Protesta e 31-të radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Ramës: Jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi
"Dhunës do i përgjigjemi me dhunë"/ Protestuesit u tërhoqën zvarrë para Kuvendit, Arben Kola: Shqiptarët t&eu...
"Dhunës do i përgjigjemi me dhunë"/ Protestuesit u tërhoqën zvarrë para Kuvendit, Arben Kola: Shqiptarët t&eu...
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni me pasagjerë doli nga rruga, humbin jetën dy persona të cil&...
"Ndryshimi fillon me ne"/ Protestë sot në orën 10:00 para Parlamentit: Është koha të zgjohemi 30 Qershor, 09:31 ...
"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re 30 Qershor, 10:19 ...
Fillimisht ka qenë Taulant Balla, i cili ka udhëzuar deputetët si të shpëtojnë nga vezët e protestuesve. Si një komandant toge në kohërat e zborit të Enver Hoxhës, zoti Balla orienton deputetët, që të kryejnë manovra shmangieje për t'u shpëtuar vezëve.
Ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve u kërkua nga deputetët e Partisë Socialiste. Kapitali publikon bisedat e deputetëve socialistë, të cilat çuan në ndërhyjen e policisë dhe ndalimin e 6 protestuesve, një veprim i cili shkaktoi edhe habi, pasi për 30 ditë me radhë qeveria e kishte mbajtur policinë larg konfrontimit me protestuesit.
Fillimisht ka qenë Taulant Balla, i cili ka udhëzuar deputetët si të shpëtojnë nga vezët e protestuesve. Si një komandant toge në kohërat e zborit të Enver Hoxhës, zoti Balla orienton deputetët, që të kryejnë manovra shmangieje për t'u shpëtuar vezëve.
"Vëmendje. Nga krahu i Toptanit ka protestues me vezë. Hajdeni nga krahu i Xhamisë," u ka shkruar kreu i grupit Parlamentar, deputetëve socialistë.

Por ndonëse në hyrje deputetët e Ramës arritën të shmangnin protestuesit, situata ka ndryshuar gjatë mesditës, kur në dalje automjetet e disa prej deputetëve u qëlluan me vezë nga protestuesit. I pari që është ankuar për policinë ka qenë Erjon Braçe, makina e të cilit u qëllua disa herë me vezë nga protestuesit.
"Kjo që policia lejon degjenerimin e deputetëve në sy të kamerave është e papranueshme. Dhe janë gjithsej veç 100 copë. Dhe praktikisht është sulm fizik," shkruan Braçe.

Drejtorja e komunikimit të Ramës, Jonida Shehu ka kërkuar që deputetët të shmangin protestuesit.
Në diskutim ka hyrë edhe Blendi Gonxhja, por zoti Gonxhja duket se është penduar për atë që ka shkruar dhe e ka fshirë menjëherë. Përgjithësisht zoti Gonxhja shkruan gjëra të çuditshme pa lidhje me temën apo situatën, si për shembull ankesat se nuk po shiten biletat e koncertit të Kanye West. Nuk dihet nëse edhe këtë herë ka ngritur problemin e biletave të koncertit sepe mesazhi është fshirë me shpejtësi.

Por diskutimi ka vazhduar nga zoti Braçe, i cili i ka cilësuar sulmet ndaj deputetëve si gjueti të qëllimshme.
"Shikoni, unë mendoj që kjo është e qëllimshme dhe kjo është gjueti e qartë ndaj çdo deputeti, pa pyetur është burrë apo grua. Nëse policia e shtetit ka këtë qëllim shumë mirë; bravo i qoftë të gjithëve, por s'ja kemi kujt borxh," vijon ankesën Braçe.

Edhe deputeti socialist i Lezhës, Admir Kadeli është ndjerë i frikësuar.
"Minimumi pse nuk i futni makinat e deputetëve brenda, por i lini të dalin në këmbë? Cënohet siguria e Parlamentit nga makinat e deputetëve?!" pyet Kadeli në formë ankesë ndaj administratës drejtuese të Kuvendit, e cila nuk lejon makinat e deputetëve brenda rrethimit të Parlamentit.

Fiks 20 minuta pas këtyre diskutimeve, policia ndërhyri dhunshëm duke shoqëruar 6 protestues dhe duke i mbajtur ata për disa orë në ambientet e komisariateve të Tiranës. Por përveçse zbulojnë se pse qeveria ndërseu policinë kundër protestuesve, bisedat mes deputetëve socialistë tregojnë edhe diçka tjetër më të madhe; tashmë maxhoranca është e trembur nga protestuesit dhe shikon komplote gjithandej./Kapitali
TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters raporton se Samiti i ardhshëm i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, p&...
pamjet TIRANË- POLITICO i ka bërë jehonë përshkallëzimit të "Revolucionit të Flamingove" në vendin ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale lidhur me protestën. Me anë...
TIRANË- Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Vend...
Andis Salla VLORË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Vlorë, Brunilda ...
Bora Muzhaqi TIRANË- Deputetja socialiste Bora Muzhaqi i është përgjigjur eurodeputetes gjermane Jutta Paulus, pasi kjo e fundit p...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi në aksin rrugor Kashar - Tiranë...
Albana Koçiu TIRANË- Zv.kryeministrja, Albana Koçiu ka reaguar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi ditën e sotme në auto...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas miratimin në mbledhjen e qeverisë të aktit normativ për rishi...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë se do të...