Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
•Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 19-të rradhazi të protestës së tyre. • Pas organizimit të tyre, priten që ata të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protestuesit kanë ndryshuar intinerarin e tyre dhe kanë nisur marshimin e tyre drejt Kuvendit, ku dhe po zhvillohet seanca plenare. • Në këtë seancë është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa mijëra qytetarë po thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. • Nuk dihet ende cili do të jetë intinerai i tyre..
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e 19-të rradhazi tha se nuk mund të shpresohet se vendi do të bëhet më mirë, nga militantët dhe patronazhistët. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, ai tha se ky sistem ka dhe ato ndihma të BE që kanë dhënë për rimëkëmbje.
Protestuesi bëri thirrje që qytetarët të vijonë revoltën e tyre dhe të mos lejojnë pushtetarët të jenë më nën petkun e pushtetit.
“Mos u bëni peng që të keni idhuj Berishizmin dhe Ramiznin. Mos u bëni më pengje të individit. Boll është boll, të gjithë të jemi në shesh që të ngremë zërin. Kemi pasur vetëm vjedhje. Ky sistem mafioz na ka mashtuar. Na i kanë marrë dhe ato ndihma të BE që e kanë dhënë për rimëkëmbje. Si mund të shpresojmë nga militantët dhe patronazhistët. Mos i lejoni këta kriminelë më me petkun e pushtetit.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e ditës së sotme tha se 90% e popullit shqiptar është me protestuesit dhe 61 % e popullit thotë; Rama ik. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se kjo është në parametrat shkencorë.
Protestuesi theksoi se kryeministri Rama është frikësuar, ndërsa shtoi se të qytetarët duhet të vijojnë protestën e tyre.
“Me anketa, 90% e popullit shqiptar është më ju, 61 % e popullit thotë; Rama ik! Janë parametra shkencorë, nuk janë llafe pazari. Është frikësuar ky zotëria këtu. Burra mos e lëshoni vendin. E ardhmja do të jetë e fëmijëve tanë. Zoti e bekoftë këtë vend të këndshëm.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një mjeke e cila po merr pjesë në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se vendit i duhet një “brain gain”. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo tha se nuk mund të vazhdohet më me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve.
Mjekja u shpreh se atdhedashuria nuk matet me fjalë por me integritetin në fushën e tij. “Kam ëndërr që Shqipërinë ta ndërtojmë vetë”, tha ajo në fund.
“Jam një mjeke, kam studiuar në Varshavë, por e ushtroj profesionin këtu. Nuk mund të vazhdohet më me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve. Kemi mjekë, ekonomistë, urbanistë e profesionistë të tjerë të shkëlqyer që janë edhe atdhetarë, sepse atdhedashuria nuk matet me fjalë por me integritetin në fushën e tij. Duhet një brain gain. Kam ëndërr që Shqipërinë ta ndërtojmë vetë”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një protestues i cili ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se vendi po zëvëndësohet nga Azia dhe vende të tjera të botës. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se në protestë duhet të flasin të gjithë ata që nuk blejnë dot ilaçet.
Më tej ai shtoi se duhet të flitet edhe për të rinjtë, që nuk blejnë dot shtëpi si pasojë e çmimeve të larta. Në fund, ai shtroi pyetjen se “Pse po hesht presidenti”.
“Duhet të heqim të gjithë gardhet. Të flasim për të rinjtë, që nuk blejnë dot shtëpi, që nuk bëjnë dot fëmijë. Për nënat dhe baballarët që nuk blejnë dot ilaçet, që presin nga fëmijët dhe nipërit. Të flasim për Shqipërinë, ku çdo gjë po mbyllet, s’ka më fshatra. Po zëvendësohemi nga Azia apo vende të tjera të botës. Qeveria na thotë se këtu është fushë me lule. Që turizmi është mirë po ku janë këto lekë? Po presidenti pse hesht”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ndërsa thërrasin njëzëri “Rama në burg, Berisha në burg”. Ata thanë para ambienteve të Kuvendit, që ky ishte vetëm një paralajmërin, pasi protesta do të vijoj deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Opzitë e shitur” dhe “Parlamenti i krimit”, këto janë disa nfga thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre. Kujtojmë që kjo është dita e 19-të e protestës së tyre./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para ambienteve të Kuvendit, ku qytetarët thirrën njëzëri “Rama jepe dorëheqjen”. Deputetët dolën nga salla e seancave plenare, ndërsa protestuesit u bënë prite duke thirrur “Parlament o tradhëtar me Shqipërinë mos bëj pazar”.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit bënë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike. Kujtojmë që kjo është protesta e 19-të rradhazi, ku qindra mijëra qytetarë kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para ambienteve të Kuvendit, ku po thërrasin njëzëri “Parlamenti i krimit”, “Ju erdhi fundi”, “Të shitur” dhe “Dorëzoni mandatet”.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nuk dihet ende cili do të jetë intinerai i tyre./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë ndryshuar intinerarin e tyre dhe kanë nisur marshimin e tyre drejt Kuvendit, ku dhe po zhvillohet seanca plenare. Në këtë seancë është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa mijëra qytetarë po thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”.
Kujtojmë që kjo dita e 19-të e protestës së tyre, ndërsa revolta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Me pankarta ne duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit./Dosja.al
TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 19-të rradhazi të protestës së tyre. Pas organizimit të tyre, priten që ata të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Kërkësat e tyre vijojnë të jenë dorëheqja e kryeministrit Edi rama dhe anulimi i projektit të Zvërnecit. Revolta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë./Dosja.al