LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Ramës: Jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi

• Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 31 rradhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. • Qytetarët fillimisht u mblodhën në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë, aty ku dhe po mbajnë fjalime. • Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. • Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë.

14 artikuj për këtë temë.

11 MINUTA ME PARE

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni (VIDEO)

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
pamjet

TIRANË- Protesta e 31-të për largimin e Edi Ramës është shoqëruar me momente tensioni brenda turmës. Siç shihet edhe në pamje, një grua u fut mes turmës dhe filloi të debatonte me protestuesit.

Arsyeja e tensioneve mes tyre nuk dihet ende, por kjo situatë ka irrituar shumë protestuesit. Ndërkohë, aktivisti Edison Lika mori mikrofonin dhe bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen./Dosja.al

19 MINUTA ME PARE

“Shqiptari i përulet vetëm Zotit, nënës dhe flamurit”/ Protestuesi: Ne duam protestë paqësore, por këta nuk duan paqe

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
Pamje

TIRANË- Shkëlzen Bushi i cili ishte një prej protestuesve të shoqëruar nga policia gjatë incidenteve të ndodhura para Kuvendit, tha se shqiptari i përulet vetëm Zotit, nënës dhe flamurit. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ai tha se Rama i përulet vetëm Melonit.

Bushi shtoi se qytetarët duan ta ruajnë protestën paqësore, por qeveria nuk e don të tillë.

“Mos të kujtojnë se shqiptari trembet. Ne që ishim aty, policinë e mbrojtëm me krahët tona, i dolëm përballë popullit që t’i mbronim dhe ta ruajmë paqësore protestën. Këta nuk duan, nuk duan paqe. Ndoshta ky i gjati i përulet Melonit, shqiptari i përulet vetëm Zotit të madh, nënës që i ka bërë kokën dhe flamurit. Askujt tjetër”, tha ai./Dosja.al

27 MINUTA ME PARE

"Fuck you"/ Protestuesi para kryeministrisë: Rama kumbar i krimit dhe drogës

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
pamjet

TIRANË- Një protestues u ka bërë thirrje të pranishmëve në tubim që të mos bien pre e provokimeve dhe të mos devijojnë nga qëllimi i protestës. Ai kritikoi ashpër Kryeministrin, ndërkohë u bëri apel qytetarëve të mos reagojnë ndaj personave që, sipas tij, mund të tentojnë të tensionojnë situatën. Protestuesi tha ndër të tjera se Rama është kumbar i krimit dhe drogës.

“Rama, kumbar i krimit dhe drogës! Fuck you! Poshtë patronazhistët! Mos bini pre e provokimeve! Sot treguam që as Policia e Shtetit nuk na provokon dot, jo më një patronazhist. Këta njerëz kanë treguar që nga dita e parë se nuk bien pre e provokimeve. Betejën e kemi vetëm me Edi Ramën. Një patronazhist nuk e ka problem të bëhet kurban që të shpëtojë qeveria, por ne e kemi”, tha ai./Dosja.al

33 MINUTA ME PARE

Aktivisti: Policia duhet të kuptojë që kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë, jo duke protestuar

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
Aktivisti

TIRANË- Një aktivist shqiptar, i cili jeton në Gjermani tha se policia duhet të kuptojë që kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, aktivisti u shpreh se 

Aktivisti shtoi se nuk do të ndahet nga shkallët e Kryeministrisë, ndërsa ftoi qytetarët t'i bashkohen nëse kanë dëshirë.

“Sot u zgjova në orën 10, në Mynih dhe pashë protestues që tërhiqeshin zvarrë sepse protestuan paqësisht. Ata që protestuan janë sot mes nesh, policia duhet të kuptojë se kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar.

Aksidenti është tragjedi kombëtare, ndërsa policia është më e impenjaur me protestuesit. Kriminelët që ulen në tavolinën e Këshillit të Ministrave edhe po i kërkon mes nesh.

Erion Veliaj, Olta Xhaçka, Vangjush Dako, Jurgis Çyrbja, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahir etj. Meqë policia e di se protesta vetëm njoftohet, unë po them se sonte s’do të ndahem nga shkallët e Kryeministrisë, kush të dojë le të bashkohet”, deklaroi aktivisti./Dosja.al

46 MINUTA ME PARE

“Çfarë bërë 4 mandate?”/ Mjeku në protestë: Premtove shëndetësi falas, por sot shqiptarët paguajanë 60% nga xhepi

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
Mjeku Ilir Allkja

TIRANË- Mjeku Ilir Allkja tha se populli ka të drejtë  t’i kërkoj llogari kryeministrit Edi Rama, për punën e tij gjatë këtyre mandateve. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, mjeku u shpreh se kryeministri premtoi shëndetësi falas, por sot shqiptarët paguajanë 60% nga xhepi.

Më tej, ai tha se kryeministri premtoi ujë 24 orë, por shumica e qyteteve nuk kanë ujë. Mjeku Ilir Allkja u shpreh se shqiptarët blejnë ushqime më shtrenjtë se të gjithë.

“Përshëndes patronazhistët dhe spiunët që nuk na janë ndarë asnjë ditë. Jemi në shesh edhe për dinjitetin tuaj pasi në Shqipërinë e lirë do të jetoni me dinjitet dhe jo duke spiunuar njerëzit e punës. Sot Rama e shthuri gjuhën dhe u bë mahskulli më i padenjë në karrigen e kryeministrit. Unë jam sovrani dhe kam të drejtë t’i kërkoj llogari Edi Ramës. 

Premtove shëndetësi falas dhe sot shqiptarët paguajanë 60% nga xhepi. Ne jemi popull, popull s’është ai që serviloset. Premtove ujë 24 orë dhe shumica e qyteteve s’ka ujë. Çfarë bërë 4 mandate? Blejmë ushqimet më shtrenjtë se të gjithë. Premtove rilindje në arsim, por shihni testin “Pisa”. Premtove mbrojtje të territorit dhe sot e ke dhënë nga veriu në jug”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Do sigurojë burgosjen e Edi Ramës"/ Aktivisti: Nesër dorëzojmë në SPAK armën e krimit “Albanian Files”

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar gjatë fjalimit para kryeministrisë se ditën e nesërme do dorëzohet në SPAK kallëzimin për dosjen “Albanian Files”. Sipas tij, kjo dosje “armë krimi” do sigurojë burgosjen e kryeministrit Rama. 

"Nesër në 10 te SPAK për armën e krimit AF. Jeni të lutur ta firmosni nga ky shesh se ajo armë krimë mban firmën e secilit prej jush. Ajo armë krimi do sigurojë burgosjen e kryeministrit të vendit Edi Rama. Ju erdhi fundi," tha protestuesi./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Begaj paguhet 4.3 milionë lekë në muaj që të luajë guralecë në Kirgistan”/ Protestuesi: Nuk tutemi nga Rama! 

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
Pamje

TIRANË- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se presidenti i vendit, Bajram Begaj paguhet 4.3 milionë lekë në muaj që të luajë guralecë në Kirgistan. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se populli nuk ka frikë ngë kryeministri Edi Rama. 

Më tej, ai tha se vera 32 mijë euro që konsumon kryeministri është sa rroga e tre vjet e gjysmë e një arsimtari.

“Ngjarja e sotme ishte e turpshme. Ata që rrinë në kafe, të hanë një sufllaqe nga partia, do të vijë dita që do t’ju tërheqin zvarrë nga shtëpitë. Dita është sot, bashkohuni me ne. Do të qurraviteni për padrejtësitë, por s’ka kush ju del më krah.

Për fatin tonë të zi kemi pasur dy gjeni matematike, Zegjinën dhe Bashën. Thonë 120 mijë lekë është pensioni mesatar, shtatë pensione bëjnë 800 euro, sa një palë brekë të gruas së Veliajt. Belindës i duhen një javë për të gjetur çelësat e një shtëpie, mua një javë s’më zuri gjumi kur m’u rrit qiraja 80 mijë lekë të vjetra. Nëse ka burra Shqipëria, të mos tuten nga ky qelbësirë. 32 mijë euro është një verë që pin ai, sa rroga e tre vjet e gjysmë e një arsimtari.

Kemi dhe presidentin, qershia mbi tortë, i cili paguhet 4.3 milionë lekë në muaj të luajë guralecë në Kirgistan. Turpi të mbuloftë, populli ka halle, ti shtrihesh si kali në lumë në Kirgistan.” tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protestuesja: U tërhoqëm zvarrë sepse protestuam paqësisht! Kriminelë nuk jemi ne, por kryeministri dhe...

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
Sidorela Vatnikaj

TIRANË- Protestuesja Sidorela Vatnikaj, duke folur gjatë tubimit para kryeminbistrisë theksoi se protestuesit janë paqësorë dhe pavarësisht kësaj u tërhoqën zvarrë nga policia. Ajo deklaroi se protestuesit nuk janë kriminelë, por kriminel është Edi Rama dhe policia që bëhet palë me krimin. Protestuesja u shpreh se dhuna që policia ka ushtruar sot tregon vetëm frikën e tyre dhe sipas saj, sa më shumë frikë ata aq më shumë guxim për protestuesit.

“Për 30 ditë me radhë i kemi thënë Policisë së Shtetit se jemi këtu paqësisht. 6 shokët tanë u tërhoqën zvarrë vetëm sepse protestuan, ju themi ne nuk jemi kriminelë, kriminelë janë shefat tuaj që bashkëpunojnë me krimin. Kriminel është kryeministri i vendit që bashkëpunon me krmin. Kriminele është qeveria e Edi Ramës që është e gjitha në SPAK. Dhuna që kanë ushtruar sot tregon vetëm frikën e tyre, sa më shumë frikë ata aq më shumë guxim ne. Sa më shumë të na rrihni e tërhiqni zvarrë do të vijmë më shumë këtu. Jemi këtu për një Shqipëri të re ku policia dhe qeveria nuk drejtohen nga krimi. Ku policia nuk na tërheq zvarrë. Jemi për revolucion paqësor, mos na provokoni”, tha ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

 “Protesta nuk ra pre e provokimeve e policisë”/ Aktivisti Edison Lika: Deputetët u fshehën, ata nuk janë të zgjedhurit tanë

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
Pamje

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka folur për protestën e cila u zhvillua ditën e sotme para Parlamentit. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se protesta nuk ra pre e provokimeve e policisë.

Ai tha se deputetët u fshehën, ndërsa theksoi se ata nuk janë të zgjedhurit e popullit, por të krimit dhe oligarkëve. Në fund, aktivisti tha se policia e shtetit e burgosura e parë e këtij shteti.

Edison Lika: Protesta nuk ra pre e provokimeve e policisë. Pavarësisht se tentuan të na provokojmë nuk ramë pre, derisa u detyruan të na sulmojnë. Pasi na sulmuan u detyruan të ulin kokën dhe të hapin derën. Sepse kanë kuptuar se kjo protestë shënon fundin e tyre. Sot për herë të parë kishim mundësi të shkonim para parlament dhe tju jepnim mundësi të zgjehdurve të na shohin në sy. Nuk na panë dot. E patë si u fshehën? Si miu në qark. Kanë frikë të na shohin në sy.

Nuk janë të zgjedhurit tanë. Janë të zgjedhurit e krimit, oligarkëve. Sot ne rezistuam përsëri paqësisht dhe ju treguam se jemi më të fortë se ata, edhe më të drejtë se ata. Edhe një herë kërkojmë dorëheqje. Për sot falenderojmë policinë, sepse kur ka kështu rastesh e duam më shumë njëri-tjetrin. Ajo polici që i kemi dhënë uji për të pirë. Nuk marrin as dieta, nuk marrin as paga. Duhet ta kuptojnë se ne do t’i çlirojmë dhe ata. Policia e shtetit e burgosura e parë e këtij shteti. Kjo fitore na ka bërë më të fortë dhe na ka treguar se jemi në rrugën e duhur./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Ramës: Jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi

 

1 ORE ME PARE

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!(VIDEO)

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ndërsa finalizojnë ditën e 31 të revoltës së tyre. Fillimisht ata nisën grumbullimin e tyre në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas nisën marshimin drej godinës qeveriatre, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër poltike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “ Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion” dhe “Shqipëri e Re”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Këta kërkojnë dhunë, jo protestë paqësore”/ Arben Kola: Në PS e PD ka shumë të rinj që mund të qeverisin shumë më mirë se Rama dhe Saliu

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
Pamje

TIRANË- Aktivisti Arben Kola ka deklaruar se autoritetet kërkojnë dhunë ,jo protestë paqësore. Ai tha se kryeministri Rama duhet ta jap dorëheqjen, para se qytetarët t’i marrin vërtet zvarrë dhe ti hedhin në kosh.

Në fund, ai tha se në PS e PD ka shumë të rinj që mund të qeverisin shumë më mirë se Rama dhe Saliu.

“Këta kërkojnë dhunë, duan dhunë, jo protestë paqësore. Tani e tutje shqiptarët të reagojnë në mënyrë të pavarur dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi. I zuri tmerri nga koshi, Ballën dhe Ballukun.

Rama jep dorëheqjen, më mirë para se qytetarët t’ju marrin vërtet zvarrë e t’ju hedhin në kosh. Lërjani radhën rinisë, në PS e PD ka shumë të rinj që mund të qeverisin shumë më mirë se Rama dhe Saliu”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Dhunës do i përgjigjemi me dhunë"/ Protestuesit u tërhoqën zvarrë para Kuvendit, Arben Kola: Shqiptarët të reagojnë në mënyrë të pavarur

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
Arben Kola

TIRANË- Një nga organizatorët e protestave, Arben Kola, ka folur lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuvendit, ku disa protestues u shoqëruan nga policia. Duke folur nga Sheshi "Skëndërbej", Kola akuzoi autoritetet se po synojnë përshkallëzimin e situatës, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë në mënyrë të pavarur. Më tej, Kola i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke deklaruar se dhunës do i përgjigjen me dhunë.

"Këta kërkojnë dhunë, duan dhunë, jo protestë paqësore. Tani e tutje shqiptarët të reagojnë në mënyrë të pavarur dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi. Rama jep dorëheqjen, më mirë para se qytetarët t’ju marrin vërtet zvarrë e t’ju hedhin në kosh. Lërjani radhën rinisë, në PS e PD ka shumë të rinj që mund të qeverisin shumë më mirë se Rama dhe Saliu. Dhunës do i përgjigjemi me dhunë”, tha Arben Kola./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skëndërbej”: Ju erdhi fundi!

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë filluar grumbullimin e tyre në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa pritet që të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata finalizojnë ditën e 31-të të revoltës së tyre.

Përmes këtyre protestave ata kanë kërkuar dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Edi Rama. Krahas kësaj, qytetarët organizuan edhe një protestë tjetër para ambienteve të Kuvendit, e cili më pas përfundoi me shoqërimin e disa prej protestuesve drejt komisariatit, mes tyre dhe Dritan Goxhajn./Dosja.al

protesta per largimin e rames

Sondazh

Poll

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik

Pas përplasjeve me rojet brenda Universitetit të Politeknikut, protestuesit marrin banderolën

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës