28 Shtator 2022, 17:44
Nga e.k
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur kompensimin financiar për mjekët specialistë të emëruar larg vendbanimit të tyre për një periudhë 3-vjeçare. Me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është vendosur që në bazë të detyrimit kontraktor me Ministrinë këta mjekë përfitojnë 15 000 lekë në muaj.
Mjekët duhet të vërtetojnë që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit të tyre. Kjo bëhet duke depozituar pranë institucionit shëndetësor ku janë emëruar një vërtetim banimi nga institucionet kompetente.
Vendimi vlen për mjekët që janë emëruar dhe kanë filluar detyrën para datës 1 korrik 2022 do të jenë përfitues të kompensimit për kosto jetese për pjesën e mbetur të kohëzgjatjes së kontratës 3-vjeçare.
VENDIMI:
1. Mjekët, pas përfundimit të specializimit në spitalet universitare, në bazë të detyrimit kontraktor me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale emërohen sipas nevojave të sistemit shëndetësor për një periudhë trevjeçare.
2. Mjekët e përcaktuar në pikën 1 të këtij udhëzimi, të cilët emërohen larg vendbanimit të tyre përfitojnë një kompensim në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
3. Mjekët e përcaktuar në pikën 1 të këtij udhëzimi duhet të vërtetojnë që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit të tyre, duke depozituar pranë institucionit shëndetësor ku janë emëruar një vërtetim banimi nga institucionet kompetente sipas ligjit.
4. Mjekët e përcaktuar në pikën 1 të këtij udhëzimi, të cilët janë emëruar dhe kanë filluar detyrën para datës 1 korrik 2022 do të jenë përfitues të kompensimit për kosto jetese për pjesën e mbetur të kohëzgjatjes së kontratës 3-vjeçare.
5. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Qendrore dhe drejtoritë rajonale të operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, si dhe institucionet shëndetësore publike për zbatimin e këtij udhëzimi.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
ogerta manastirliu ministria e shëndetësisë
Politike
28 Shtator 2022, 17:34
k.m.
Tom Doshi
TIRANË- Zbulohet arsyeja se përse ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u shfaq sot në Kryeministri. Burime p&eum...
Politike
28 Shtator 2022, 17:29
e.k
Yuri Kim dhe sekretari Michael Bell gjatë takimit në Kryesinë e Kuvendit me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu
TIRANË- ...
Politike
28 Shtator 2022, 17:17
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me sindikatat ku ka folur p&eum...
Politike
28 Shtator 2022, 15:07
e.k
Vasily Nebenzya dhe Ferit Hoxha
SHBA- Çështja e Kosovës ka përplasur ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipëris&eu...
Politike
28 Shtator 2022, 14:42
k.m.
Kristian Shkreli dhe Belind Këlliçi
SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një ak...
Politike
28 Shtator 2022, 13:43
d.a.
Topi, Moisiu, Majko dhe Pacolli
HAGË- Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi së bashku me ...
Politike
28 Shtator 2022, 13:57
a.b, f.m
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e bëri fakt të kryer se në zgjedhjet lokale të 2023-it, P...
Politike
28 Shtator 2022, 13:53
I.A, A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se së shpejti do të depozitojnë një projektl...
Politike
28 Shtator 2022, 13:34
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se lajmët për paratë e paguara për t'i dedikuar atij një këngë nga ...
Politike
28 Shtator 2022, 13:33
A.B
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashit ka dorëzuar në emër të Partisë Demokratike, në Kryesinë e Kuvendi...