Protesta e 31-të radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Ramës: Jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi
"Dhunës do i përgjigjemi me dhunë"/ Protestuesit u tërhoqën zvarrë para Kuvendit, Arben Kola: Shqiptarët t&eu...
"Dhunës do i përgjigjemi me dhunë"/ Protestuesit u tërhoqën zvarrë para Kuvendit, Arben Kola: Shqiptarët t&eu...
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni me pasagjerë doli nga rruga, humbin jetën dy persona të cil&...
"Ndryshimi fillon me ne"/ Protestë sot në orën 10:00 para Parlamentit: Është koha të zgjohemi 30 Qershor, 09:31 ...
"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re 30 Qershor, 10:19 ...
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë protesta e 32-të e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë ata do të mblidhen fillimisht në sheshin "Skënderbej" dhe më pas do të vijojnë marshimin e tyre drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
TIRANË- Me temperaturat që po rriten ndjeshëm në mbarë Europën, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans...
Foto ilustruse Qendra e Shqipërisë po shfaqet si zona më e goditur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën, m...
Foto ilustruse Vera ka hyrë në kulmin e saj dhe mijëra shqiptarë kanë nisur pushimet jashtë vendit. Udhëtimet po shtohen...
TIRANË- Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë për vitin 2025 thelloi me tej tendencën e r&...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shër...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të martën përfundimin e hetimeve për skemën e dyshuar kriminale të falsif...
TIRANË- Në podiumin e improvizuar mbi një karrige para kryeministrisë të hënën në mbrëmje u ngjitën si fol&e...
Pamje TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur marshimin për ditën e sotme, ndërsa kanë finalizuar ditën e 31-të t&...
Pamje ELBASAN- Një zjarr ka rënë në ambientet e jashtme të një fabrike të përpunimit të drurit në qy...
pamjet TIRANË- Qytetarët kanë marshuar pranë selisë së Partisë Demokratike, duke brohoritur kundër opozit&eum...