30 Qershor 2026, 10:41
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit që janë mbledhur para Kuvendit ditën e sotme, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama i ka quajtur një grup të protestësve si dështakë të zemëruar të Shqipërisë.
Ndërkohë që duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, Rama u shpreh se kjo protestë ka brenda mbetje të rrezikshme socio-politike. Në fund, Rama theksoi se kërkesat e protestuesve duhet të dëgjohen dhe të shndërrohen në reflektim për qeverisjen dhe objektivat e vendit drejt integrimit europian.
Postimi i Plotë:
QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre. Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke ndarë me ta reflektimin tonë nga kjo protestë, sapo ta kemi lexuar me vëmendje e përulësi krejt mesazhin e zemërimit të tyre të sinqertë
Ndërsa korja e shpifur që ka bërë bashkë plot dështakë të zemëruar të Shqipërisë, turlilloj personazhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes, duhet parë e treguar pa asnjë ngurrim mu siç është:
Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve. Por e mira më e madhe e kësaj proteste, për të cilën do të bëhen pishman edhe armiqtë e dashakeqët e Shqipërisë që qëndrojnë pas cunamit të baltës digjitale, është se në fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin. Dhe protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shembëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërmohet në çika.
edi rama
Politike
30 Qershor 2026, 10:34
I.A
Gjader
GJADËR- Një delegacion i anëtarëve të Parlamentit Europian tha të hënën se u pengua të kryenin një...
Politike
30 Qershor 2026, 10:34
D.S
Gazmend Bardhi
TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar refuzimin e va...
Politike
30 Qershor 2026, 10:15
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka konfirmuar ditën e sotme se po punon në një draf...
Politike
29 Qershor 2026, 22:43
E.d
Foto ilustruse
Nga “duart i keni të përgjakura” deri te zotimi për Kosovën. Mesazhe për Kosovën, me shoqërim...
Politike
29 Qershor 2026, 21:46
E. D
Pesë Eurodeputetët
TIRANË- Protestës së 30-të për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti i janë bashkuar ed...
Politike
29 Qershor 2026, 21:23
E.d
Nicolae Ștefănuță
TIRANË- Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănuță, ishte një nga zyrtarët i cili mori pjes&eu...
Politike
29 Qershor 2026, 21:15
E.d
Christina Guarda
TIRANË- Eurodeputetja Christina Guarda duke iu referuar përuljes së Ramës ndaj Melonit, tha se kryeministri duhet ta ...
Politike
29 Qershor 2026, 21:07
E.d
Anna Strolenberg
TIRANË- Eurodeputetja Anna Strolenberg ka deklaruar para protestuesve se kryeministri Rama duhet të dëgjojë k&eum...
Politike
29 Qershor 2026, 21:00
E.d
Vula Tsetsi
TIRANË- Protestës i është bashkuar edhe eurodeputetja greke Vula Tsetsi. Gjatë fjalës së saj para Kryeminist...
Politike
29 Qershor 2026, 20:51
E.d
Jutta Paulus
TIRANË- Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus i është bashkuar protestës e cila po zhvillohet në Tiranë. Gjat...