LIVE UPDATES
Politike

Komiteti i Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri/ Zhupa: Ligje me porosi për të fuqizuar klientët e pushtetit që përdoren për të tjetërsuar vullnetin e votuesve

Zhupa ka referuar problemet me ligjin e investimeve strategjike, licensat e kanabisit dhe ndryshimin e ligjit të zonave të mbrojturave.

19 Qershor 2025, 10:52 Nga r.ll
Komiteti i Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri/ Zhupa: Ligje me porosi për
zhupa

STRASBURG- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka mbajtur fjaën e saj në seancën e sotme në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg. Gjatë fjalës së saj, Zhupa ka referuar problemet me ligjin e investimeve strategjike, licensat e kanabisit dhe ndryshimin e ligjit të zonave të mbrojturave.

Zhupa u shpreh se qeveria ka shqetësim të vetëm pasurimin e klientëve dhe oligarkëve që sipas saj ju sigurojnë para dhe vota, ndërsa shtoi se prioritet ka mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

Deputetja theksoi më tej se në Shqipëri ka mungesë të një sistemi efektiv për menaxhimin e mbetjeve dhe në ndotjen e mjedisit, sidomos në bregdet dhe zona e mbrojtura. Ajo tha se në Shqipëri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojnë harxhohen për futjen e metodës së incenerimit, dhe ende sipas saj nuk ka asnjë zgjidhje për problemin e mbetjeve.

FJALA E PLOTË E ZHUPËS: 

Turizmi ne Shqiperi vijon te jete nje sektor i pa prioritizuar dhe i pa rregulluar. Reformat e pjesshme, modeli selektiv dhe mbi te gjitha perfshirja e skemave korruptive e preferenciale te “investimeve strategjike”. Keta te fundit kane perfituar kete status jo rralle here ne mungese te theksuar te procedurave konukrenciale dhe transparences publike, por mbi te gjitha persona te veshur me pushtet politik si ne rastin e bashkeshortit te ish-Ministres se Jashtme Znj. Xhacka apo pastrimit te parave nga krimi i organizuar nepermjet inidividesh presta nome pa historik te kapitalit financiar te justifikueshem.

Ne keto 12 vite nuk ka patur nje strategji afat-gjate dhe politikat e ndermarra kane qene me shume te natyre te pjesshme dhe favorizuese për ndërtimin e klientëve të pushtetit në tokat publike me ligjin e investimeve strategjike. Këta oligark u përdorën si sponsor të padeklaruar të fushatës së Partisë Socialiste për të ruajtur privilegjet e përfituara në mënyrë preferenciale mbi interesin publik.

Shqipëria ka ndryshuar ligjin e “Zonave të Mbrojtura” i cili në fakt i heq mbrojtjen këtyre zonave dhe hap rrugën e ndërtimit të komplekseve të vilave, hoteleve, resorteve dhe është ana tjetër e medaljes së ligjit të investimeve strategjike. Ligji sjell pasoja degraduese në mjedis si dhe shkel nenit 108 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dispozitë e cila ireferohet “degradimit mjedisor”. ligji “nuk synon përafrimin e legjislacionit të BE-së”, por bën të kundërtën, ka efekt “përlargues” me legjislacionin e BE-së dhe Acquis communautaires, dispozita këto detyruese edhe për shtete si Shqipëria, që kanë ratifikuar MSA-në. Opozita ka depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj.

Në të gjitha progres raportet për Shqipërinë gjithmonë ngrehet si shqetësim ndërtimi i aeroportit të Vlorës në një lagunë, në zonë të mbrojtur dhe kërkohet ndërtimi në një zonë tjetër që nuk dëmton natyrën.

Parlamenti ben formale me praktikat e konsultimit publik, ku asgjë nga sugjerimet nuk merret parasysh. Ligjet kalojnë sic kanë ardhur nga qeveria, ku shpesh janë ligje me porosi të klientëve të pushtetit. Mjafton të sjell në vëmendje ligjin për zonat e mbrojtura, ligji për koncesionin e Butrintit, ligjin për lojrat e fatit, ligjin e investimeve strategjike, ligji për aeroportin e Vlorës, ligji Fusha për teatrin kombëtar, ligji për Akademinë e Shkencave, etj. Ku pavarësisht kundërshtimeve publike të gjithë aktorëve, faktorëve, grupeve të interesit dhe ndërkombëtarëve përsëri kalojnë me lehtësi pa marr parasysh asgjë”

Në lidhje me mjedisin, qeveria duket se ka kuptuar qe gjelberimi mund te jete edhe mbjellja e kanabisit. Në vit elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë në histori…Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti. Qeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim éshté një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.

Kriter i rëndësishëm mbetet Menaxhimi i Mbetjeve dhe ndotja. Në Shqipëri ka mungesë të një sistemi efektiv për menaxhimin e mbetjeve dhe në ndotjen e mjedisit, sidomos në bregdet dhe zona e mbrojtura. Ky problem është përmendur edhe në raportin e Bashkimit Evropian “Tourism in Albania: Sustainable Growth and Jobs” (2021), i cili vë në dukje ndikimin negativ të ndotjes në perceptimin e Shqipërisë si një destinacion i pastër dhe natyror. Vlora në këtë kohë sezoni zgjohet shpesh me djegie masive të mbetjeve që shkaktojnë ndotje të paimagjinueshme në një nga zonat më turistike të vendit.

Në Shqipëri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojnë harxhohen për futjen e metodës së incenerimit. Në fakt asnjë incenetor nuk funksion as ai i Elbasanit, as u Fierit dhe ai i Tiranës as nuk ekziston dhe merr 80.000 euro cdo dite nga taksat e qytetarëve. Një aferë 400 milion euro dhe problemi i mbetjeve është berë tashmë edhe problem i korrupsionit përvecse nuk është zgjidhur.

Qeveria me politikat e ndërmara tregon qartësisht që nuk ka shqetësimin mjedisin dhe as prioritet turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshmëm por ka shqetësim pasurimin e klientëve dhe oligarkëve që ju sigurojnë para dhe vota dhe prioritet mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

ina zhupa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet