28 Korrik 2026, 12:52
Nga I.A

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se dosja do t’i dorëzohet SPAK-ut dhe e krahasoi çështjen me denoncimet e mëparshme të opozitës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te transaksionet e kompanisë GLG Investment dhe rivlerësimi i një prone në Kepin e Rodonit, duke pretenduar se një tokë e blerë me rreth 320 mijë euro është vlerësuar më pas në rreth 26 milionë euro.
Gjatë konferencës, Berisha u shpreh se opozita do të vijojë të depozitojë dokumente në organet e drejtësisë. I pyetur nga gazetarët për besimin te SPAK, lideri i opozitës Sali Berisha kritikoi mënyrën se si, sipas tyre, është trajtuar nga drejtësia çështja që lidhet me familjarë të kryeministrit.
"Besoj se me dokumente të pakundërshtueshme faktohet implikimi i rrethit të Edi Ramës, vëllait dhe shokëve të tij, në afera bixhozi, larjesh parash, licencimesh që nuk mund të ndodhin kurrë përveçse në familjen kryeministrore në Shqipëri. Nuk mund të lëshohen licencat. Unë e kam denoncuar me kohë atë, e kam quajtur kulla Kristaq Rama. Nuk ka asnjë përgënjeshtrim të vërtetë, real. Dhe tani, urdhëroni mega-aferën e një mafie të rrezikshme me tentakula nga familja Rama në Miçigan tek venezuelasit, etj, etj. Sigurisht që dosja do të dorëzohet në Skap dhe pa dyshim do ketë fatin e Xibrakës ku Olsi Ramës u faktua si eksponent kryesor i grupit të Xibrakës, u faktua se po në këtë kontekst bëri mashtrim publik pasi deklaroi pas denoncimit të zotit Bardhi dhe denoncimeve të mia të dokumenteve të kompjuterit për kalimin e kufirit me makinën e grupit të drogës, deklaroi se e ka përdorur vetëm njëherë, në një kohë kur këtu janë dokumentet e përdorimit të saj shtatë herë. Dhe sipas të dhënave të tjera, është përdorur 15 herë nga Olsi Rama. Por ky denoncim i sotëm është një kontribut i jashtëzakonshëm që shqiptarët të kuptojnë se me kë kanë të bëjnë, me çfarë klani të rrezikshëm, çfarë familje të rrezikshme kanë në krye të qeverisë. Urdhëroni pra. Blihet 300 mijë, shitet 26 milionë, përdoret për këto qëllime, përdoret për ato qëllime, gjëra të cilat as në veprat e realizimit fantastik nuk mund të shkruhen sepse shndërrohen në komedi, e humbasin komplet besueshmërinë. Natyrisht duke përgëzuar zotin Këlliçi dhe gjithë ekipin që është marrë me investigimin e kësaj afere, kryqëzon përfundimisht vëllaçkon e Ramës dhe enturazhin e tij, ne do bëjmë detyrën tonë, ne do ta dërgojmë me këto të dhëna dhe të tjera në organet e prokurorisë speciale," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
28 Korrik 2026, 12:28
I.A
Belind Kellici
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi denoncoi një aferë lidhur me dhënien e licenc&eum...
Politike
28 Korrik 2026, 12:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...
Politike
28 Korrik 2026, 10:16
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përjashtuar me 60 ditë nga punimet ...
Politike
28 Korrik 2026, 08:47
I.A
GJERMANI- Optimizmi në drejtimet e ndërmarrjeve gjermane po forcohet përsëri. Instituti ifo i Mynihut mblodhi të dhëna nga rreth...
Politike
27 Korrik 2026, 22:20
E.d
Pamje
TIRANË- Kuvendi miratoi ditën e sotme me 74 votat e mazhorancës, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollar...
Politike
27 Korrik 2026, 21:40
E.d
Pamje
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga Kuvendi ku punonjësja u rrëzua nga sh...
Politike
27 Korrik 2026, 19:25
E.d
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas veprimit të Kreut të Partisë "Mundësia", Agron Shehaj, i cili mori dokumentin ...
Politike
27 Korrik 2026, 19:15
E.d
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ...
Politike
27 Korrik 2026, 18:50
E.d
Gordan Grlić-Radman dhe Ferit Hoxha
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka pritur në Tiranë hom...
Politike
27 Korrik 2026, 18:40
E.d
Ermal Nufi
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi e ka cilësuar ratifikimin nga Kuvendi të...