LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Licenca e kazinosë në Air Albania u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Berisha deklaron për mediat se bëhet fjalë për një aferë që “tejkalon çdo lloj imagjinate”, ndërsa akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama për lidhje me aktivitetet e lojërave të fatit dhe bizneset e call-centerave.

28 Korrik 2026, 12:20 Nga I.A
Berisha: Licenca e kazinosë në Air Albania u dha në shkelje
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të qeverisë, duke pretenduar se licenca për kazinonë në kompleksin Air Albania është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe në favor të personave që janë të lidhur me Olsi Ramën. Berisha deklaron për mediat se bëhet fjalë për një aferë që “tejkalon çdo lloj imagjinate”, ndërsa akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama për lidhje me aktivitetet e lojërave të fatit dhe bizneset e call-centerave.

Sipas Berishës, objekti i njohur si “kulla e Air Albania” po shoqërohet tashmë edhe me një aktivitet që ai e konsideron të paligjshëm. Ai pretendoi se licenca e kazinosë është dhënë me dokumentacion që, sipas tij, nuk do të ishte pranuar në kushte normale dhe se përfituesit e saj janë “prestanome” të Olsi Ramës.

"Sot jemi këtu për të paraqitur para medieve dhe opinionit publik shqiptar një nga aferat më të padëgjuara, afera që tejkalojnë çdo lloj imagjinate. Por natyrisht jo në narkoshtetin e Edi Ramës, në familjarët e tij, bëmat e tyre. Tashmë janë bërë të njohura për publikun pasioni i çmendur i Olsi Ramës për lojërat e fatit. Pasioni i tij i çmendur për call-centerat. Pra për ët gjitha mënyrat e plaçkitjes së qytetarëve. I pangopur! E vërteta është siç e kam deklaruar dhe siç është faktuar lidhja e tij me grupin e Xibrakës, është një ndër lidhjet më kriminale që mund të ketë njeri. Sot këtu ju do dëgjoni, edhe njëherë kthehet në skenë ajo që dikur unë e kam quajtur kulla Kristaq Rama apo kulla e Air Albania.

Në atë kohë ne e kemi denoncuar ndërtimin e saj, por siç thotë populli, dardha e ka bishtin mbrapa. Aq sa është e paligjshme kulla, po aq e paligjshme është aktiviteti i saj dhe dhënia e licencës për kazino me dokumente personave që nuk mund ta merrnin kurrë po të mos ishin prestanome i Olsi Ramës. Ndaj dhe unë u ftoj ju të ndiqni ekspozenë e një investigimi që zoti Belind Këlliçi dhe grupi i ekspertëve tanë kanë bërë për një aferë, thashë edhe njëherë, që tejkalon çdo lloj imagjinate," tha Berisha./Dosja.al

air albania olsi rama

Sondazh

Poll

I shpallur në kërkim nga Interpoli,arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

I shpallur në kërkim nga Interpoli,arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Berisha: Rama nuk ka të ardhme, ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës t'i japim shtysën

Berisha: Dosjen do e dorëzojmë në SKAP, por do ketë fatin e Xibrakës!

Berisha: Licenca e kazinosë në Air Albania u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Kush është vajza që do të trashëgojë 85 milionë euro të pasurisë së Jeffrey Epstein?

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!