Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama u pyet nga gazetarët në lidhje këtë gjë dhe tha se nuk është ai personi që ndan shpenzimet e Bashkisë Sarandë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se lajmët për paratë e paguara për t'i dedikuar atij një këngë nga grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit”, janë përralla. Pas mbledhjes së qeverisë, Rama u pyet nga gazetarët në lidhje këtë gjë dhe tha se nuk është ai personi që ndan shpenzimet e Bashkisë Sarandë.
"Është hera e parë që e dëgjoj këtë gjë, është një përrallë. Me këtë rast, unë them të studioni pak më shumë polifoninë për të kuptuar që edhe kur bëhet fjalë për këtë, nuk ka të bëjë me të kënduarit mua apo dikujt tjetër, por me natyrën e kësaj mënyrë të të kënduari. Përsa i përket pagesës nga Bashkisë Sarandë, nuk jamë unë ai që jep visto për shpenzimet e Sarandës,"- tha Rama ndër të tjera.
Grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit” është paguar me 23 milionë e 322 mijë lekë të vjetra nga ana e Bashkisë Sarandë. Pagesat tashmë janë publike dhe kanë si motivacion kategorizimin “Shpenzime për aktivitete sociale për personelin”, kur i njëjtë grup polifonik i kushtoi një këngë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, me rastin e inagurimit të Tunelit të Kardhiqit më 2 korrik 2022. Dosja.al kërkoi informacion zyrtarisht në bashkinë e Sarandës për këtë pagesë jo të vogël, e kryer në dy pagesa më 29 dhe 1 shtator, pra pas këngës që këndoi grupi.
Bashkia thotë se paratë nuk i janë dhënë drejtpërdrejt grupit ‘Zëri i Bilbilit’ për këngën e kënduar për inaugurimin e tunelit të Skarficës pjesë e rrugës së re Kardhiq-Delvinë, por për një projekt të paraqitur nga shoqata me NIPT K83918992V. Sipas Bashkisë Sarandë, pjesëmarrës në këto evente, përveç grupit që përfaqëson Shoqatën “Zëri i Bilbilit”, në kuadër të këtij projekti, ishin edhe grupe artistike e këngëtarë nga Bashki simotra, si dhe grupe artistike me emër në të gjithë vendin.
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashit ka dorëzuar në emër të Partisë Demokratike, në Kryesinë e Kuvendi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka zhvilluar asnjë takim me ish-kreun e partisë socialdemokrate, i ci...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për largimin e Arben Ahmetajt nga posti drejtues në Qarkun e Vlorës. P...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk kishte informacion për raportin për performancën e koncesioneve. Pas mbledhjes së K&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka hapur dyert rusëve që po ikin nga vendi i tyre pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin p&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur edhe njëherë tjetër se drafti për 'amnistinë fiskale...
Edi Rama TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndërtimet pa leje sot në Shqipëri janë 10 herë më parë. Rama tha ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë hapa pas në lidhje me hetimet për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Ma...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar vendimet e marra më herët si pjesë e paketës për rritjen e pagave gjat&...
Yuri Kim TIRANË-Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim do të takohet ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit me Fatm...