Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij Bylykbashi u shpreh se nëse zgjedhjet dështojnë, ligjet nuk zbatohen, dhe institucionet nuk veprojnë, nuk ka garanci për të drejtat e njeriut.
STRASBURG- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi duke folur në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg theksoi se në Shqipëri shteti përdor dhunën për të marrë votën, grabit pronat për klientët dhe mbyt drejtësinë. Gjatë fjalës së tij Bylykbashi u shpreh se nëse zgjedhjet dështojnë, ligjet nuk zbatohen, dhe institucionet nuk veprojnë, nuk ka garanci për të drejtat e njeriut. Sipas tij institucionet që duhet të garantojnë ligjin SPAK, Prokurori i Përgjithshëm dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kanë bërë detyrën e tyre.
Fjala e Oerd Bylykbashit:
Çështja për të cilën po diskutojmë është ajo e të drejtave të njeriut, dhe dua të citoj raportin që është miratuar para pak javësh në Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, i cili thotë: “i bën thirrje qeverisë shqiptare të respektojë dhe mbrojë plotësisht të drejtat e njeriut.” Epo, nëse duhet ta themi këtë këtu dhe të bëjmë një thirrje të tillë, kjo do të thotë se kemi probleme të mëdha atje, dhe po, kemi – në çdo drejtim.
Sipas mendimit tim, ka tre shtylla të rëndësishme që mbështesin të drejtat e njeriut:
1. Zgjedhjet demokratike,
2. Shteti i së drejtës,
3. Zbatimi i ligjit në mënyrë të drejtë.
1. Për zgjedhjet:
Nuk është thjesht se ne ankohemi dhe ODIHR i pasqyron këto. Ata nuk janë një pasqyrë që vetëm reflekton pretendime. Po citoj raportin paraprak të ODIHR ku thuhet se:
“Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe të organizuara në mënyrë profesionale, por u zhvilluan në një ambient të thellësisht të polarizuar dhe kandidatët nuk kishin kushte të barabarta.”
Kjo është një përfundim, jo një pretendim.
Raporti po ashtu thotë se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë për shkak të postit.
Në raportet e zgjedhjeve të mëparshme, përparësia kryesore që përmendet është shkelja e fshehtësisë së votës dhe lirisë së votës.
Në raportin e 2023-ës, dhe me shumë gjasa edhe në këtë të fundit, një rekomandim parësor i OSBE/ODIHR është që institucionet që përcakton ligji të hetojnë dhe të çojnë përpara drejtësisë autorët e krimeve zgjedhore.
Pra, ne kemi ligjin, kemi institucionet, por ato nuk kanë bërë asgjë. Problemi është i madh, dhe kjo është arsyeja pse rekomandimet e ODIHR janë kaq të ashpra:
– blerja e votës
– frikësimi i votuesve
– përdorimi i burimeve të shtetit
dhe mungesa e reformës zgjedhore në dekadën e fundit. Ka pasur ndërhyrje të shpejta, por edhe vetë ODIHR konstaton se rekomandimet nuk janë zbatuar.
Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme për reformë, sepse përfiton nga rregulla të qarta dhe të ndershme, por kjo nuk ka qenë e mundur.
Zbatimi me vonesë i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk është reformë – është detyrim. Dhe raporti i PE thekson qartë se:
“Kuvendi i Shqipërisë duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa vonesë.”
Kjo nuk është arritje – kjo është kritikë e rëndë.
2. Për sundimin e ligjit:
Ne miratojmë ligje, por qeveria zgjedh t’i injorojë. Vetë Kryeministri, në zgjedhjet e 2023-it, ka deklaruar publikisht se ligji zgjedhor, që është miratuar me shumicë të cilësuar dhe përfaqëson parime kushtetuese, nuk ka vlerë dhe nuk e ndal dot.
Edhe pse ligji ndalon që katër muaj para zgjedhjeve të merren masa që ndikojnë procesin, qeveria i ka marrë deri ditën e zgjedhjeve, pa asnjë ndëshkim.
Institucionet që duhet të garantojnë ligjin – SPAK, Prokurori i Përgjithshëm dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – nuk kanë bërë detyrën e tyre.
Nuk ka pasur masa për të ndalur përdorimin e burimeve shtetërore. Nuk ka pasur ndjekje penale për blerje votash. U përmend më parë si urdhrat e arrestit për një grup kriminal që shkatërroi zgjedhjet në qarkun tim të Fierit, u mbajtën pezull deri pas zgjedhjeve.
3. E drejta e pronës:
Nëse zgjedhjet dështojnë, ligjet nuk zbatohen, dhe institucionet nuk veprojnë, nuk ka garanci për të drejtat e njeriut.
Për më tepër, të drejtat pronësore janë të kërcënuara, sepse qeveria mund të marrë pronat e qytetarëve dhe t’ia japë “investitorëve strategjikë”, që në fakt janë privatë me lidhje politike.
4. Drejtësia:
Dhe në fund, shpresa e fundit mbetet gjykata. Por Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se për të mbyllur një çështje në të gjitha hallkat e gjykatave duhen 14 vjet.
Ka një mbingarkesë të tillë që e bën të pamundur marrjen e drejtësisë.
60% e çështjeve janë civile – qytetarë që nuk kanë lidhje me shtetin – dhe ata presin me vite pa asnjë zgjidhje.
Raporti i BE-së shpreh shqetësim për ndikimin politik në drejtësi, si dhe mungesën e transparencës dhe integritetit në emërimet e anëtarëve jo-magjistratë në KLGJ dhe KLP.
Ata kërkojnë masa urgjente për të garantuar pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin institucional, si dhe redukimin e numrit të madh të çështjeve të pashqyrtuara.
Përfundim:
Nëse kjo është panorama që na del, të drejtat e njeriut në Shqipëri nuk mund të mbrohen sipas standardeve të Bashkimit Europian. Faleminderit.
Foto ilustruese TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e T...
Andreas Schieder STRASBURG- Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, tha se Shqipëria ka b...
Fatmir Mediu TIRANA- Sot u mbajt seanca e radhës në GJKKO për çëstjen “Gërdecin”. Mësohet se gjat&eum...
Jorida Tabaku STRASBURG- Deputejta demokrate Jorida Tabaku ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të...
Agron Gjekmarkaj STRASBURG- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, duke folur në Parlamentin Evropian në seanc&e...
Ina Zhupa STRASBURG- Deputejta demokrate Ina Zhupa ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabili...
Oerd Bylykbashi STRASBURG- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi duke folur në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg t...
Gazment Bardhi STRASBURG- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar t&...
Sigrid Brettel STRASBURG- Përfaqësuesja e Komisionit Europian në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim-Asociimit në Stras...
Belinda Balluku TIRANA- Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. ...