LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen, nuk ka dialog!

• Qindra mijëra qytetarë u mblodhën ditën e sotme në ditën e 25-të të protestës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin Skëndërbej dhe më pas nisën marshin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para godinës qeveritare, ndërsa shprehën pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre. • Protestuesit kanë përsëritur sërish kërkesat e tyre, ndërsa e para në listë ishte dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama. • Ajo ndiqet nga kërkesa për krijimin e një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor dhe reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor. • Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike, Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate, Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht, Ligji për Zonat e Mbrojtura, Ligji për Trashëgiminë Kulturore, “Paketa e Maleve”, Ligji për Statusin e Investitorëve Strategjikë dhe Hartimi i një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë, këto janë kërkesta e paraqituar nga ta. • Një qytetare deklaroi se një shoqëri që nuk e ndali as presionet për vendin e punës, as etiketimet personale të Ramës, nuk e ndal as shiu. • Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë i kërkojë sistemit të drejtësisë që t'i shkojë deri në fund hetimeve të tij. • Një tjetër qytetar tha se linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër. • Një soprano e cila jetonte në Francë, ishte gjithashtu një nga folëset në protestën e ditës së sotme. • Ajo tha se ka qenë në një akademi me kryeministrin Edi Rama, ndërsa  shtoi se Rama ka përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos. • Një shqiptare nga Diaspora, bëri thirrje që qytetarët të mos dorëzohen deri në largimin e Edi Ramës. • Ajo u bëri thirrje protestuesve që të jenë të bashkuar dhe të mos përçahen. • Në përmbyllje të fjalimeve, një protestues tha se të gjithë protestuesit të shtunën do të jenë shesh. • “Atdheu nuk është në shitje”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”, këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike, ndërsa kanë finalizuar ditën e 25-të të revoltës së tyre. • Revolta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa tubimi është zhvendosur edhe në Dipasporë. • Mijëra emigratë shqiptarë kanë protestuar në Londër, Norvegji, Itali, Gjermani, Francë, Austri, Holandë, Zvicër dhe Belgjikë. • Protesta ka bërë bashkë të rinjë, fëmijë, të moshuar, emigrantë, profesionistë, studentë dhe aktivistë.

11 artikuj për këtë temë.

32 MINUTA ME PARE

“Atdheu nuk është në shitje”/ Protestuesit nisin marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Anulo projektin

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë
Pamje

TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para godinës qeveritare dhe kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, mijëra qytetarë kanë kërkuar për të 25-tën ditë, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ndërsa përsëritën sërish kërkesat e tyre. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë, emigratë dhe turistë./Dosja.al

49 MINUTA ME PARE

“As shiu nuk e ndal revoltën tonë”/ Protestuesi: Të gjithë protestuesit të shtunën do të jenë shesh

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Në përmbyllje të fjalimeve, një protestues tha se të gjithë protestuesit të shtunën do të jenë shesh.

“Atdheu nuk është në shitje”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”, këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike, ndërsa kanë finalizuar ditën e 25-të të revoltës së tyre./Dosja.al

51 MINUTA ME PARE

"Mos u përçani, bashkë për largimin e Ramës"/ Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë

TIRANË- Një shqiptare nga Diaspora, ka bërë thirrje që qytetarët të mos dorëzohen deri në largimin e Edi Ramës. Gjatë fjalës së saj para Kryeministrisë, ajo u bëri thirrje protestuesve që të jenë të bashkuar dhe të mos përçahen.

Nën shi dhe me thirrje kundër qeverisë, qytetarët po vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë me thirrjet: Rama në burg, Berisha në Burg. 

“Nga Diaspora, Zvicra, Franca e Gjermania ju mbështesim. Me të gjitha forcat tona, të punojmë me të gjitha forcat tona me të gjithë aleatët tanë të bëjmë një shtet demokratik. Mos lejoni të ju gënjejnë…”, u shpreh një protestuese./Dosja.al

56 MINUTA ME PARE

 “Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë
Pamje

TIRANË- Një soprano e cila jetonte në Francë, ka qenë një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së saj ajo tha se ka qenë në një akademi me kryeministrin Edi Rama.

Ajo shtoi se Rama ka përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos. Në fund, ajo bëri thirrje për një Shqipëri të re.

Soprano: Rroftë Shqipëria! Jam këtu për tu thënë Edi Rama kemi qenë në akademi bashkë njihemi mirë. Je një intelektual, ti që flisje dikur mos u vishni si Lenka Çuko, ke përfunduar më keq se kostumet e Lenka Çukos./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë, pasi moti i keq i shoqëruar me rreshje intensive nuk e ka favorizuar tubimin e tyre.

Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Nesër më shumë” ata kanë finalizuar ditën e 25-të të protestës së tyre. Me pankarta në duar flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin  e klasës së vjetër politike, ndërsa përsëritën kërkesat e tyre, ku e para në listë është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Nuk e di a jemi në Shqipëri apo Korenë e Veriut”/ Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë

TIRANË- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se qytetarët do të qëndrojnë në shesh deri në realizimin e qëllimeve.

Ai shtoi se ky popull është drita e Shqipërisë që shqetëson errësirën brenda.

Protestuesi: Nuk na ligështojnë fjalët e te ligjve. Jemi më të vendosur dhe jemi të bindur se rruga jonë është në vijën e drejtë. Çdo gjë që shqetëson të keqen është e drejtë. Ky popull është drita e Shqipërisë që shqetëson errësirën brenda. Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër. Nuk e di në 2026 a jemi në Shqipëri, Korenë e Veriut, apo Afrikë. Rama me çakenjtë mundohen të linçojnë me fjalë. Nuk pinë më uji linçimet aq më pak nga njerëz të ndotur deri në fyt. Ky popull është diamant. Të qëndrojmë këtu deri në realizimin e qëllimeve tona. Rama dorëheqjen pa kompromis, e ke të merituar nga veprimet e tua./Dosja.al

1 ORE ME PARE

 “A jetohet siç jetojnë shqiptarët?” Protestuesja: Sistemit të drejtësisë i kërkojmë të shkojnë deri në fund

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë
Pamje

TIRANË- Një qytetare ka deklaruar ditën e sotme se një shoqëri që nuk e ndali as presionet për vendin e punës, as etiketimet personale të Ramës, nuk e ndal as shiu. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë i kërkojë sistemit të drejtësisë që t'i shkojë deri në fund hetimeve të tij. 

Ajo shtoi se sot qytetarët shqiptarë detyrohen të marrin borxh sepse ne spital nuk ka ilaçe.

“Një shoqëri që nuk e ndali as presionet për vendin e punës, as etiketimet personale të zotit Rama, nuk e ndal as shiu. Sot po i thotë Europës bëhuni me ne dhe jo me autokratin. Në një nga këto ditë, një nga shokët tanë bëri një pyetje…Mirë ne Diaspora që s’kemi frikë, po ju në Shqipëri a keni frikë që dilni në protestë? Dhe ju përgjigja, a jetohet me një kryeministër autokrat, me oligarkë që iu marrin edhe malin dhe detin? Sistemit të drejtësisë i kërkojmë të shkojnë deri në fund. Edhe trotuari merret për të bërë pallat e kulla. A jetohet siç jetojnë shqiptarët që duhet të hapësh GoFaundMe ose të marrësh borxh sepse ne spital nuk ka ilaçe”, u shpreh një tjetër protestuese./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Nuk i tolerojmë më të korruptuarit”/ Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit 

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë
Pamje

TIRANË- Protestuesit kanë përsëritur sërish kërkesat e tyre, ndërsa e para në listë është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama. Ajo ndiqet nga kërkesa për krijimin e një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor dhe reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor.

Kërkesat kryesore të rilexuara sot në shesh:

Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama.

Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor.

Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore, ku përfshihen:

Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor;

Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike;

Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate.

Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht:

Ligji për Zonat e Mbrojtura;

Ligji për Trashëgiminë Kulturore;

E ashtuquajtura “Paketa e Maleve”;

Ligji për Statusin e Investitorëve Strategjikë.

Hartimi i një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet e tyre: SPAK duam drejtësi

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë
Pamje

TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur tashmë para Kryeministrisë, ndërsa kanë nisur fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshimin e klasës së vjetër politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama. 

Mes thirrjeve të tyre është dëgjuar edhe thirrja “SPAK duam drejtësi”. Protestat e fundit në kryeqytet nuk ka mbledhur vetëm qytetarë shqiptarë, por ka tërhequr edhe vëmendjen dhe mbështetjen e vizitorëve të huaj. Të shumtë kanë qenë turistët që kanë folur në podiumin e vendosur para godinës qeveritare./Dosja.al

1 ORE ME PARE

 “Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në burg 

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë
Pamje

TIRANË- Qindra mijëra protestues kanë nisur marshimin e tyre drejt godinës qeveritare, ku pritet të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e Re”dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, ata finalizojnë ditën e 25-të të protestës së tyre.

Protesta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa tubimi është zhvendosur edhe në Diasporë. Qindra emigrantë kanë protestuar në Mynih, Zvicër, Gjermani, Francë, Londër, Norvegji, Holandë dhe Austri./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Mbahet sot protesta e 25-të/ Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Dita e 25-të e protestës/ Mijëra qytetarë kërkojnë
Pamje

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet dita e 25-të e protestës, ndërsa qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin "Skënderbej". Përmes këtyre protestave ata kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim, ndërsa i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre. Pritet që ata të nisinin marshimin e tyre drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre./Dosja.al

Sondazh

Poll

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh