E rëndë në Kavajë! Vëllai vret me thikë vëllanë, arrestohet 76-vjeçari (EMRAT)
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet e tyre: SPAK duam drejtësi ...
Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në pro...
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
Sipas saj, PS ka nevojë për rinovimin e strukturave të saj përmes zgjedhjeve të rregullta çdo katër vjet, duke argumentuar se vetëm kështu mund të ruhet lidhja me anëtarësinë dhe të forcohet legjitimiteti i brendshëm i partisë.
TIRANË- Ish-ministrja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi ka dalë kundër Kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Meksi ka bërë me dije se iu bashkohet thirrjeve të ish-deputetit socialist, Ilir Zela, për reformim të brendshëm të PS-së dhe nevojën për demokratizimin e strukturave të saj, pas protestave masive në vend.
Ajo thekson se një nga rreziqet më të mëdha për një forcë politike është humbja e aftësisë për tu vetëkorrigjuar dhe për të qenë i hapur ndaj kritikës dhe reflektimit. Sipas saj, PS ka nevojë për rinovimin e strukturave të saj përmes zgjedhjeve të rregullta çdo katër vjet, duke argumentuar se vetëm kështu mund të ruhet lidhja me anëtarësinë dhe të forcohet legjitimiteti i brendshëm i partisë.
Meksi shprehet më tej se Asambleja Kombëtare duhet të jetë produkt i votës së delegatëve të Kongresit dhe jo i anëtarësimeve automatike, pasi kjo, sipas saj, zbeh peshën e përfaqësimit demokratik. Ajo vë gjithashtu në dukje edhe faktin se një pjesë e deputetëve vijnë nga listat e mbyllura, gjë që sipas saj dobëson lidhjen me bazën e partisë.
Reagimi i plotë i Ermelinda Meksit:
I bashkohem reflektimit tend Ilir Zela, i cili ngre një çështje thelbësore: demokratizimi i Partisë Socialiste nuk mund të mbetet thjesht slogan, por duhet të shndërrohet në një proces real politik dhe statutor.
Mesazhi kryesor i këtij propozimi lidhet me synimin për të shmangur rrezikun që kërcënon nje organizatë politike si PS, atë të humbjes se aftësisë për t’u vetëkorrigjuar. Një parti që nuk reflekton mbi veten, që nuk hapet ndaj kritikës dhe që nuk rinovon mekanizmat e saj të brendshëm, rrezikon të humbasë lidhjen me anëtarësinë dhe me shoqërinë.
Nëse duam një PS më të hapur, më përfaqësuese dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të kohës, duhet kurajë për t’ju rikthyer atyre parimeve që dikur garantonin ekuilibër, përfaqësim dhe legjitimitet të brendshëm,nepermjet zgjedhjeve e rifreskimit te strukturave te PS cdo 4 vjet.
Asambleja Kombëtare duhet të jetë produkt i vullnetit të delegatëve të Kongresit dhe jo të ndërtohet mbi anëtarësime ex officio që zbehin peshën e zgjedhjes demokratike. Deputetët dhe kryetarët e bashkive kanë përgjegjësi të rëndësishme publike, por ato nuk mund të zëvendësojnë vullnetin e anëtarësisë dhe të forumeve përfaqësuese të partisë. Aq më tepër kur një pjesë e madhe e deputetëve janë produkt i listave të mbyllura, çka e dobëson edhe më tej lidhjen e tyre direkte me bazën.
Po aq e rëndësishme është edhe rishikimi i mënyrës së zgjedhjes së kryetarit.
Përvoja e viteve të fundit tregoi se modeli “një anëtar, një votë”, në kushtet e mungesës së garës reale dhe të pabarazisë së instrumenteve politike, jo domosdoshmërisht prodhoi më shumë demokraci të brendshme. Përkundrazi, ai shpesh u shndërrua në një mekanizëm që forcoi më tej pushtetin e kryetarit mbi partinë. Kryetari duhet të marrë legjitimitetin e tij nga Kongresi, çdo 4 vjet, përmes debatit të hapur, konkurrencës së ndershme dhe përballjes së alternativave.
Partia Socialiste ka nevojë për më shumë kolegjialitet, më shumë debat, më shumë meritokraci dhe më shumë hapësirë për mendimin ndryshe. Vetëm kështu mund të rifitojë energjinë, besimin dhe rolin që historikisht ka pasur në jetën politike të vendit.
Socialistë ne moshe te re dhe me përvojë si ju, por edhe brezi më i ri që mbart energji dhe ide të reja, kanë kapacitetin për të iniciuar dhe udhëhequr këtë proces ripërtëritjeje. Koha kërkon guxim për të ndryshuar dhe mençuri për të ruajtur vlerat më të mira mbi të cilat u ndërtua Partia Socialiste./Dosja.al
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sulmin që Kryeministri Edi Rama, Taulant Balla dhe eksponentë t&e...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokrartike ka reaguar lidhur me mashtrimet e mediave të qeverisë, sipas të cilave PD dhe Berisha nuk mb&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestën. K&eum...
Ina Zhupa TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale u shoqërua me përplasj...
Erion Isai dhe Luçiano Boçi TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale ...
Ceyhun Erciyes, Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sotme në takim ambasadorin e ri të Turqisë në vendin tonë, C...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin e njohur francez “France24” ...
TIRANË- Për më shumë se dy dekada, Shqipëria ka bërë një punë jo shumë të mirë në përpje...
Ilir Meta TIRANË- Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani, duke folur gjatë një deklarate pë...
lir Meta TIRANË- Kreu i Partisë Së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në gjykatë kërkoi kryerjen...