vetëm që të dhënat e kërkuara nuk iu vendosën në dispozicion komisionit, por ky i fundit u sulmua drejtpërdrejtë nga ata që sot janë në kërkim. Sulmi mediatik, sulmi nga mazhoranca, fushatat me lajme fake në mediat që inceneratorët sponsorizuan ndaj personit tim vazhduan për javë të tëra.

Siç edhe kuptohet sot, nga faktet e publikuara në media, arsyet qenë shumë të forta. Njerëzit e përfshirë në aferën e inceneratorëve, me vlerë 430 mln euro, fshehin sekrete për korrupsionin e ministrave. Arben Ahmetaj, dëshmitar në atë Komision, kur u pyet prej meje nëse kishte udhëtuar apo kishte njohje të afërta me të dyshuarit Zoto, Mërtiri dhe Gugallja iu përgjigj me mohim.

Mirëpo provat e fundit të publikuara në media tregojnë që ai ka njohje të afërt me të gjithë personat që janë shpallur në kërkim. Tashmë është detyra e SPAK që t’i shkojë deri në fund dosjes së këtij Grupi të Strukturuar Kriminal që ka abuzuar me 430 mln euro dhe që më tej ka prodhuar një skemë të pastër Ponzi (pra piramidale) me paratë e shqiptarëve.

Në paditë e dorëzuara në SPAK kam kërkuar që të tre dosjet e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës rë bashkohen në një hetim të vetëm duke qenë se personat e përfshirë janë te njëjtët. Fondet publike të inceneratorit të Elbasanit janë përdorur për të korruptuar vendimmarrjen e Fierit dhe Tiranës e për të financuar me para këto projekte nga një kompani që pa asnjë eksperiencë, pa asnjë kapital e cila erdhi dhe mori një nga koncesionet më fitimprurëse që sot paguan buxheti i shtetit.

Deputeti Ahmetaj, tanimë duhet të thirrur për të dëshmuar e të përgjigjet për shumë akuza dhe dyshime që ngrihen mbi të. Shqiptarët presin me padurim luftën kundër korrupsionit. Aludimet që këto të dhëna janë pjesë e dosjes dhe nuk janë marrë në shqyrtim janë një akuzë e rëndë që SPAK duhet të sqaroj për opinionin publik. Çdo hije dyshimi mbi këtë aferë dhe mbulimin e saj është një hije dyshimi mbi reformën në drejtësi, mbi pavarësinë e institucionet të drejtësisë së rë! Koha ka ardhur ta shohim në veprim ndaj atyre që përmes pushtetit kanë ruajtur paprekshmërinë e tyre edhe kur faktet janë sheshit.

jorida tabaku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj