LIVE UPDATES
Politike

Analisti politik francez: “Revolucioni i Flamingove Rozë” po kthehet në një sfidë për Edi Ramën

Në analizën e tij, Haski vë në dukje se protesta ka marrë përmasa të gjera dhe po shndërrohet në një sfidë serioze politike për kryeministrin Edi Rama, në një moment kur Shqipëria po synon anëtarësimin në BE. 

24 Qershor 2026, 22:56 Nga E.d
Analisti politik francez: “Revolucioni i Flamingove Rozë” po
Pierre Haski

TIRANË- Analisti politik francez, Pierre Haski, ka komentuar protestat masive që po zhvillohen në vendin tonë kundër projektit turistik të lidhur me familjen Trump. Duke folur në rubrikat e tij në radion publike të Francës, Haski tha se “Revolucioni i Flamingove” nisi pas kundërshtimeve ndaj projektit turistik me vlerë 1.4 miliardë dollarë, i mbështetur nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Haski thekson se projekti ka shkaktuar zemërim tek shumë qytetarë, të cilët kërkojnë mbrojtjen e ishullit të Sazanit dhe zonave të mbrojtura përreth tij. Në analizën e tij, Haski vë në dukje se protesta ka marrë përmasa të gjera dhe po shndërrohet në një sfidë serioze politike për kryeministrin Edi Rama, në një moment kur Shqipëria po synon anëtarësimin në BE. 

Haski ka komentuar edhe deklaratat e fundit të Ramës për FT, si dhe akuzat e kryeministrit se pas gjithë kësaj situata qëndrojnë faktorë të jashtëm, përfshirë Iranin. Sipas Haski, “Revolucion i Flamingove Rozë” ngjan me shumë lëvizje spontane që kemi parë vitet e fundit në vende të ndryshme të botës: pa liderë, pa organizata avangarde, por me aftësinë për të mobilizuar turma të mëdha njerëzish.

Më poshtë komenti i plotë i Pierre Haski:

Një projekt turistik në një ishull të mbrojtur, i mbështetur nga familja e Donald Trumpit, ka shkaktuar zemërimin e shqiptarëve prej javësh. “Revolucioni i flamingove rozë” po kthehet në një sfidë për kryeministrin Edi Rama, në një kohë kur Shqipëria po ecën me hapa të mëdhenj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në këtë “Revolucion të Flamingove Rozë” gjenden të gjithë përbërësit e kohës sonë: një zonë e mbrojtur e kërcënuar nga një projekt turistik, një aromë korrupsioni ende të paprovuar që ndez opinionin publik, një kryeministër i palëvizshëm që ndodhet në mandatin e tij të katërt dhe, për t’i vënë vulën historisë, paratë e familjes Trump. Mirë se vini në Shqipëri, e cila prej javësh jeton nën ritmin e protestave për të shpëtuar ishullin e Sazanit dhe strehën e tij të zogjve, përfshirë flamingot e famshme rozë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, një burrë shtatlartë i diplomuar në Shkollën e Arteve të Bukura, i cili sheh gjithnjë e më pranë ëndrrën shqiptare të anëtarësimit në Bashkimin Europian, është revoltuar nga akuzat e protestuesve që e vënë atë personalisht në shënjestër. Nuk është parë shpesh në një moment me frymëzim kaq të ulët si në intervistën e dhënë dje për Financial Times, ku për protestuesit tha: “Le të shkojnë të q…hen!”. Nuk është detyra ime të provoj se nuk jam Kumbari; është detyra e tyre të provojnë se jam”, u shpreh ai me zemërim përballë akuzave për korrupsion.

Javën e kaluar ai akuzoi Iranin se po nxit zemërimin e protestuesve në rrjetet sociale, për shkak të pranisë në Shqipëri të disa mijëra anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit, grup opozitar iranian i strehuar në vend pas rrëzimit të Saddam Husseinit në Irak.

Gjithçka nisi kur Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, publikoi një video ku fliste për një ishull parajsor që kishte “zbuluar” gjatë një udhëtimi me jaht në Mesdhe me bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Më pas erdhi projekti turistik me vlerë 1.4 miliardë dollarë, i mbështetur nga fondi i investimeve i dhëndrit të Donald Trumpit.

Kryeministri ngre një pyetje: a do të kishte shkaktuar ky projekt të njëjtën kundërshti nëse nuk do të ishte lidhur me familjen Trump? Është e vështirë të thuhet, aq më tepër kur një pjesë e bregdetit shqiptar është masakruar nga investime turistike të pakontrolluara, pa shkaktuar protesta të ngjashme.

Por, pavarësisht asaj që thotë Edi Rama, kjo është shndërruar tashmë në një krizë të rëndësishme politike në vendin më të varfër të Europës, ku korrupsioni ka qenë realisht një nga pengesat kryesore të zhvillimit që prej daljes nga komunizmi më dogmatik, më shumë se tri dekada më parë.

Ky “Revolucion i Flamingove Rozë” ngjan me shumë lëvizje spontane që kemi parë vitet e fundit në vende të ndryshme të botës: pa liderë, pa organizata avangarde, por me aftësinë për të mobilizuar turma të mëdha njerëzish./Dosja.al

pierre haski edi rama

Sondazh

Poll

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit