LIVE UPDATES
Politike

Raporti i sigurisë së Departamentit të Shtetit/ PD: Nxjerr në pah korrupsionin dhe kriminalizimin e shtetit shqiptar

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kedhi theksoi se, raporti konfirmon shqetësimet për ndikimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave dhe mungesën e reagimit efektiv nga shteti.

28 Korrik 2026, 14:35 Nga I.A
Raporti i sigurisë së Departamentit të Shtetit/ PD: Nxjerr
Nikola Kedhi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, reagoi pas publikimit të raportit të sigurisë për Shqipërinë nga OSAC, struktura e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke deklaruar se dokumenti nxjerr në pah rritjen e kriminalitetit, korrupsionin dhe dobësimin e institucioneve shtetërore. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kedhi theksoi se, raporti konfirmon shqetësimet për ndikimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave dhe mungesën e reagimit efektiv nga shteti.

Kedhi akuzoi qeverinë se ka krijuar një klimë pandëshkueshmërie, ku sipas tij favorizohen lidhjet dhe klientelizmi në vend të meritës dhe ligjit. Ai kërkoi dorëheqjen e qeverisë, duke e cilësuar raportin një tjetër dëshmi të gjendjes së rënduar të sigurisë, korrupsionit dhe funksionimit të institucioneve në vend.

Deklarata e Plotë:

Dje u publikua Raporti i Sigurisë për Shqipërinë nga OSAC, strukturë e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tregon se çfarë duhet të dijë një qytetar amerikan përpara se te vije ne vendin tone. Një raport më shumë që tregon realitetin e dhimbshëm me të cilin ne përballemi përditë. Sipas raportit, kriminaliteti në Shqipëri është rritur me 17 për qind brenda një viti. Rritja lidhet kryesisht me krimet e drogës, mashtrimet dhe armët. Raporti i OSAC flet për rrjete të krimit të organizuar të përfshira në trafik droge, pastrim parash, trafikim njerëzor, zhvatje, prostitucion dhe korrupsion. Evidenton gjithashtu se armë dhe eksplozivë që qarkullojnë në Europë kanë origjinë ose kalojnë përmes Shqipërisë. Të njëjtën kambanë alarmi ngrinte dhe raporti i ri i Europol pak ditë më parë, i cili dokumentonte se rrjetet kriminale shqiptare janë shndërruar në aktorë transnacionalë, që kontrollojnë zinxhirë të tërë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, bashkëpunojnë me kartelet latino-amerikane dhe me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare, ndërsa përdorin komunikime të enkriptuara, pastrim parash dhe biznese të ligjshme për të fshehur aktivitetin e tyre.

Pas trembëdhjetë vitesh, Shqipëria ka më shumë krim, më shumë para të pista në ekonomi dhe një shtet që nuk u përgjigjet dot qytetarëve me shpejtësinë dhe kapacitetin e nevojshëm. Vetë raporti evidenton se reagimi i policisë vonohet për shkak të mungesës së personelit dhe burimeve, ndërsa aftësia e saj për të mbrojtur dhe ndihmuar qytetarët është e kufizuar në zona të caktuara. Qeveria i gjen 4.2 milionë euro për t’ja dhënë Kanye West, por nuk ka para për sigurinë e qytetarëve, ashtu si nuk ka për zjarrfikëset apo spitalet dhe as për arsimin. Qytetari shqiptar paguan taksat, por kur ka nevojë për shtetin, e gjen atë të vonuar, të munguar apo të kompromentuar. Pasojat e kriminalizimit të Shqipërisë nuk i vuajnë vetëm viktimat e drejtpërdrejta të krimit. I vuan biznesi i ndershëm, që duhet të konkurrojë me paratë e drogës dhe klientelizmin. I vuan profesionisti, që zbulon se puna dhe aftësia nuk vlejnë sa lidhjet. I vuan familja e zakonshme, që paguan gjithnjë e më shumë dhe ndihet gjithnjë e më shumë e pashpresë.

I vuan i riu, të cilit çdo ditë i jepet mesazhi se në këtë vend ecën më shpejt ai që njeh dikë, jo ai që punon më shumë. Raporti është po aq i rëndë për korrupsionin. Investitorët e huaj evidentojnë se korrupsionin eshte i kudondodhur, në qeveri, në drejtësi, në prokurimet publike dhe në media. Ata ngrenë shqetësime për mungesën e transparencës dhe konkurrencës, ekonominë informale dhe zbatimin e dobët të kontratave. Gjithashtu, theksohet se aksidentet janë te shpeshta, shërbimet e urgjencës te kufizuara, nuk ka transport per ne spital, kujdesi mjekësor eshte i papërshtatshëm, transporti publik nuk rekomandohet, uji i çezmës nuk përmbush standardet dhe siguria ne rruge gati nuk ekziston. Sa i përket zgjedhjeve, raporti vë në dukje se në to janë përfshirë elementë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe se misionet e ODIHR, OSBE, Asambleja Parlamentare e OSBE, Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian kërkuan reformë të plotë zgjedhore, duke identifikuar keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet si shqetësim kryesor.

Mbi të gjitha, raporti arrin në një përfundim të qartë: pandëshkueshmëria mbetet një problem serioz. Pandëshkueshmëria vendos se kush fiton tenderin. Kush merr lejen. Kush ndërton aty ku të tjerëve u ndalohet. Kush pasurohet përmes shtetit dhe kush detyrohet të largohet sepse nuk pranon të bëhet pjesë e sistemit. Raporti ndalet edhe te protestat masive të këtyre gati dy muajve, duke konstatuar se edhe pse nisën si reagim mjedisor, sot janë shndërruar në protesta kundër korrupsionit qeveritar. Pas trembëdhjetë vitesh abuzim, vjedhje dhe shpopullim, ka vetëm një akt që kjo qeveri dhe ky Kryeministër duhet të bëjnë: dorëheqja!

nikola kedhi

Sondazh

Poll

I shpallur në kërkim nga Interpoli,arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

I shpallur në kërkim nga Interpoli,arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Berisha: Rama nuk ka të ardhme, ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës t'i japim shtysën

Berisha: Dosjen do e dorëzojmë në SKAP, por do ketë fatin e Xibrakës!

Berisha: Licenca e kazinosë në Air Albania u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Kush është vajza që do të trashëgojë 85 milionë euro të pasurisë së Jeffrey Epstein?

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!