LIVE UPDATES
Politike

"Mos e çoni ndërmend të jepni dorëheqjen"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal drejt misionit tonë Shqipëria 2030 në BE

Në mesazhin e tij, qytetari rendit edhe një sërë problematikash që sipas tij vazhdojnë të pengojnë rikthimin e shumë shqiptarëve nga diaspora. Mes tyre përmend ndotjen e mjedisit, mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, korrupsionin, menaxhimin e mbetjeve dhe cilësinë e shërbimeve publike.

25 Qershor 2026, 08:08 Nga E. D
"Mos e çoni ndërmend të jepni dorëheqjen"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të gjatë të një qyteari, i cili e mbështet dhe i bënë thirrje të mos e çojë ndërmend dorëheqjen. Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se nuk ka mundur tu përgjigjet të gjithë qytetarëve që i kanë shkruar, por i falënderon për mbështetjen dhe thekson se asgjë nuk do ta ndalë misionin për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian deri në vitin 2030.

Qytetari vlerëson investimet e realizuara vitet e fundit, duke ndalur veçanërisht te zhvillimet në zonën e Vlorës dhe projekte të tjera, për të cilat thotë se mund të sjellin më shumë zhvillim ekonomik dhe turizëm cilësor.

Në mesazhin e tij, qytetari rendit edhe një sërë problematikash që sipas tij vazhdojnë të pengojnë rikthimin e shumë shqiptarëve nga diaspora. Mes tyre përmend ndotjen e mjedisit, mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, korrupsionin, menaxhimin e mbetjeve dhe cilësinë e shërbimeve publike.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me këtë mesazh nga qindra që jo të gjithë kam mundur t’i lexoj, duke e falenderuar secilin e secilën me ndjesën për mospërgjigjen, si edhe duke i siguruar të tërë se nuk ka forcë që na ndal, mua, ju, Partinë Socialiste e çdo qytetar pa parti që beson tek unë, në misionin tonë drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, por po ashtu se nuk ka gjëkundi brenda meje asnjë iluzion për shumëçka kërkon ende korrigjim me punë këmbëngulëse, ju uroj një ditë të mbarë

Mirëmbrëma Zoti Kryeministër, Do të jeni duke pyetur veten se kush jam dhe si e kam gjetur numrin tuaj... kjo nuk ka rëndësi, ose më saktë, ka shumë më tepër rëndësi mesazhi që dua t'ju përcjell. Më pas, nëse do të dëshironit të më njihnit, do të ishte kënaqësi e madhe për mua. Mos e çoni as ndërmend (në Itali themi "Nemmeno Per Scherzo") të jepni dorëheqjen!
Ju dhe Partia Socialiste keni qenë ata që në vitet e fundit keni punuar për një vizion që ne të rinjve të lindur dhe/ose të rritur jashtë shtetit po na bën të ëndërrojmë.

Po, po na bëni të ëndërrojmë të shpërngulemi në vendin tonë të origjinës për të ardhur të jetojmë dhe të punojmë, dhe nuk dua që kjo ëndërr të fiket pikërisht tani kur duket se është shumë afër realizimit! Në Tiranë mund të mblidhen qindra mijëra qytetarë çdo mbrëmje dhe të protestojnë deri në pafundësi... por duhet ta dini se ju keni një mbështetje të fortë nga ata që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri, njerëz si unë dhe familja ime!

Që nuk kanë kohë as të rrinë në Tik Tok dhe të krijojnë fake news me Inteligjencë Artificiale, por as që t'ju tregojnë se sa shumë ju mbështesim si kryeministër, sepse ndryshe nga ata që kalojnë ditët nëpër kafe, në TikTok, duke xhiruar gomat vërdallë pa kuptim me makina me xhama të zinj dhe duke u mbledhur në qendër të Tiranës çdo mbrëmje për t'u ndjerë të rëndësishëm dhe të përfshirë në diçka (edhe pse janë ata që, vetëm për të mos bërë sforcime, përjashtojnë veten nga një jetë ambicioze), ne kemi një jetë dhe ambicie për të çuar përpara.

Unë dhe familja ime jemi nga Vlora, shumë afër aeroportit të ri dhe zonës së resortit të ri. Për këtë të fundit, sinqerisht, vlerësojmë shumë më tepër realizimin e tij sesa të vetë aeroportit. Mund t'ju bëja një listë të gjërave me të cilat jam pro dhe kundër, por dua ta shfrytëzoj këtë moment për t'ju dhënë disa këshilla se si të hiqni një njollë që interneti dhe njerëzit injorantë ju kanë vënë përsipër në këtë moment... domethënë që ju jeni kryeministri që po shet Shqipërinë.
Duhet të ndryshoni metodën e komunikimit, sidomos sepse keni edhe kundërshtarë në politikë që përdorin fraza klishe për të manipuluar qytetarët, dhe është shumë e lehtë të manipulosh shqiptarët, fatkeqësisht...

Kush punon dhe kush informohet se si funksionon menaxhimi i një shteti dhe i investimeve, e di që nuk është kështu. E di që ju nuk po shitni asgjë! Kush e di se çfarë është një Resort, e di që nuk është një Hotel! Një Resort është një kompleks qendrash sportive, hotelesh, spitalesh, atraksionesh e të tjera. Dhe unë shpresoj që projekti të jetë i tillë, pra jo vetëm hotele luksi. Shpresoj të shoh aty në Vlorë atë që në Mynih të Gjermanisë është "Olimpiapark", një Olimpiapark tonin buzë detit, diçka që Europa dhe mbarë bota të na e kenë zili.

Puna që bëj në Itali është një punë që mesatarisht paguhet 1600 € në muaj, por unë marr madje 3 herë më shumë, dhe e dini pse? Sepse njerëzit për të cilët e bëj janë njerëz që shpenzojnë! Turizmi i masës ka ndihmuar popullsinë të transformojë shtëpitë e tyre në hotele dhe apartamente me qera, dhe ata njerëz e dinë mirë se kur ngjitesh në nivel, kalon në një turizëm më të pakët në numër por që shpenzon më shumë, pra më pak punë dhe më shumë fitim! Por që të vijnë ata njerëz atje, duhet t'u ofrohen shumë shërbime, askush nuk shkon në një destinacion që rreth e rrotull nuk ka asgjë.

Duhet përdorur komunikimi për të riedukuar popullatën! Te henen u ktheva nga Shqipëria pas 2 javësh pushime dhe për herë të parë në jetën time mendova: do të dëshiroja të provoja të jetoja dhe të punoja këtu. Pse nuk e bëj? Çfarë më mban larg? Stili i jetesës! Dhe jo, nuk po flas për komoditetet, tani nuk mungon pothuajse asgjë, puna që keni bërë në këto vite po e çon vendin në të njëjtin nivel me vendet e BE-së. Stili im i jetesës pengohet nga vetë njerëzit shqiptarë. Me stil jetese nënkuptoj të mund të dal për vrap pa frikën se do të më shtypë makina, pasi siç e dini më mirë se unë, kodin rrugor e zbatojnë pak njerëz.

Me stil jetese nënkuptoj të mos ndjej erë plehrash të djegura vërdallë dhe të shoh njerëz që bëjnë riciklimin e mbetjeve. Sepse deri tani shoh vetëm njerëz që hedhin plehrat nga dritarja e makinës dhe askush nuk u thotë gjë, e mbi të gjitha nuk mund t'u thuash gjë sepse rrezikon të sulmohesh verbalisht dhe fizikisht, e më pas të sulmohesh edhe nga forcat e rendit nëse shkon për të bërë denoncim. Me stil jetese nënkuptoj të hyj në spital dhe të mos humbas radhën për faj të dikujt që paguan për t'u ndjekur nga mjekët, ndonëse me patologji më pak të rënda. Korrupsioni është problemi i parë i këtij vendi, por kush e ka ndërgjegjen e pastër, e di që njerëzit që korruptohen nuk janë faji i Edi Ramës.

Me stil jetese nënkuptoj të mos thith smoging e makinave nëse dua të bëj një xhiro në qendër. Nuk është e mundur që fshatra si Ksamili, që mund të lihet pas i tëri në 15 minuta në këmbë, të jenë me qasje të lirë për makinat. Duhet të jenë zona me trafik të kufizuar! Me një parkim gjigant përpara hyrjes dhe me shoferë që, përmes makinave elektrike të golfit (golfcar), t'i shëtisin turistët nëpër fshat për t'i shoqëruar nëpër akomodimet e tyre të ndryshme.
Mjafton të merret si shembull modeli i Zermatt-it në Zvicër.

Sa i përket grumbullimit në Tiranë që bëhet çdo mbrëmje... ajo është kthyer në një lojë, ose më mirë, është kthyer në argëtimin e ri që zëvendëson xhiron klasike të mbrëmjes që bëjnë shqiptarët. Ata nuk kanë as idenë më të vogël të pasojave dhe se çfarë mund të ndodhë duke rrëzuar qeverinë në këtë mënyrë, e mbi të gjitha pa e ditur as vetë se me kë t'ju zëvendësojnë. Këto sjellje më kujtojnë veten time kur isha fëmijë, kur bleva një derrkuc kursimi dhe e theva menjëherë pas një jave sepse doja kursimet, duke parë se brenda kishte pak ose asgjë dhe se ato që kisha kursyer më duhej t'i shpenzoja pastaj për të blerë një derrkuc tjetër. Këta njerëz po bëjnë të njëjtën gjë, por jo me një derrkuc kursimi, por me diçka shumë më të madhe dhe më të rrezikshme.

Me këtë mesazh dëshiroja t'ju tregoja gjithë mbështetjen time, si dhe atë të shumë njerëzve të tjerë që, edhe pse në heshtje, gjithsesi ju mbështesin dhe janë të kënaqur me punën e kryer nga ju. Do të gënjeja po të thosha se jam dakord me gjithçka që keni bërë, por sigurisht është e pamohueshme që ju i keni dhënë një kthesë dhe një zgjim vendit tonë, prandaj ju lutem vazhdoni ta bëni Shqipërinë të madhe dhe të na bëni të ëndërrojmë. Faleminderit dhe kalofshi një mbrëmje të mirë!/Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit