LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përsëritet SKANDALI/ Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i SORI-AL! Nisin hetimet, AKU merr mostrat

• Skandalet në Akademinë e Sigurisë me sa duket nuk kanë fund, pasi rreth 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit. • Bëhet me dije se kursantët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke dhe janë transportuar në grupe drejt spitalit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. • Dyshimet e para për helmimin e kursantëve lidhet me ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut Sori Al që shërben pranë institucionit. • Menuja e studentëve të Akademisë së Sigurisë ka përfshirë ushqime të ndryshme si Pilaf, Makarona, Fasule, Sallam, Salcice, Kos, Qumësht dhe Bukë. • Ndërkohë policia bëri me dije se në orët e mbrëmjes së kaluar dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në QSUT 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë. • Ndërsa, mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në QSUT. • Policia thekson se menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse. • Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate. • Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë bërë analizat dhe pritet dalja e përgjigjeve për të përcaktuar shkakun. • Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë. Herën e parë kur ndodhi ky skandal u helmuan rreth 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. • Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok. • Më pas, AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. • Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës.

3 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Helmimi te Akademia e Sigurisë në Tiranë/ Policia: 60 kursantë morën mjekim në spital, AKU ka marrë mostrat

Përsëritet SKANDALI/ Helmohen 60 kursantë të

TIRANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me skandalin e përsëritur në Akademinë e sigurisë, ku dhjetëra studentë janë helmuar nga ushqimi i kateringut nga “Sori-AL”,  Në njoftim sqarohet se në orët e mbrëmjes së kaluar dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në QSUT 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë. 

Sipas policisë ata kishin simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët më pas kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në QSUT. 

Policia thekson se menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate. Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë bërë analizat dhe pritet dalja e përgjigjeve për të përcaktuar shkakun. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate.

Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë bërë analizat dhe pritet dalja e përgjigjeve për të përcaktuar shkakun. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

30 studentët e Akademisë së Sigurisë në QSUT/ Zbulohet se çfarë konsumuan, AKU mbledh mostrat e ushqimit

Përsëritet SKANDALI/ Helmohen 60 kursantë të
foto ilustruese

TIRANË- Detaje rë reja janë zbardhur nga skandali i ndodhur në Akademinë e Sigurisë, ku rreth 30 studentë janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së në Tiranë me simptoma të të vjellave, pas helmimit nga ushqimi. Mësohet se menuja e studentëve të Akademisë së Sigurisë ka përfshirë ushqime të ndryshme si Pilaf, Makarona, Fasule, Sallam, Salcice, Kos, Qumësht dhe Bukë.  

Nga të prekurit, 15 studentë kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pjesa tjetër është mbajtur nën vëzhgim. Sipas autoriteteve, menjëherë pas incidentit ka nisur hetimi, ku janë marrë kampione ushqimi për analiza laboratorike.

Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake, nga rreth 1200 racione ushqimi të shpërndara në total, vetëm një numër i vogël studentësh kanë raportuar shqetësime shëndetësore, duke e bërë ende të paqartë nëse bëhet fjalë për helmim masiv. Autoritetet shëndetësore dhe AKU kanë sekuestruar mostrat e ushqimit dhe po presin rezultatet e analizave për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Konkretisht Studentët e Akademisë kanë filluar të shfaqin probleme rreth orës 8 të mbrëmjes dhe më pas janë paraqitur në QSUT. Shërbimi katering ofrohej nga kompania Sori-al, e cila edhe disa muaj më parë u përfshi në një skandal, ku shumë studentë të Akademisë u helmuan pas konsumimit të një vakti ushqimi./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Ndodh sërish/ Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Përsëritet SKANDALI/ Helmohen 60 kursantë të
foto ilustruese

TIRANË- Skandalet në Akademinë e Sigurisë me sa duket nuk kanë fund, pasi rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit.

Bëhet me dije se kursantët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke dhe janë transportuar në grupe drejt spitalit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshimet e para për helmimin e kursantëve lidhet me ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut Sori Al që shërben pranë institucionit. Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë.

Herën e parë kur ndodhi ky skandal u helmuan rreth 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

Më pas, AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës.

Pas përsëritjes së këtij skandali, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit./Dosja.al

akademia e sigurise aku policia

Sondazh

Poll

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit