LIVE UPDATES
Politike

Influenca e Kinës&Rusisë, Rama: S'kemi qejf të luajmë 'pushtetesh', qëllimi ynë BE. Protestat në Tiranë? I bën opozita, por do i mundim, le të bashkohen ata

I ngacmuar lidhur me zgjedhjet që do të bëhen në Shqipëri vitin që vjen, Rama u shpreh i bindur që do të fitojë pa diskutime, ndërsa protestat u shpreh se nuk i konsideronte pasi ishin të organizuara nga opozita dhe nuk mbështeteshin në kauza që qëndronin. 

10 Dhjetor 2022, 10:34 Nga k.m.
Influenca e Kinës&Rusisë, Rama: S'kemi qejf të
Edi Rama

TURQI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median turke "TRT" duke komentuar për 20 minuta shumë çështje duke nisur nga gjeopolitika për ta mbyllur me sport. Gjatë intervistës së tij, numri një i qeverisë së vendit komentoi afrimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor pas luftës në Ukrainë, ndërsa u ndal edhe tek marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Po ashtu, tha se nuk kishte asnjë plan për të ndaluar ikjen e të rinjve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe me pretendimin se është botë e lirë dhe se largimi nuk i bën më pak patriotë. Komentoi marrëdhënien me Turqinë, por edhe ndeshjet e Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar. I ngacmuar lidhur me zgjedhjet që do të bëhen në Shqipëri vitin që vjen, Rama u shpreh i bindur që do të fitojë pa diskutime, ndërsa protestat u shpreh se nuk i konsideronte pasi ishin të organizuara nga opozita dhe nuk mbështeteshin në kauza që qëndronin. 

INTERVISTA E PLOTË E RAMËS:

Sapo ke mbërritur nga Tirana ku pritet Samitin e BE, keni ndonjë hapa konkretë për integrimin në BE?

Rama: Bashkimi në BE është fjalë e madhe. Do të duhet shumë kohë për bashkimin, por e vërteta është që BE është duke u bërë...që pas luftës në Ukrainë, më shumë gjeopolitike. Vëmendja e BE për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor është më e madhe këto kohë. është kërkuar që të merren hapa konkretë për të marrë më pranë Europës vendet e BE. Nuk ka më vetëm mendim, por edhe aksion. Kjo është e rëndësishme.

A mund që vendet të bashkohen dhe të afrohen më shumë me BE?

Rama: Ky është qëllimi. Edhe iniciativa në këtë drejtim shkon. po ndodhin gjëra të mira nga agresioni. Duhej nj luftë që BE të zgjohej. Tani që janë zgjuar shpresoj që të marrin hapa më të shpejtë dhe më të guximshëm.

A po zgjidhen anë?

Rama: Nuk është hera e parë që Serbia bën gjënë e duhur. është pjesë e ndryshimeve të rëndësishme në Ballkan.

Serbia ka një qëndrim neutral, më duket se Shqipëria dhe rajoni duhet të navigojnë mes Kinës dhe Rusisë. A po kemi një tjetër luftë të ftohtë?

Rama: Shqipëria se ka pasur kurrë këtë problem. Sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht kemi qenë të izoluar nga të dyja palët. Kemi histori ndryshe se kemi qenë të izoluar. Kështu që nuk kemi ndonjë varësi nga Rusia dhe s'kemi nevojë që të luajmë lojra pushteti. Kemi një qellim të qartë që është BE dhe jemi anëtarë krenarë të NATO.

Keni thënë disa herë se rrugëtimi në BE është individual dhe nuk duhet bërë me hile, kemi parë dy vendeve Bosnja dhe Kosovë, si e shihni situatën në këto vende dhe cili është roli i Shqipërisë në mbajtjen e këtyre vendeve stabël?

Rama: Fillimisht kam përsëritur disa herë që duhet të bëjmë BE e bashkuar dhe kjo do të thotë që të bashkojmë veten me Kosovën sepse në botën shqiptare kjo është shumë e thjeshtë. Nuk kemi lidhje dhe nuk duam të kemi me Rusinë. Por duhet të mbajmë Serbinë, është një hapërisë ku Putin ka popullaritet të lartë. Interaktiviteti me atë hapësirë dhe atë shqiptarë, si Kosovën që nuk njihet nga Serbia mund të bëhet një hapësirë konflikti dhe problemesh. E njëjta është edhe me Bosnjen.

Thatë që Serbia ka zgjedhur rrugën e drejtë, ka ndodhur kjo edhe me Kosovën dhe Bosnjen?

Rama: Serbia është problem në këtë rast për të gjitha arsyet që përmendëm, prandaj është e rëndësishme që të jemi bashkë dhe që problemet tona mund dhe duhet zgjidhur me veten tonë. E se problemet e të tjerëve nuk duhet të bëhen tonat.

Kemi parë protestat në vendin tuaj për korrupsionin...

Rama: Protestat janë organizuar nga opozita. Janë minimalisht të ndikuar kur flasin qeverinë dhe problemet. Korrupsioni është fenomen dhe ne kemi modernizuar shërbimet e shtetit që të bëhen gjërat më transparente.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë, jeni gati për këtë dimër?

Rama: Nuk më pëlqen kjo fjalia 'ndër më të varfrat'. Janë gjetkë, jo në Europë, jo në Ballkan. Po kemi njerëz të varfër por gjërat po përmirësohen. Kur vjen puna në këtë pikë duhet të mbajmë mend se agresioni i Putin ka qëllim të vendet Perëndimore që t'i gjunjëzojë dhe nëse ndaj Kievit përdor bomba. Këtej nga ne përdor armë të tjera; çmime të larta energjie, inflacion. E kuptojmë, po bëjmë më të mirën.

Shqipëria ka qenë në vëmendjen e mediave britanike, keni folur me ndonjë zyrtar britanik dhe cili është plani që të ndalni të rinjtë për të ikur nga vendi?

Rama: Nuk ndalohet dot askush që të ikë nga kjo botë ku jetojmë. Faleminderit Zotit nuk jemi më në bunker ku ishim 30 vite më parë. Jemi të lirë të lëvizim, por jo në tregun e BE, prandaj lëvizjet e tyre po shkaktojnë kaq shumë debate. Kur vjen puna tek trendi i njerëzve që ikin nga vendi, të gjithë e kalojnë. Psh. Rumania dhe Bullgaria kanë humbur 20% të popullatës, nuk është rasti ynë. Do të ketë një kohë kur njerëzit ikin, e disa të tjerë që do kthehen.

Edhe unë ika nga vendi im, kështu që e kuptoj, por cili është mesazhi juaj për ata që kanë ikur?

Rama: Nuk iu them çfarë të bëni. është jeta juaj, zgjedhja juaj. Nuk të bën më pak patriot fakti që ke ikur dhe ke zgjedhur që sfidosh veten në një vend tjetër. Shiko ku je tani...! Po bën karrierë në një nga mediat më të mëdha në Europë. Të takon ty të vendosësh nëse do kthehesh. Po e ndihmon vendin, jam i sigurtë që kthehesh. Ndoshta një ditë kthehesh dhe drejton një media boshnjake.

Turqia mbështet Ballkanin e Hapur, si është marrëdhënia juaj me Turqinë?

Rama: është e mrekullueshme, jam i kënaqur sesi e shohim ne dhe presidenti Erdogan.

E patë Kupën e Botës?

Rama: Diçka

E patë ndeshjen Zvicër-Serbi?

Rama: Mendoj që është sport dhe kur je në fushën e blertë është ndryshe, ka shumë emocion, tension. është gjithmonë e njëjta gjë kur vjen puna tek vende fqinje.

Ka shumë vende fqinje...vetëm vendet e Ballkanit shkaktojnë zhurmë...

Rama: Ç'do ti që Franca dhe Gjermania të kenë të njëjtën gjë? Nuk do të ndodhë...

Xhaka dhe Shaqiri ishin të dy të provokuar gjatë ndeshjes?

Rama: Disa vite më parë, pamë të njëjtën gjë ndaj Serbisë dhe kur manifestuan me shqiponjën, ishte shumë e bukur për mua dhe e postova. është një mënyrë për të shijuar dhe për t'u lidhur me rrënjët e tyre. Janë qytetarë zviceranë por vijnë nga rrënjë shqiptare. Edhe asokohe ishte situatë e tensionuar. Kësaj here mendoj që ishte më pak... Nuk bënë asgjë, nuk bënë as shqiponjën. U provokuan por është shumë e vështirë. Kjo është shqiponja e shqiptarëve dhe asnjë nuk duhet të mërzitet, por për çfarëdo arsye serbët e marrin si ofendim. Kur humbim, si asnjë vend nuk e presin mirë. Serbët nuk janë humbës të mirë. Kështu që ishte shumë zhgënjyese ajo që ndodhi.

Keni qenë basketbollist...këto gjëra duhen lënë jashtë fushës?

Rama: Është e lehtë për ta thënë. E di që lojtarët janë ndryshe por fusha nxjerr shumë ç'ke brenda. Barrierat që kemi në jetën e përditshme ulen dhe...

Do qëndroni në zyrë për zgjedhjet e ardhshme?

Rama: Zgjedhjet janë në 2025 kështu që ka shumë kohë para akoma.

Po zgjedhjet lokale, ç'mendoni se do ndodhi?

Rama: Do fitojmë. Do bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, do fitojmë.

Edhe pse e gjithë opozita është bashkuar kundër jush...?

Rama: Le të bashkohen por është e vështirë për ta.

edi rama edi rama ne turqi turqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet