LIVE UPDATES
Politike

"Mos kërkoni ndihmë nga Amerika," Serwer: Kujdes, Trump është i prirur për ndarjen e Kosovës! Do të ofrojë ndarjen e vendit si shkëmbim territori me Serbinë

Sipas tij një president i çoroditur si Trump nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të marrë merita për gjëra që s’i ka bërë dhe të premtojë më shumë.

19 Qershor 2025, 10:12 Nga N.F
"Mos kërkoni ndihmë nga Amerika," Serwer: Kujdes, Trump
Serwer

KOSOVË- Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, Daniel Serwer është shprehur se presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ndali shpërthimin e luftës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç shkroi të dielën në “Truth Social”. Sipas Serwer çdo përpjekje që Trump bën tani mund të shkaktojë edhe më shumë dëme, për shkak të prirjes së tij për ndarjen e Kosovës.

Profesori amerikan tha se Ballkani është trazuar sepse Presidenti Trump e përmendi rajonin. Serwer thotë Administrata Trump do ta ofrojë ndarjen e Kosovës si një shkëmbim territori.

“Pëshpëritësi i tij për Ballkanin, Ric Grenell, mendon se kjo është një ide e shkëlqyer. Ai do ta ofrojë si shkëmbim territori. Veriu me shumicë serbe i Kosovës do t’i kalonte Serbisë, dhe komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë do t’i kalonin Kosovës. Tingëllon bukur, sidomos nëse je një nacionalist etnik. Trump dhe Grenell janë nacionalistë etnikë të përkushtuar të llojit supremacist të bardhë”, shkruan ai.

Por, Serwer thotë se Serbia nuk do të pranojë ndarjen e saj. Sipas tij Serbia preferon ta mbajë të gjithë jugun e Serbisë, ku kalon një rrugë kryesore për në Selanik dhe Mesdhe. Ai theksoi se pë shkak të asaj rruge kryesore Beogradi po bën çmos për t’i larguar shqiptarët prej andej.

"Kjo është një takstikë klasike mashtruese: ofrohet shkëmbim, merret ndarje. Kryeministri Kurti, apo pasardhësi i tij, do të bënte mirë të mos lejonte ndonjë diskutim për shkëmbim në agjendë”, tha Serwer.

Ai shtoi se edhe një president i SHBA-së plotësisht i kualifikuar do të kishte shumë gjëra për të menduar tani para se të merrej me Ballkanin. Sipas tij një president i çoroditur si Trump nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të marrë merita për gjëra që s’i ka bërë dhe të premtojë më shumë.

"Ai po dështon kudo: Gaza, Irani, Ukraina dhe tregtia janë të gjitha në kaos. Mungesa e koherencës së tij nuk është e shëndetshme. Kujdes çfarë dëshironi. Këshilla ime për ata që mendojnë se u duhet ndihma amerikane është kjo: mos kërkoni. Merruni vetë me të,” shtoi ai.

Sipas tij, as Serbisë dhe as Kosovës nuk u duhet ndihma nga njerëz si Richard Grenell apo Donald Trump”.

“Dialogu në vitet e fundit ka synuar t’i normalizojë marrëdhëniet mes tyre pa njohje të ndërsjellë. Kjo ka dështuar. I gjithë dialogu politik që nga viti 2013 ka prodhuar pak ose aspak. Dialogu teknik që i parapriu kësaj përpjekjeje, dhe që ka vazhduar në heshtje, ka prodhuar shumë më tepër.

Edhe pse u nënvlerësua në atë kohë, një kod telefonik për Kosovën, njohja e ndërsjellë e dokumenteve, rregullimi i furnizimit dhe pagesave të energjisë elektrike, kontrolli i integruar i kufijve – këto janë gjëra që kanë ndikim të vërtetë për njerëzit. Në këtë pikë, Beogradi dhe Prishtina e njohin mirë njëri-tjetrin për të vazhduar me çështjet teknike edhe pa ndërmjetësimin e BE-së. Nëse ekziston vullneti politik, duhet ta bëjnë”, shkruan ai.

 

trump kosova serbia

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta