28 Korrik 2026, 14:19
Nga I.A
Andis Salla
KURBIN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi agroturizmin “Lahuta e Vjetër” në Kurbin, një sipërmarrje që ka zgjeruar aktivitetin falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, duke e cilësuar atë një shembull të qartë se si investimet publike po nxisin zhvillimin e sipërmarrjeve rurale dhe krijimin e vlerës së shtuar në sektorin agro-ushqimor.
Gjatë vizitës, Ministri Salla theksoi se falë financimit të përfituar për ndërtimin e bujtinës dhe zgjerimit të aktivitetit me një stallë blegtorale përmes Kredisë së Butë me Garanci Sovrane, sipërmarrja ka rritur kapacitetet pritëse dhe prodhuese, ka krijuar vende të reja pune dhe ka forcuar bashkëpunimin me fermerët e zonës, duke ofruar produkte cilësore Made in Albania.
Në këtë kuadër, Salla ftoi fermerët dhe sipërmarrësit të bëhen pjesë e Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të lehtësojë aksesin në financim dhe të mbështesë investimet në sektorin bujqësor.
“‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ është një mundësi konkrete për fermerët dhe sipërmarrësit që të investojnë, të zgjerojnë aktivitetin, të përpunojnë më shumë dhe të krijojnë më shumë vlerë të shtuar përgjatë gjithë zinxhirit agro-ushqimor. Objektivi ynë është të kemi më shumë sipërmarrje të suksesshme që prodhojnë, përpunojnë dhe promovojnë produktet shqiptare me standardet më të larta,” përfundoi Ministri Salla.
Ai nënvizoi se qeveria do të vijojë të mbështesë investimet që lidhin bujqësinë me agropërpunimin dhe agroturizmin, duke krijuar më shumë mundësi zhvillimi për ekonominë rurale dhe duke rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në treg./Dosja.al
andis salla lahuta e vjetër
Politike
28 Korrik 2026, 13:59
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i drejtohet në muajin shtator Gjykatë...
Politike
28 Korrik 2026, 13:51
I.A
Enea Karakaçi
TIRANË- Bypass-i i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor pë...
Politike
28 Korrik 2026, 13:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke...
Politike
28 Korrik 2026, 12:52
I.A
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se dosja do t’i dorëzohet SPAK-ut dhe e krahasoi çështjen me denoncimet e m&eu...
Politike
28 Korrik 2026, 12:28
I.A
Belind Kellici
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi denoncoi një aferë lidhur me dhënien e licenc&eum...
Politike
28 Korrik 2026, 12:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...
Politike
28 Korrik 2026, 10:16
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përjashtuar me 60 ditë nga punimet ...
Politike
28 Korrik 2026, 08:47
I.A
GJERMANI- Optimizmi në drejtimet e ndërmarrjeve gjermane po forcohet përsëri. Instituti ifo i Mynihut mblodhi të dhëna nga rreth...
Politike
27 Korrik 2026, 22:20
E.d
Pamje
TIRANË- Kuvendi miratoi ditën e sotme me 74 votat e mazhorancës, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollar...
Politike
27 Korrik 2026, 21:40
E.d
Pamje
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga Kuvendi ku punonjësja u rrëzua nga sh...