Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Belind Këlliçi tha se PD do të vijojë të depozitojë rastin në organet e drejtësisë dhe më pas duhet Prokuroria duhet të zbardh skemën si dhe të vejë para përgjegjësisë personat e përfshirë.
SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një akuzë nga Shkodra se drejtuesit e Shkollës së Mesme Profesionale "Ndre Mjeda" në Bushat janë përfshirë në afera korruptive. Sipas deputetit demokrat, në korrupsion janë përfshirë dhe zyrtarët e bashkisë së Vaut të Dejës. Duke i bërë thirrje të hetojë rastin, deputeti tha se keqmenaxhimi i fondeve publike ndodh edhe për shkak të ndarjes territoriale. Më tej, ndër të tjera Këlliçi tha se PD do të vijojë të depozitojë rastin në organet e drejtësisë dhe më pas duhet Prokuroria duhet të zbardh skemën si dhe të vejë para përgjegjësisë personat e përfshirë.
"Jam sot këtu në këtë institucion në këtë konvikt për shkak se Partia Demokratike vitin e kaluar ka depozituar një kallzim ne prokurorinë e Shkodres në lidhje me shtimin fiktiv të numrit të personelit që shërbente në këtë instutucion me 50% dhe keqadministrimit të fondeve. Kallzimi është bërë pikërisht në Prill të viti të kaluar. Dhe pas një muaji në muajin maj të vitit të kaluar prokuroria ka njoftuar se me dokumentacionin e dorëzuar nga Partia Demokratike nuk ishin në gjendje të fillonin procedimin penal dhe e kanë pushura çështjen. Pasi Partia Demokratike e çoj në apel këtë çështje, më pas prokuroria vendosi nisjen e çështjes dhe akti i fundit dhe informacioni i fundit që ka shkuar në prokurorinë e Shkodrës ka qënë informacioni i datës 8 nëntor të vitit të kaluar ku janë vënë në dispocion të gjitha dokumentat përkatëse për sa i përket vjedhjes dhe abuzimit me bursat në këtë institucion. Në këtë institucion ku ne flasim sot numri i nxënësve që e ndjekin ka rënë me 80% nga viti 2012 ndërkohë që numri i përgjegjësve i atyrë që punojnë dhe që nuk janë këtu zyrtarisht dhe fizikisht është rritur me 50%. Ato pak lek që shkojnë për bursat e nxënësve për trajtimin e tyre ushqimorë vidhen dhe ne i kemi të gjitha provat këtu dhe do ti dërgojmë sërish në prokurorine e Shkodres. Këto prova faktojnë që nxënës të cilët nuk ndodhen fare fizikisht në këtë institucion që nuk e ndjekin shkollën këtu ata sot nuk e marrin dot bursën sepse bursa e tyre shkon në xhepat e bashkisë së Vaut të Dejes. Kjo është një skemë kriminale e kryetarit të bashkise të Vaut të Dejes dhe nënkryetarit të bashkisë të cilët së bashku arrijnë në babëzinë sa edhe kundër vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton listën e trajtimit ushqimorë të nxënësve. Në vitin 2019 kanë arritur në pikën sa vjedhin lek edhe për trajtim kafeje. 5 nga nënkryetarët e kësaj bashkie punojnë sot në këtë institucion në mënyrë fiktive si kuzhinier, ndihmës kuzhinier, punonjës mirëmbatje ku nuk ka nevojë sepse trajtimi ushqimorë bëhet me katering, pra janë vende që hapen fiktivisht,"-tha Këlliçi në fjalën e tij.
DEKLARATA E PLOTË E KËLLIÇIT:
Jam sot këtu në Bushat në shkollën e mesme profesionale ”Ndre Mjeda.” Për shkak se kam patur prej disa ditëve një sërë ankesash, nga nxënës të kësaj shkolle por edhe nga prindërit dhe familjarët e tyrë, në lidhje më keqmenaxhimin e fondeve që i bëhët pikërisht kësaj shkolle të mesme profesionale. Fondet që shkojnë për konviktin është një rasti abuzimi në kufijtë e makuterisë dhe babëzisë financiare për sa i përket atyre pak fondeve që destinohen për nxënësit që duan të shkollohen në këtë institucion arsimor. Sot Shqipëria ndodhet në një situatë ku të rinjtë çdo ditë e më shumë largohen nga vendi. Shkollat me të mira që kanë prodhuar dhe kanë nxjerrë studentët më të mirë ekselentët po mbyllen. Rasti më i fundit i ishte Mehmet Akif në Tiranë. Kopshtet më të mira po mbyllen dhe nesër do të ketë një protest tjetër në Tiranë por edhe në qytete të tjera dhe në zona më të thella të Shqipërisë ku ka institucione arsimore të cilat janë themeluar si rasti në fjalë me fonde të Këshillit të Europës në vitin 2012. Sot është momenti që pikërisht këto shkolla dhe këto institucione arsimore po shkojnë drejt mbylljes dhe reduktimit të numrit të nxënësve për shkak se vidhen të gjithë fondet që janë për nxënësit. Më konkretisht jam sot këtu në këtë institucion në këtë konvikt për shkak se Partia Demokratike vitin e kaluar ka depozituar një kallzim ne prokurorinë e Shkodres në lidhje me shtimin fiktiv të numrit të personelit që shërbente në këtë instutucion me 50% dhe keqadministrimit të fondeve. Kallzimi është bërë pikërisht në Prill të viti të kaluar. Dhe pas një muaji në muajin maj të vitit të kaluar prokuroria ka njoftuar se me dokumentacionin e dorëzuar nga Partia Demokratike nuk ishin në gjendje të fillonin procedimin penal dhe e kanë pushura çështjen. Pasi Partia Demokratike e çoj në apel këtë çështje, më pas prokuroria vendosi nisjen e çështjes dhe akti i fundit dhe informacioni i fundit që ka shkuar në prokurorinë e Shkodrës ka qënë informacioni i datës 8 nëntor të vitit të kaluar ku janë vënë në dispocion të gjitha dokumentat përkatëse për sa i përket vjedhjes dhe abuzimit me bursat në këtë institucion. Në këtë institucion ku ne flasim sot numri i nxënësve që e ndjekin ka rënë me 80% nga viti 2012 ndërkohë që numri i përgjegjësve i atyrë që punojnë dhe që nuk janë këtu zyrtarisht dhe fizikisht është rritur me 50% . Ato pak lek që shkojnë për bursat e nxënësve për trajtimin e tyre ushqimorë vidhen dhe ne i kemi të gjitha provat këtu dhe do ti dërgojmë sërish në prokurorine e Shkodres. Këto prova faktojnë që nxënës të cilët nuk ndodhen fare fizikisht në këtë institucion që nuk e ndjekin shkollën këtu ata sot nuk e marrin dot bursën sepse bursa e tyre shkon në xhepat e bashkisë së Vaut të Dejes. Kjo është një skemë kriminale e kryetarit të bashkise të Vaut të Dejes dhe nënkryetarit të bashkisë të cilët së bashku arrijnë në babëzinë sa edhe kundër vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton listën e trajtimit ushqimorë të nxënësve. Në vitin 2019 kanë arritur në pikën sa vjedhin lek edhe për trajtim kafeje. 5 nga nënkryetarët e kësaj bashkie punojnë sot në këtë institucion në mënyrë fictive si kuzhinier, ndihmës kuzhinier , punonjës mirëmbatje ku nuk ka nevoje sepse trajtimi ushqimorë bëhtë me katering, pra janë vende që hapen fiktivisht. Në vënd të vijnë personë të kualifikuar dhe të vijnë të rinj të talentuar, vijnë familjarë dhe të afërm të drejtuesve të bashkisë së Vaut të Dejes. Problemi që ndodh sot është që ato fonde që vijnë nga Ministria e Financave shkojnë në xhepat e bashkisë të Vaut të Dejes. Dhe problem tjetër që kemi është me një drejtësi të kapur, me një dretësi që është me dy standarde, me një drejtësi që nuk vepron në një rast skandaloz të vjedhjës së bursave të nxënësve të cilët edhe pse nuk kanë 1 vit që nuk vijnë fizikisht në konvikt bursa e tyre vidhet nga punjonësit e bashkisë dhe po flaism për bursa në nivelin 65 mijë lek të vjetra në muaj. Babëzia e zyrtarëv të bashkisë se Vaut të Dejes ka arritur në atë pikë sa nuk kursen as të vetmet bursa që japën për këtë shkollë profesionale e cila është i vetmi institucion që mund të nxjerrë të rinjë të cilët mund të kualifikohen për të ndjekur më pas ose për t’u punësuar në sektorin privat apo në sektore të ndryshme dhe kjo është një arsye sepse ky territor po shpopullohet. Familjarë të tre nxënesve të ndryshëm na kanë dhënë dëshmitë të cilat do të depozitohen edhe sot në prokurori të cilët tregojnë se kanë mbi një vit e ca që kërkojnë të marrin bursat për fëmijët e tyre dhe që nuk mundet të vijnë në institucion dhe që nuk marrin as edhe një përgjigje nga Bashkia dhe parat e tyre nuk dihet se në xhepat e kujt përfundojnë dhe ky është një fenomen që nuk ndodh vetëm në këtë zonë. Keqmenaxhimi i fondeve ndodh kudo. Ky është product i një reforme tërsisht të dështuar territoriale dhe i atyre bashkive të 2019 me 6% ku sot nuk drejtohen për ty shërbyer interesit të qytetarëve por drejtohen për të vjedhur edhe ato pak fonde që kanë mbetur në shërbim të të rinjve të Vaut te Dejes e cila është një nga zonat më të prekura në Shqiperi për sa i përket fenomenit te emigracionit, për sa i përket largimit të të rinjëve dhe është për të ardhur keq sot nuk ka as edhe një shpresë për këta të rinjë në vendlindjen e tyre, në shtëpinë e tyre. Arsyeja pse unë kam ardhur nga Tirana është se kanë trokitur disa herë në institucionin e bashkisë së Vaut të Dejës në institucionin e prokurorisë së Shkodrës dhe nuk marrin përgjigje dhe nuk marrin drejtësi. Ka ardhur momenti që padiskutim zëri të ngrihet nga çdo i ri jo vetëm në Bushat por në cdo cep të Shqipërisë. Sot Shqipëria është në luftë për të mbajtur të rinjtë , në luftë për të mbajtur brezin që po rritet në luftë, për të mbajtur më të mirët dhe pikërisht edhe ato pak para që shkojnë për të mbajtur për t’i kualifikuar, për t’i shkolluar, për t’i edukuar, këta të rinjë për të qëndruar në vendin e tyre ato para vidhen nga drejtuesit e Partisë Socialiste në pushtetin lokal por edhe në qeveri. Ne do të depozitojme sot pranë prokurorisë edhe listë prezencat e bëra në mënyra fiktive edhe mungesat e nxënesve që ndërkohe që figurojnë që mungojnë, që nuk janë në shkollë trajtimi i tyre ushqimorë bëhet i plotë dhe këto pak lekë vidhen dhe shkojnë në xhepat e drejtuesve. Ky është një problem shume i madh dhe mund të thonë shumë qytetarë që në Shqipëri po vidhet me aferën e Incerenatorëve. 430 milionë euro vidhen, dhjetra milionë euro për shpenzime lluksi dhe kjo mund të jetë një aferë e vogël por në thelb kjo aferë në këtë institucion tregon babëzinë dhe makuterinë e Partisë Socialiste, e drejtusve të bashkisë së Vaut të Dejës dhe tregon se çfarë vlerësimi tregon për të rinjtë e Shqipërisë dhe për të rinjtë e Shkodrës. Po flasim për një qark që nuk ka zero investime dhe vëmëndje nga qeveria. Zero ivestime nga Kryeministri dhe është qarku më i diskriminuar. Por unë jam këtu së bashku me të rinjët e kësaj zone për të dhënë një mesazh të qartë se ne kemi vendosur që të rrijmë në Shqipëri, të mos largohemi nga Shqipëria. Do të trokasim dhe nuk do të lodhemi së kërkuar drejtësi jo vetëm për këtë rast por për të gjitha rastet e abuzimeve financiare që bëhen me fondet që duhet të dedikohen për të rinjtë dhe pa diskutim në testin e parë elektoral që do të ketë është ndryshimi rrënjesor përsa i përket drejtimit të Bashkive dhe pushtetit lokal. Padiskutim që Shqipëria duhet të ndahet njeherë e mirë nga ky model monopartiak monist i drejtimit të bashkive. Unë sot kam një mesazh për cdo të rinjë që ju lutem të na kontaktoni, na dërgoni të dhëna, na jepni fakte, denoncime dhe ne do të jemi zëri juaj. Unë e kuptoj që shumë të rinjtë e këtij institucioni që kanë më shumë se një vit që kërkojnë drejtesi në dyert e prokurorisë së Shkodrës dhe nuk marrin përgjigje por duhet ta dine se Partia Demokratike është avokati i tyre, në asnjë moment nuk do të jenë vetëm. Edi Rama do të na ketë siç kemi premtuar në çdo lagje, në çdo rrugicë, në çdo cep të Shqipërisë duke denocuar me fakte dhe me prova me të dhëna konkrete abuzime finaciare që bëhen në këtë vend dhe padiskutim ditët e kësaj qeverie janë më të shkurtra se sa kanë qënë më përpara. Ne do të luftojmë përditë në sheshe në rrugë me protesta, me greva , me denocime për të larguar një qëveri që vetëm për të rinjtë dhe vetëm për shqiptarët nuk punojnë.
Por pas akuzave të Këlliçit, nuk ka vonuar përgjigja nga Bashkia Vau Dejës për abuzimet me konviktin e shkollës profesionale “Ndre Mjeda”, por jo nga kryebashkiaku Mark Babani, por nga zëvendësi i tij Kristian Shkreli. Ai ka hedhur poshtë akuzat për abuzime nga, duke i kërkuar PD- së të mos merret me këto çështje të pavërteta. Shkreli ka thënë se personeli i konviktit të anatemuar për abuzime, është me personel vetëm 15 persona, njëri prej të cilëve sanitar, kushëri i largët i tij. Numri 2 i Bashkisë Vau- Dejës ka sjellë në vëmendje se PD ka djegur palestrën e kësaj shkolle, duke i cilësuar akuzat e Këlliçit si politike dhe në kuadër të fushatës elektorale.
"Sa i përket akuzave të deputetit të PD, unë kam një reagim të shkurtër. Nuk ka lidhje fare sepse PD e asaj kohe e dogji palestrën e asaj kohe. Këta vijnë dhe thonë se po bëjnë gjëra të pavërteta. Kjo është struktura e datës 1 shtator. Se ku i ka marrë të afërmit e mi, janë me mbiemër Shkreli që bien të afërm të mi. është njëra sanitare. Më vjen shumë keq për akuza të tilla që nuk janë aspak të vërteta por vetëm politike. PD të mos merret me këto akuza por me gjëra të tjera më të mëdha. Ne jemi këtu t'ju shërbejmë të gjithëve. Ne kërkojmë hetimin e Prokurorisë pa asnjë problem. Jemi të hapur dhe sepse ne nuk nuk jemi hajduta,"- tha Kristian Shkreli.
Të dy palët kanë kërkuar sqarim nga Prokuroria e Rrethit Shkodër, por deri më tani nuk bëhet me dije se ndonjë prej tyre ka bërë ndonjë kallëzim penal lidhur me çështjen.
Topi, Moisiu, Majko dhe Pacolli HAGË- Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi së bashku me ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e bëri fakt të kryer se në zgjedhjet lokale të 2023-it, P...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se së shpejti do të depozitojnë një projektl...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se lajmët për paratë e paguara për t'i dedikuar atij një këngë nga ...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashit ka dorëzuar në emër të Partisë Demokratike, në Kryesinë e Kuvendi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka zhvilluar asnjë takim me ish-kreun e partisë socialdemokrate, i ci...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për largimin e Arben Ahmetajt nga posti drejtues në Qarkun e Vlorës. P...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk kishte informacion për raportin për performancën e koncesioneve. Pas mbledhjes së K&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka hapur dyert rusëve që po ikin nga vendi i tyre pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin p&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur edhe njëherë tjetër se drafti për 'amnistinë fiskale...