LIVE UPDATES
Politike

Tabaku: Tendera pa garë dhe ligje të veçanta për klientelën, Shqipëria rrezikon marrëveshjen me BE-në

Tabaku gjatë fjalës së saj u shpreh se në Shqipëri tenderat publikë nuk kryhen përmes një gare të hapur, konkurruese dhe transparente me sistemin elektronik të prokurimit publik.

19 Qershor 2025, 11:02 Nga N.F
Tabaku: Tendera pa garë dhe ligje të veçanta për
Tabaku

STRASBURG- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ditën e sotme ka mbajtur fjalën e saj në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg. Tabaku gjatë fjalës së saj u shpreh se në Shqipëri tenderat publikë nuk kryhen përmes një gare të hapur, konkurruese dhe transparente me sistemin elektronik të prokurimit publik. Sipas saj kjo sjell hapësirë për një volum shumë të madh tenderash publikë, të cilët janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Tabaku theksoi se ka shumë biznese evropiane që janë lënë jashtë kësaj gare, dhe Shqipëria kërkon të zbatojë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Sipas saj këto janë çështje shumë të rëndësishme, sepse lidhen me kapitullin e 5-të të grupkapirjve kapitullin 1 për prokurimin publik. Ajo shtoi se Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit. 

"Kjo nuk është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe në 12 muajt e fundit, Këshilli i Ministrave e ka zbatuar këtë dispozitë në disa raste. Së dyti, ligji për prokurimin publik nuk është ende rishikuar në përputhje me standardet evropiane dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Madje edhe kur opozita propozoi një paketë për prokurimin publik, që ta përafronte atë me standardet më të mira evropiane, qeveria refuzoi që ta zbatonte këtë gjë.

Tenderat publikë nuk kryhen përmes një gare të hapur, konkurruese dhe transparente përmes sistemit elektronik të prokurimit publik, dhe kjo lë përsëri hapësirë për një volum shumë të madh tenderash publikë, të cilët janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, procesi mbetet i përjashtuar nga aplikimi i sistemit elektronik.

Ka një numër të lartë anulimesh në procedurat e prokurimit publik. Edhe këto lënë vend për manovra, por gjithashtu tregojnë edhe mungesën e transparencës. Përsëri kemi një mungesë transparence në aplikimin e teknologjisë informative në prokurimin publik, dhe ka kosto të rritura për prokurimin publik, sidomos kur shumica e tenderave, të paktën 85% e tyre, jepen me 99% të vlerës së parashikuar. Kjo tregon mungesë udhëheqjeje, mungesë politikash, metodologjie, por gjithashtu edhe mungesën e aprovimit të një sistemi të miratuar elektronik.

Së fundi, përqendrimi i kontratave në disa biznese pa konkurrentë të huaj dhe, në fakt, në shkelje të marrëveshjes. Këtu kolegët kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me disa kontrata, për shembull, ajo për portin e Vlorës, e cila u dha pa një konkurrencë ndërkombëtare; gjithashtu porti i Durrësit, kjo kontratë përsëri u dha pa konkurrencë ndërkombëtare.

Po të shohim, ka shumë biznese evropiane që janë lënë jashtë kësaj gare, dhe Shqipëria kërkon të zbatojë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Këto janë çështje shumë të rëndësishme, sepse lidhen me kapitullin e 5-të të grupkapirjve kapitullin 1 për prokurimin publik, dhe gjithashtu këto janë çështje thelbësore sepse lufta kundër korrupsionit, në fund të ditës, do të thotë të mbrojmë sundimin e ligjit.

Ajo që ndodhi me fondet IPARD, me fondet e bujqësisë në Shqipëri, ku një shkelje në sistem zbuloi një skemë korruptive ku fondet publike u abuzuan, detyroi Komisionin Evropian të ndalonte 160 milionë euro të parave të taksapaguesve evropianë, të cilat ishin abuzuar në Shqipëri.

Kjo ngre një shqetësim shumë të madh për mënyrën si funksionon ky proces, por gjithashtu edhe për decentralizimin e fondeve të BE-së në të ardhmen. Nëse duam ta marrim integrimin seriozisht, atëherë duhet të kujdesemi për reformat. Jo reformat në letër, por reformat që ndryshojnë realitetin. Kjo nënkupton rikthimin e transparencës, fuqizimin e institucioneve dhe monopolin e shtetit në lidhje me këto kontrata.

Të paktën dy ligje të veçanta u miratuan në Parlament, që japin kontrata për sektorë specifikë, por është koha që t’u japim fund pjesëve strategjike. Dua ta përfundoj duke thënë se të gjitha këto çështje nuk lidhen vetëm me një harmonizim specifik të ligjit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, por të gjirha këto çështje lidhen me mungesën e vullnetit politik.

Gjatë viteve kemi parë edhe krijimin e komisioneve të mëdha, shumë prej tyre ambicioze, që në emër kanë pasur fjalën “reformë”. Por në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, në raportin e fundit për grup-kapitullin 1, tha se ky komision i veçantë për reformat nuk ka transparencë. Pra, mungon transparenca në çështjet kryesore, sepse po përpiqen të monopolizojnë sisteme të caktuara, përfshirë edhe drejtësinë.

Në fakt, realiteti flet vetë. Dhe realiteti ka treguar një progres zero. Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Dhe Shqipëria ka nevojë edhe për rezultate të qarta," tha ajo.

tabaku

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara