Përplasje në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme. Balla: S’ju njohim si përfaqësues
“S’e keni kurajon e Koçekut"/ Blushi- socialistëve në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e...
“S’e keni kurajon e Koçekut"/ Blushi- socialistëve në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e...
Helmimi te Akademia e Sigurisë në Tiranë/ Policia: 60 kursantë morën mjekim në spital, AKU ka marrë mostrat ...
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet e tyre: SPAK duam drejtësi ...
• Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej ditësh në Tiranë ka sjellë një përplasje të ashpër politike në Konferencën e Kryetarëve. • Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi socialistët se po shmangin debatin parlamentar mbi raportin e Parlamentit Europian, pasi sipas tij dokumenti përmban kritika të forta ndaj qeverisë. • Bardhi theksoi se raporti ngre shqetësime për korrupsionin, lirinë e medias dhe çështje të tjera që, sipas opozitës, kërkojnë diskutim të hapur në Kuvend. Bardhi u kujtoi socialistëve gjithashtu se ata kishin deklaruar më herët se debati do të zhvillohej pas miratimit të raportit në Parlamentin Europian dhe kërkoi që ky angazhim të respektohet. • Deputetja e PD, Ina Zhupa ka deklaruar në Konferencën e Kryetarëve se është e turpshme sesi PS fabrikon prova për të sulmuar protestat. • Gjatë fjalës së saj, Zhupa tha se është mirë që mazhoranca të marrë në konsideratë kërkesat e protestuesve. • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku ka kërkuar mbajtjen urgjente të një mocioni me debat me Ramën. • Gjatë fjalës së tij, Blushi u kërkoi deputetëve të mazhorancës të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe të tregojnë të njëjtën kurajë që ka shfaqur Marjana Koçeku. • Në Konferencën e Kryetarëve, shefi i grupit parlamentar të PS Taulant Balla sfidoi opozitën për të dorëzuar mocion mosbesimi për qeverinë. • Për Ballën, kërkesa e PD lidhur me protestën nuk është legjitime sepse “nuk e njeh si përfaqësuese” të protestës.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar këtë të enjte me debate të ashpra. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku ka kërkuar mbajtjen urgjente të një mocioni me debat me Ramën. Gjat fjalës së tij, Blushi u kërkoi deputetëve të mazhorancës të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe të tregojnë të njëjtën kurajë që, sipas tij, ka shfaqur Marjana Koçeku.
Ai theksoi se në seancat plenare nuk duhet të ketë rend dite tjetër përveç diskutimit të kërkesave të protestuesve, duke shtuar se kryeministri duhet të përballet urgjentisht me opozitën dhe qytetarët në Kuvend. Blushi u shpreh më me tej se ndërkohë që Parlamenti Europian flet për kërkesat e protestuesve në Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë refuzon të flasë për to. Sekretari i PL-së u shpreh me tone të ashpra se Parlamenti nuk mund të përfaqësojë vetëm interesat mafioze të Edi Ramës.
Ai kërkoi gjithashtu miratimin urgjent të ndryshimeve kushtetuese për kufizimin e mandatit të Kryeministrit në maksimum dy mandate. Sipas tij, mbështetja e kësaj nisme edhe nga Partia Demokratike dëshmon se pengesa kryesore për rotacionin politik dhe llogaridhënien është Edi Rama. Blushi deklaroi se Partia e Lirisë është e gatshme ta votojë menjëherë këtë ndryshim kushtetues, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm për t’i dhënë fund, sipas tij, “pengmarrjes së qeverisjes”.
"Hapni sytë dhe veshët dhe dëgjoni zërin e qytetarëve ose tregoni për çfarë ju ka marrë peng Edi Rama që s’keni as kurajon që pati Marjana Koçeku. Edi Rama nuk mund t’u fshihet më sovranit dhe llogaridhënies. Nuk mund të ketë rend dite në seancë plenare veç kërkesave legjitime dhe shumë të drejta të protestuesve. Meqenëse Rama nuk ka as guxim dhe as këllqe të ballafaqohet me shqiptarët në shesh, të vijë të përballet në Kuvend urgjentisht! Parlamenti Europian flet për kërkesat e protestuesve në Tiranë, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë refuzon të flasë për to. A ka absurd më të madh? Parlamenti nuk mund të përfaqësojë vetëm interesat mafioze të Edi Ramës, por duhet të ketë kryeagjendë kërkesat e shqiptarëve.
Të votohet urgjentisht në Kuvend ndryshimi kushtetues për kufizimin e mandatit të Kryeministrit në vetëm 2 mandate. Mbështetja e kërkesës edhe nga PD tregon qartë se ka vetëm një pengmarrës të demokracisë, rotacionit, llogaridhënies, standardeve europiane të qeverisjes së mirë dhe lirive e të drejtave të shqiptarëve, i cili është Edi Rama. Partia e Lirisë shpreh vullnetin për ta miratuar menjëherë këtë ndryshim kushtetues, që i jep fund pengmarrjes mafioze të qeverisjes. Keni kurajon që pati Marjana Koçeku dhe braktisni varkën e Edi Ramës nëse nuk mendoni që të mbyteni bashkë me të. Kuvendi duhet të reagonte menjëherë për kërcënimet që ka marrë Neomalesorja nga bandat e lidhura me Edi Ramën," tha Tedi Blushi./Dosja.al

TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej ditësh në Tiranë ka sjellë një përplasje të ashpër politike në Konferencën e Kryetarëve. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën se po vepron e shkëputur nga realiteti dhe po injoron kërkesat e qytetarëve që protestojnë prej 25 ditësh përpara Kuvendit.
Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Kryetarëve, Tabaku tha se shqetësimet e protestuesve janë reflektuar edhe në diskutimet dhe raportet e fundit të Parlamentit Europian, ku janë trajtuar çështje që lidhen me zgjedhjet, korrupsionin dhe standardet demokratike në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi socialistët se po shmangin debatin parlamentar mbi raportin e Parlamentit Europian, pasi sipas tij dokumenti përmban kritika të forta ndaj qeverisë. Bardhi theksoi se raporti ngre shqetësime për korrupsionin, lirinë e medias dhe çështje të tjera që, sipas opozitës, kërkojnë diskutim të hapur në Kuvend.
Bardhi u kujtoi socialistëve gjithashtu se ata kishin deklaruar më herët se debati do të zhvillohej pas miratimit të raportit në Parlamentin Europian dhe kërkoi që ky angazhim të respektohet.
Pjesë nga diskutimi:
Jorida Tabaku: Ky Parlament është totalisht jashtë realitetit. Nëse ju, si mazhorancë, kërkoni të silleni kështu, ne si opozitë nuk do ta lejojmë. Ju nuk mund të silleni normalisht në këtë sallë, kur sheshi përpara saj prej 25 ditësh është i mbushur plot me qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit, dhe që kanë kërkesa konkrete. Zëri i kësaj proteste ka shkuar deri në Parlamentin Europian dhe shqetësimet e tyre janë bërë pjesë e raporteve të fundit të Parlamentit Europian. Ju e keni raportin dhe po jua citoj këtu. Është Parlamenti Europian që ka diskutuar për zgjedhjet dhe për korrupsionin. Ka diskutuar për imu…
Gazment Bardhi: Ju kemi tmerr nga debati per Raportin e PE. Ju nxin ne çdo fjali. Taulant Balla vjen këtu dhe thotë të pavërteta. Është ai që në seancë ka thënë se mund të zhvillojmë një mocion me debat për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë edhe pa u miratuar më parë atje. Tani që raporti është miratuar, thotë se nuk mund të zhvillohet. Ju doni ta shmangni debatin mbi këtë raport, sepse ai ju nxin. Ndryshe nga sa përpiqeni ta paraqisni ju. Nëse është ashtu siç keni thënë, një medalje për qeverinë, hajde ta diskutojmë. Pse i fshiheni debatit për raportin e Parlamentit Europian? Hajdeni dhe ta bëjmë debatin në seancë. Gjeni paragrafin që ju vlerëson. Keni dy javë që na keni lodhur veshët duke folur për një rezolutë historike që, sipas jush, vërteton sukseset e mëdha të qeverisë. Atëherë pse fshiheni? Apo e vërteta është një tjetër? Kjo rezolutë ju nxin në çdo fjali, nga fillimi deri në fund. Ajo flet për ligje korruptive. Ju tërheq vëmendjen për mbrojtjen politike që i bëtë korrupsionit të Belinda Ballukut. Ju kritikon ashpër sa i përket ligjeve me porosi dhe ligjeve klienteliste. Ngre alarmin për lirinë e medias.
Ju nuk mund ta mohoni këtë debat parlamentar. Keni qenë vetë ju, e përsëris, që në seancë keni thënë se debati parlamentar do të zhvillohet pasi raporti të miratohet në Parlamentin Europian. Kjo është një detyrë që ne duhet ta bëjmë. Nëse ky Kuvend nuk e ka thjesht propagandë integrimin europian, atëherë e ka detyrë të zhvillojë këtë debat. Ne nuk kemi pretenduar dhe as nuk synojmë të bëhemi zëdhënës të protestës. Ne dëgjojmë qytetarët dhe përcjellim shqetësimet e tyre. Nuk jemi ne si ju, që çdo ditë fshiheni pas vrimës së çelësit dhe denigroni vajza e gra që protestojnë. Po lini nam. Ti, Ulsi, qesh sepse sheh makinat e emigrantëve, por nuk sheh makinat tuaja. Ajo që po bëni është skandaloze dhe detyra jonë është t’i dëgjojmë qytetarët.
Këtë po bëjmë ne, dëgjojmë zërin e tyre dhe përdorim çdo instrument që kemi në dorë për të përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e tyre. A e kuptoni se në çfarë absurditeti jeni? Njëzet deputetë të Parlamentit Europian flasin për protestën në Shqipëri, ndërsa askush nga ju nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë. Por ju nuk keni kohë për këtë, sepse jeni duke përgjuar pas vrimës së çelësit për të sulmuar protestuesit./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa ka deklaruar në Konferencën e Kryetarëve se është e turpshme sesi PS fabrikon prova për të sulmuar protestat. Gjatë fjalës së saj, Zhupa tha se është mirë që mazhoranca të marrë në konsideratë kërkesat e protestuesve.
“Është e turpshme të fabrikoni prova për të sulmuar protestuesit. Kryeministri merret me protestuesit, ndërsa juve ju është ndarë detyra t’i sulmoni ata. Por protestuesit ju përbuzin dhe ju urrejnë masivisht. Ju harroni ose bëni sikur harroni se protesta nuk ka 2, 3 apo 10 protestues, siç mendoni ju se po sulmoni. Protesta përfaqëson mijëra qytetarë dhe, po e përsëris, ata ju urrejnë.
E vetmja rrugë për ju është të merrni në konsideratë kërkesat e tyre. Nuk keni rrugë tjetër. Ne nuk kemi nevojë të marrim leje për të përfaqësuar qytetarët, sepse kjo nuk ka nevojë për shpallje. Ne e bëjmë këtë çdo ditë dhe e bëjmë me nisma konkrete. Ky është ndryshimi mes nesh dhe jush: ne jemi me qytetarët, ndërsa ju jeni me karrigen”, deklaroi Zhupa.
Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Pavarësisht diskutimeve nuk pati një dakordësi mes palëve për mocionin me debat dhe çështja i ka kaluar seancës plenare./Dosja.al