27 Qershor 2026, 18:11
Nga E. D

TIRANË- Gazetarja polake, Margo Rejmer, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka komentuar situatën me të cilën ndodhet Shqipëria aktualisht dhe mënyra se si Kryeministri Edi Rama po e qeveris vendin. Rejmer shprehet se shqiptarët po protestojnë, sepse modeli i zhvillimit të vendit i bazuar në investime luksoze dhe në pastrimin e parave të pista nuk i ka sjellë kurrë mirëqenie asnjë shteti, por për njerëzit e zakonshëm do të thotë vetëm varfërim.
Gazetarja ngre pyetjen edhe për përmasat e trafikut dhe pastrimit të parave, duke thënë se 50 ton kokainë sa njerëz duhen për t'i shpërndarë në rrugët e qyteteve evropiane. Ajo e vë theksin edhe te pastrimi i parave, duke shtruar sërish një pyetje se për të pastruar 1 miliard euro, sa njerëz, juristë, bankierë, noterë, punonjës zyrash ligjore dhe agjentë shitjesh apartamentesh duhen.
Ajo citon gjithashtu se biznesmenë të lidhur me mafian ndërtojnë komplekse banimi duke fryrë çmimet e tregut të pasurive të paluajtshme. Në reagimin e saj, Rejmer përmendet edhe libri “The Albanian Files”, (“Dosjet Shqiptare”), ku janë publikuar investime dhe projekte në Shqipëri, si dhe informacione që nuk ishin bërë më parë publike. Gazetarja thekson më tej në “Dosjet Shqiptare” nuk përmenden arkitektë shqiptarë, por vetëm emra të njohur ndërkombëtarë, duke ngritur pyetje mbi burimet e financimit të projekteve në një vend të varfër.
Reagimi i plotë i Margo Rejmers:
Nuk ka gjë më të vështirë sesa të lidhësh pikat.
Një nga burimet e mia thotë se disa javë më parë, përmes portit të Durrësit ka kaluar një ngarkesë prej 50 tonësh kokainë. Merrni kalkulatorin. 50.000 kilogramë herë 20.000 euro për kilogram bëjnë 1 miliard euro. Kjo është 12 për qind e buxhetit vjetor të Shqipërisë.
Dhe kjo është vetëm një ngarkesë.
Tani llogarisni sa njerëz duhen për të shpërndarë në rrugët e qyteteve evropiane 50 ton kokainë? Sa njerëz, juristë, bankierë, noterë, punonjës zyrash ligjore dhe agjentë shitjesh apartamentesh, duhen për të pastruar 1 miliard euro?
Dhe kjo është vetëm një ngarkesë.
Një gazetare e njohur ekonomike më tha:
‘Që nga viti 2018 pyesja veten se si e bënin? Si transportonin dhe pastronin sasi kaq të mëdha parash cash? Çfarë sistemi të ndërlikuar kishin krijuar? Pastaj dokumentet e SPAK-ut dhanë përgjigjen: nëpër Evropë lëvizin kamionë të mbushur me para nga shitja e kokainës, kalojnë kufij pas kufiri falë ryshfeteve, ndërsa paratë ruhen në apartamente të blera vetëm për magazinimin e tyre ose varrosen në fuçi nën pemë ulliri. Gjithçka është kaq e thjeshtë dhe kaq primitive. Sasi të pafundme parash dhe korrupsion, kështu funksionon sistemi.’
Dhjetëra mijëra shqiptarë protestojnë, sepse modeli i zhvillimit të vendit i bazuar në investime luksoze dhe në pastrimin e parave të pista nuk i ka sjellë kurrë mirëqenie asnjë shteti. Për njerëzit e zakonshëm ai do të thotë vetëm varfërim: çmimet e ushqimeve dhe qirave rriten në mënyrë marramendëse, ndërsa leku shqiptar është aktualisht në mënyrë të pajustifikuar shumë i fortë kundrejt euros.
Biznesmenë të lidhur me mafian ndërtojnë komplekse banimi, duke parkuar para, dhe fryjnë artificialisht çmimet. Aktualisht një metër katror në qendër të Tiranës kushton rreth 3.500–4.000 euro, ndërsa paga mesatare është rreth 600 euro. Kjo e rendit Tiranën në vendet e para në Evropë për raportin mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave të qytetarëve.
Një nga trafikantët me të cilët kam folur kohët e fundit më tha:
‘Palermo në vitet ’70 u shndërrua në një kantier të madh ndërtimi, ashtu si Shqipëria sot. Sot Palermo është plot me shtëpi bosh. Tirana do të bëhet një qytet kullash bosh, sepse kushdo që do të mundet, do të largohet prej këtu.’
Ndërkohë, Shqipëria po jeton me publikimin e ‘The Albanian Files’, opus magnum-in e Ramës, një libër me investime që tashmë janë ndërtuar, që do të ndërtohen një ditë ose, siç na mëson përvoja, që nuk do të ndërtohen kurrë.
Edi Rama, pa asnjë drojë, publikon aty informacione që deri tani nuk ishin bërë të ditura për opinionin publik, për shembull se projekti i vilave dhe hoteleve në Zvërnec ishte hartuar që në vitin 2022 me porosi të oligarkut Kastrati.
‘The Albanian Files’ nuk është vetëm një dëshmi e korrupsionit shqiptar dhe një provë e shkallës gjigante me të cilën pastrohen paratë e pista në vend. Ai është gjithashtu një dëshmi e korrupsionit moral të arkitektëve yje, si Ëiny Maas, Stefano Boeri, Bjarke Ingels dhe të tjerë, të cilët gjatë viteve të fundit kanë krijuar fasadën e shkëlqyer të suksesit të madh ekonomik të Shqipërisë.
Pse askush prej tyre nuk e pyeti veten se nga i gjente një vend kaq i varfër paratë për qindra investime dhe për ndërtimin e kullave të reja gjigante?
Në ‘The Albanian Files’ nuk përmendet asnjë arkitekt shqiptar. Edi Rama ka punuar vetëm me emra të mëdhenj të huaj. Ai e paraqiste veten si një lider-vizioner që sillte botën e madhe në një cep të Ballkanit të prapambetur. Dhe arkitektët e famshëm e përforconin këtë narrativë, duke treguar qëndrimin e tyre neokolonial ndaj Shqipërisë dhe arrogancën e tyre.
Megjithatë, të gjithë i kaloi Reinier de Graaf, arkitekti me famë botërore nga Holanda, i cili në ‘The Albanian Files’ deklaroi se do të dëshironte ta shihte Ramën si mbretin e ardhshëm të Shqipërisë.
De Graaf, autor librash dhe artikujsh mbi mënyrën se si arkitektët e ndershëm duhet t'u shmangen projekteve që shërbejnë si mbulesë për pastrimin e parave, shkruan:
‘Për ne, arkitektët, do të ishte më mirë sikur zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri (2025) të anuloheshin. Madje do të shkoj më tej. Duke qenë se Shqipëria ka qenë prej vitesh një mbështetëse kaq e ndritur e arkitekturës, për profesionin tonë do të ishte më mirë që në këtë vend të mos zhvilloheshin më kurrë zgjedhje. Dhe ju, pas mandatit të pestë radhazi si kryeministër, thjesht të bëheshit president i përjetshëm. Ose ndoshta edhe mbret.’
Fjalët gjysmë ironike të De Graaf-it u bënë një tjetër shkëndijë që ndezi sërish zemërimin e shqiptarëve. Dje, bulevardi në qendër të Tiranës u mbush përsëri plot me protestues.
Shqiptarët thonë mjaft korrupsionit dhe trajtimit të tyre si idiotë provincialë. Ata thonë mjaft krimit të organizuar, i cili sipas tyre, nën qeverisjen e Ramës, ka marrë kontrollin e vendit.
Mes turmës pashë kohët e fundit një grua që bashkëpunon me një nga informatorët e mi dhe pastron para të pista për të. Ajo bërtiste: ‘Rama në burg!’, ndërsa marshonte së bashku me djalin e saj të vogël.
Dhe meqë po lidhim pikat, të mos harrojmë: Edi Rama është kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, organi që miraton çdo investim në Shqipëri, jep leje ndërtimi dhe vlerëson çdo projekt. Asnjë investim nuk mund të realizohet pa miratimin e kryeministrit.
Gjithçka duket qartë.
Tani e gjithë Shqipëria po shtron pyetjen: a do të dëshirojë SPAK-u, prokuroria kundër korrupsionit, t'i lidhë pikat?
Në një intervistë për Financial Times, Rama thotë:
‘Nuk jam kumbari i mafias’, ndërsa protestuesve u drejtohet me fjalët: ‘F*** you’.
Dhe turma në rrugë i përgjigjet:
‘SPAK you, Rama!’
Dhe përsërit:
‘Nesër do të jemi edhe më shumë.’/Dosja.al
margo rejmer
Politike
27 Qershor 2026, 17:09
E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar se mund të ketë persona të tjerë...
Politike
27 Qershor 2026, 17:00
E.d
pamjet
LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Korreshi ka vazhduar me denoncimet për skandalet në spitalin e Lushn...
Politike
27 Qershor 2026, 15:36
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila u largua disa ditë më parë nga Grupi Parlamentar i...
Politike
27 Qershor 2026, 15:06
E. D
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar lidhur me instalacionin e vendosur në oborrin e Kryeministrisë, duke ngritur dyshime mbi m&eu...
Politike
27 Qershor 2026, 14:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha ka paraqitur një propozim institucional lidhur me hetimin e mënyrës se si j...
Politike
27 Qershor 2026, 14:20
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7...
Politike
27 Qershor 2026, 13:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara...
Politike
27 Qershor 2026, 13:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka shndërruar Shqipërinë në "p...
Politike
27 Qershor 2026, 12:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike kritikoi vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur të padëshirua...
Politike
27 Qershor 2026, 12:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së në një bashkëbisedim të përjavshëm me qytetarët në rrjetet e tij s...