Përsëritet SKANDALI/ Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i SORI-AL! Nisin hetimet, AKU merr mostrat
Helmimi te Akademia e Sigurisë në Tiranë/ Policia: 60 kursantë morën mjekim në spital, AKU ka marrë mostrat ...
Helmimi te Akademia e Sigurisë në Tiranë/ Policia: 60 kursantë morën mjekim në spital, AKU ka marrë mostrat ...
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet e tyre: SPAK duam drejtësi ...
Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në pro...
Autori shpreh pendesë që debati me të vëllanë përfundoi në tragjedi, ndërkohë thekson se vetë ai nuk kishte qëllim të përdorte thikën, po gjatë përleshjes në gjaknxehtësi e ka goditur.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë e një konflikti mes dy vëllezërve ka humbur jetën njëri prej tyre, 74-vjeçari Eqerem Rreshka. Gjatë marrjes në pyetje në polici, 76-vjeçari, Muharrem Rrashka ka deklaruar se mes tij dhe vëllait kishte një konflikt të vjetër që kishte të bënte me një rrugë që ai pretendonte se kalonte te toka e tij.
Sipas tij, aty kanë nisur të debatonin ashpër dhe në konflikt e sipër ai e ka goditur disa herë me thikë. Autori shpreh pendesë që debati me të vëllanë përfundoi në tragjedi, ndërkohë thekson se vetë ai nuk kishte qëllim të përdorte thikën, po gjatë përleshjes në gjaknxehtësi e ka goditur.
“Me Eqeremin kemi një konflikt të vjetër. Për një rrugë që është pjesë e pronës time. Ai e shfrytëzonte për të kaluar me zetor dhe më dëmtonte tokën. Disa herë ishim përplasur. I kisha thënë mos kalo më se është prona ime. Ai mbrëmë prapë kaloi aty me zetor se do shkonte te toka e vet për të ngarkuar dengjet e barit. I thashë mos kalo. Ai më shpërfilli. I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi. Unë isha përpara zetorit dhe u largova në atë moment. Aty nisëm të debatonim ashpër. Në konflikt e sipër e godita disa herë me thikë. Më vjen shumë keq që kjo përfundoi kështu. Unë nuk kisha për qëllim ta përdorja thikën, po gjatë përleshjes, në gjaknxehtësi e sipër, e godita. Jam penduar shumë”, ka deklaruar ndër të tjera 76-vjeçari.
Gjithashtu policia e Kavajës ka marrë masa për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit tashmë me familjarët e tjerë, ndaj edhe ka vendosur një patrullë policie në fshatin Agonas të Kavajës. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Detaje rë reja janë zbardhur nga skandali i ndodhur në Akademinë e Sigurisë, ku rreth 30 st...
Një nga grupet e mashtrimit on-line, përmes rrjetit të Call-Centërave në Tiranë, nuk ka mundur të lirohet nga burgu në...
Foto ilustruese KAVAJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme n&...
TIRANË- Kur Ivanka Trump u hodh disa vite më parë nga jahti i një miku të saj në ujërat e ngrohta të Detit Adriat...
foto ilustruese TIRANË- Skandalet në Akademinë e Sigurisë me sa duket nuk kanë fund, pasi rreth 30 kursantë të Akad...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës p...
TIRANË- Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së nd&eum...
Shqipëria përballet me një sfidë që shkon përtej vetë emigracionit dhe qe lidhet konketisht me matjen e tij. Sipas një...
TIRANË- Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shq...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të qëndrueshëm. ...