Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës/ Përmbyset autobusi i linjës së Beratit, humbin jetën dy persona, disa të plagosur
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni me pasagjerë doli nga rruga, humbin jetën dy persona të cil&...
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni me pasagjerë doli nga rruga, humbin jetën dy persona të cil&...
"Ndryshimi fillon me ne"/ Protestë sot në orën 10:00 para Parlamentit: Është koha të zgjohemi 30 Qershor, 09:31 ...
"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re 30 Qershor, 10:19 ...
Dita e 30-të e protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët përsërisin thirr...
• Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë- Durrës, ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur anës rrugës, pranë QTU-së. • Si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. • Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë. • Ndërkohë, rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende plotësisht, por dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset dhe të përfundojë jashtë rrugës. • Nga pamjet e siguruara shihet se autobusi ka thyer edhe barrierat mbrojtëse. •Po ashtu policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një aksident i rëndë u rregjistrua ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku një furgon doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë e kësaj humbën jetën dy persona, ndërsa u plagosën disa të tjerë.
Ata janë dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar se katër të plagosur ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa mes tyre është edhe një.
I mituri paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Më tej ai shtoi se 10 deri në 14 persona të lënduar po marrin ndihmë shëndetësorë, ndërsa ekpi shëndetësor është në shërbim të tyre.
“Katër të lënduar ndodhen në sallën e operacionit, mes tyre edhe një i mitur”, u shpreh Brataj./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i cili ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë–Durrës. Bëhet me dije se njëri nga viktima është shoferi i furgonit, ndërsa viktima tjetër është një pasagjer.
Furgoni i përket linjës së Beratit dhe po udhëtonte nga Berati drejt Tiranës. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 12 persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e specilizuar mjekësore. Mësohet se disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë./Dosja.al
TIRANË- Detja të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ku autobusi i linjës së Beratit u përplas me barrierat mbrojtëse. Drejtori i Policise Rrugore, ka konfirmuar se janë dy viktima, 15 të plagosur dhe mes tyre një fëmijë në gjendje të rëndë.
Drejtori i Policise Rrugore theksoi se shkak i aksidentin mendohet të jetë humbje e kontrollit të mjetit nga shoferi. Sipas tij, mjeti nuk është përplasur me një automjet tjetër, por për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga trajektorja, duke u përplasur me trafikndarësen.“Janë 15 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet humbje e kontrollit. Policia e shtetit apelon që të gjithë të respektojnë rregullat e qarkullimit. Autobusi është lincesuar për transportin e pasagjerëve, Berat-Tiranë dhe anasjelltas. Ngjarja është në hetim e sipër”, tha Drejtori i Policisë Rrugore./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur anës rrugës, pranë QTU-së.
Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë dy persona, ndërsa shtatë pasagjerë të tjerë janë transportuar te Trauma. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al
TIRANË- Pamjet nga aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës pranë QTU-së janë publikuar. Siç shihet edhe në pamje, një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona të cilët kishin mbetur të bllokuar brenda minibuzit. Në vendngjarje ndodhet policia, ambulanca dhe zjarrëfikësja e cila po bën të mundur nxjerrjen e pasagjerëve nga furgoni./Dosja.al
TIRANË- Një aksident i rëndë ndodhi pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e përplasjes, brenda tij janë bllokuar disa pasagjerë, ndërsa bëhet me dije se dy persona kanë humbur jetën. Ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa policia po punon më shumë mbi zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./Dosja.al
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës. Bëhet me dije se një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar. Si pasojë e përplasjes, dyshohet se disa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në mjet.
Ndërkohë, në vendin e ngjares kanë shkuar ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të nxjerrë pasagjerët që ndodheshin brenda autobusit./Dosja.al