LIVE UPDATES
Politike

PD dorëzon në Kuvend projektligjin për lustracionin, Bylykbashi: Garanton hapjen e plotë të dosjeve

Deputeti u shpreh se ajo që është me rëndësishme është se ky ligj do të zgjidhë çështjen e dosjeve për të gjithë shqiptarët.

28 Shtator 2022, 13:33 Nga A.B
PD dorëzon në Kuvend projektligjin për lustracionin, Bylykbashi:
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashit ka dorëzuar në emër të Partisë Demokratike, në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për lustracionin. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki dhe deputetja Albana Vokshi ishin ata që dorëzuan në Kryesi projektligjin për lustracionin. Bylykbashi është shprehur për mediat se projektligji bazohet në vitin 2008 dhe është në përputhje me ligjin. Deputeti shtoi se ligji do të zgjidhë çështjen e dosjeve për të gjithë shqiptarët. 

Shkresa për ligjin e lustacionit mban firmën e 15 deputetëve të PD-së, të cilët janë: Oerd Bylukbashi, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Sali Berisha, Luçjano Boçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Tritan Shehu, Elda  Hoti, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Ina Zhupa.

DEKLARATA E PLOTË E BYLYKBASHIT:

Partia Demokratike siç kishte premtuar në koherencë të plotë me qëndrimin e saj gjatë gjithë 30 viteve të fundit dorëzoi sot projektligjin për lustracionin. Për lustracionin e të gjithë atyre zyrtarëve, të cilët me platformën kriminale të Partisë së punës, partisë komuniste ndërtuan një regjim i cili i dhunoi dhe masakroi shqiptarët për 45 vjet. Dhe ashtu siç kemi tentuar edhe më përpara. Edhe kjo është hera e tretë që Partia Demokatike sjell një projektligj lustracioni, ne e depozitojmë me qëllim që në funksionet drejtuese të shtetit shqiptarë dhe në një seri funksionesh tjera publike të rëndësishme, funksionarët e lartë politikë të partisë së punës, drejtuesit e aparatit të dhunës, pra të Ministrisë së Brendshme, të hetuesit, prokurorisë, gjykatës, të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorët e sigurisë së shtetit që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve të mos jenë më në funksion të tyre.

Në ndryshim nga të gjitha nga ajo çfarë keni dëgjuar deri më sot, ky është një ligj i cili i shkon në mënyrë të plotë dhe serioze deri në fund të këtij problemi, dhe bazohet tek eksperienca e mëparshme tek ligji i vitit 2008-të duke u pasuruar edhe me aspekte të tjera me një bazë kushtetuese që është neni 6 fraksion 1 i Kushtutës. Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, tashmë me ndryshimet që iu bënë për pastërtinë e figurës, për të larguar kriminelët nga parlamenti është e njëjta bazë kushtetuese e cila vlente që në atë kohë për të lustriacionin.

Që në atë kohë ne e parashikuam si bazë e ardhshme për një ligj lustracioni. Pra baza kushtetuese është e re, është një nen kushtetues. Ky do të jetë një ligj që miratohet me 3/5. Kemi marrë parasysh një seri elementësh të tjerë të cilët zgjidhin aspektet e ndarjes së pushteteve dhe respektimin e garancive që parashikojnë ligjet përkatëse. Por ashtu si ligji i dekriminalizimit, pra kemi huazuar dispozitën në lidhje me dekriminalizimin zgjidhen këto aspekte; ai që është më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët në këtë valë debati ku shumë është, thjeshtë rënë në sytë e shqiptarëve ne siç e kemi premtuar vijmë me këtë ligj, i cili jo vetëm garanton hapjen e plotë të dosjeve. Çdo qytetarë shqiptarë ka të drejtë të shkojë dhe të kërkoj të hap çdo dosje, pra secili për dosjen e vetë. Të tjerët nuk mund të kërkojnë. Pra ne nuk jemi për të krijuar konfuzion, por secili të marrë ve4sh kush është prosektori i tij. Nga ana tjetër kushdo që do të dali, do të kërkojë të dal për një kandidim për një funksion publik të zgjedhur apo të emëruar mbi bazën e këtij ligji do të pengohet që ta marrë këtë funksion. Ata që janë sot në detyrë do të largohen dhe ky ligj do të ketë një afat funksionimi deri në fundin e vitit 2027.
Kushtetuta e parashikon të drejtën e deputetëve për të paraqitur një projekt ligj. Ky është një debat i cili tashmë, jo vetëm ka një sensibilitet të shtuar, pra ne po i përgjigjemi këtij sensibiliteti në mënyrën e plotë. Jo me copa nenesh dhe ligjesh, por me një ligj të plotë, me një mekanizëm të unifikuar, i cili çon deri në fund atë që është lustracioni.

Pra nuk merremi me krijim konfuzioni, kush ka qenë pjesë e strukturave kriminale të komunizmit nuk ka për të pasur të drejtë të marr funksione publike për një periudhë të caktuar dhe ata që e kanë do të largohen. Sigurisht që PS-ja ky ligj i dhemb shumë. 2 herë e ka goditur në Gjykatën Kushtetuese. Të shohim nëse do të vazhdojë të jenë mbrojtësit e flaktë të krimit të komunizmit siç kanë qenë deri më sot. Dhe po kështu do të dali qartë hipokrizia e atyre propozimeve që kanë sjellë deri më tani në Parlament. Po sigurisht Partia Socialiste është trashëgimtarja e Partisë së Punës, pra e Partisë Komuniste. Është trashëgimtarja e të gjithë atij sistemi kriminal, funksionarët e lartë të asaj partie përbënin boshtin dhe sot gjithashtu frymëzojnë PS-në në veprimin e saj. Nëse ligji i lustracionit do të ishte lënë të funksiononte kur u miratua ne sot do të kishim një qeverisje demokratike krejt ndryshe.

Por prania e këtyre zyrtarëve të kohës së komunizmit në funksionet më të larta të Parlamentit, drejtësisë dhe ekzekutivit gjatë këtyre viteve ka deformuar mënyrën e qeverisjes. Dhe ja ku jemi sot. Si pasojë e kësaj është kthyer mentaliteti dhe fakti i një qeverisje autokratike në duart e një individi të vetëm. Sot PS-ja, Edi Rama, kryeministri ka më shumë pushtet seç kishte kupola komuniste në fundin e regjimit. Kjo vjen si pasojë e ndërprerjes nëpërmjet përdorimit të sistemit të drejtësisë nga PS-ja të lustracionit të shkuar. Ne mendojmë që me mbështetje publike ky projektligj do të bëjë të mundur që ti vejmë frerë spekulimeve dhe ata që kanë bërë krime të tilla, ose ka qenë pjesë e atij sistemi kriminal të mos jenë ata që drejtojnë jetën publike dhe interesat e shqiptarëve. Unë thashë ky është një ligj i plotë, një ligj serioz. Ky i trajton çështjet në themel, dhe të gjitha ato propozimet e tjera që janë aty vetëm për të krijuar një zhurmë, apo për të goditur kundërshtarët politikë janë të pambështetëshme. Unë jam i sigurtë që projektligj që ne propozojmë bën bashkë të gjithë vullnetin politikë të deputetëve demokratë, sepse është ajo për të cilën ne jemi mandatuar.

PS-ja ka rastin që ta ndaj përpara publikut nëse vazhdon me hipokrizinë e saj apo do ta refuzojë siç ka refuzuar deri më sot. Përsa i përket pjesës më të prehtë, ky është projektligj që i zgjidh të gjitha ato aspekte që propozojnë kolegët. Ndërkohë që çdo iniciativë tjetër për dekomistizimin është me vlerë dhe do të mbështetet sipas rastit. Por po flasim për lustracionin. Lustracioni është aspekti më i drejtë për drejtë dhe tehu më i mprehtë që ka një përpjekje për dekomunistizim dhe ne këtë po sjellim. Pra siç e premtuam, do të ishim serioz. Ja ku jemi sot, kemi prezantuar këtë projektligj, ky miratohet me 3/5 kërkon mbështetjen më të gjerë nga Parlamenti.
Faleminderit!

PROJEKTLIGJI - KËTU

RELACIONI I PLOTË (KËTU)

oerd bylykbashi ligji i lustracionit

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit