LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim

• Protesta të 20-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama ka nisur. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë. • Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. • Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës. • Organizatorët kanë theksuar se gjatë këtyre ditëve nuk është lejuar pjesëmarrja apo afrimi i figurave politike në tubim. • Një nga organizatorët e protestës, aktivisti Arben Kola, deklaroi se protestës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë nga diaspora. • Edhe pse kanë kaluar plot 20 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive, ku edhe mbrëmjen e djeshme protestuesit u grumbulluan para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit.

10 artikuj për këtë temë.

26 MINUTA ME PARE

"Rinia e vrau frikën"/ Revoltohet qytetarja ndaj Ramës: Erdhët në 2013 dhe premtuat se do të fusnit vendin në BE, por pasuruat oligarkët

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës

TIRANË- Një protestuese ka deklaruar se, rinia e mbledhur në tub im e vrau frikën dhe për këtë do ta ketë gjithmonë mbështetjen.

Gjatë protestës së sotme, qytetarja iu drejtua kryeministrit duke i thënë se, erdhi në pushtet në 2013-ën dhe premtoi se do të fus vendin në BE, por pasuroi oligarkët.

Ajo i bëri thirrje intelektualëve të mbështesin protestën, pasi sipas saj e kanë detyrim për atdheun. 

“Ju po sundoni zoti Rama falë marrëveshjes okulte të fshehtë me Berishën. Ju erdhët në 2013 dhe premtuan se do të fusnit vendin në BE, por pasuruat oligarkët. Rama në burg, Berisha në burg! I bëj thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestë, të mbështesin rinisë. Rama ik, Berisha ik! Ai ka qenë i sëmur psiqik, s’ka se si të drejtojë Shqipërinë. I bëj thirrje intelektualëve të mbështesin protestën, e kanë detyrim për atdheun. Rinia e vrau frikën përgjithmonë, duhet ta mbështesim atë.”, tha ajo./Dosja.al

 

38 MINUTA ME PARE

"S’ka kush ju çon në BE po ika unë"/ Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës

TIRANË- Një banore e Rrjollit i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e Integrimit Europian. Ajo ka hedhur poshtë deklarata e Kryeministrit se vetëm ai mund ta çojë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Sipas saj, në vend ka mjaft individë që mund ta çojnë shqipërinë në Bashkimin Europian. 

“Kryeministri tha; nëse do iki unë, kush do ju çoj juve në BE? Unë e shoh se kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE. Madje ne kemi shkuar më herët në BE. Disa na janë bashkuar, disa janë rrugës”, tha ajo./Dosja.al

47 MINUTA ME PARE

"Vetëm kështu mund të rrëzohet qeveria e korruptuar"/ Protestuesi thirrje të rinjve: Mos e shuani vrullin

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës
pamje nga protesta

TIRANË- Një protestues nga Dibra ka deklaruar se vetëm me anë të kësaj proteste mund të rrëzohet qeveria e korruptuar. 

Gjatë fjalës së tij në podiumin para Kryeministrisë, ai u ka bërë thirrje të rinjve të mos e ndalin vrullin. Më tej ftoi qytetarët të lënë kafetë e ti bahskohen tubimit.

“Unë vij nga Dibra. Ju lumtë dhe kështu të vijoni gjithmonë sepse vetëm kështu mund të rrëzohet qeveria e korruptuar. Thirrje banorëve të zonës sime, të vijnë në Tiranë. Lërini kafeve. Thirrje rinisë të mos e shuajë vrullin që ka. Rroftë Shqipëria”, tha ai./Dosja.al

48 MINUTA ME PARE

"Ne jetojmë çdo ditë plagët"/ Banori i Rrjollit në protestë: Shqipërinë ta drejtojnë të rinjtë, jo xhaketat e vjetra

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës

TIRANË- Një banor i Rrjollit është bërë pjesë e protestës para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai tha se vendi duhet të drejtohet nga të rinjtë dhe jo nga xhaketat e vjetra. Ai tha se prej dekadash ka marrë pjesë në protesta dhe se gjatë kësaj periudhe ka përjetuar zhgënjime të shumta, duke shtuar se qytetarët vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe padrejtësi.

Protestuesi kritikoi drejtuesit politikë, duke theksuar se vendi ka nevojë për njerëz të arsimuar dhe me integritet në pozicione drejtuese. Në fund të fjalës së tij, ai iu drejtua të rinjve me një mesazh inkurajues, duke i cilësuar ata si shpresën e së ardhmes së Shqipërisë.

“Nuk ju flas si diplomat, apo si drejtues ambasade, por jetoj në një vend, ku thuhet; pse nuk duhet të marrim mendim nga të tjerët. Ne jetojmë çdo ditë plagët. Lufta me ne na është shpallur nga vëllezërit tanë që qeverisin. Ne kemi gabuar rëndë, se menduam se iku sistemi i telave me gjemba. I drejtohem çdo shqiptari, protestat e mia janë nga 90 e deri më sot. Jam goditur çdo ditë, se jam dëmtuar. Kemi qarë shumë, e vazhdojmë. Faleminderit shumë o rini. E di që kemi përballë një organizatë kriminale. O qytetarët e mi, unë jam një i zhgënjyer, jam dorëzuar me vetëveten. Dua njerëzillik, dhe dua që të drejtojnë të shkolluar dhe jo xhaketat e vjetra. Po na fusin në vëlla vrasje, me policinë, na fusin në konflikt me të. Ju rini, zoti ju bekoftë, jeni shpresa e këtij vendi”, tha ai./Dosja.al

 

1 ORE ME PARE

Protesta e 20-të/ Qytetari: Kjo nuk është protestë për të marrë pushtetin, por kundër hajdutërisë

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës

TIRANË- Një protestues, banor në lagjen e Astirit ka deklaruar se, protesta nuk është protestë për të marrë pushtetin, por kundër hajdutërisë.

Sipas tij, gjatë 35 viteve nuk ka ndodhur një protestë e këtij niveli. Më tej ai shtoi se, qytetarët duhet të vijnë në tubim dhe të reagojnë për të ardhmen.

35 vite kjo protestë nuk ka ndodhur. Kjo politikë ka pasur mundësi që të rregullojë shumë gjëra. Jam banor i Asitrut, na largua nga shtëpitë tona. Për unazën e re, Unaza e Madhe është ndarë me lote, ku janë ushtarët e këtij pas. E falënderoj nga zemra këtë rini. Kjo nuk është protetë ët të marrë pushtetin, por kundër hajdutërisë. Nuk drejtohet duke vjedhur. Duhet të reagojmë për të ardhmen. Duhet të vini ju këtu, jeni të shkolluar, jo këta korba!”, tha banori i Astirit./Dosja.al

 

 

 

 

1 ORE ME PARE

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata nga shqiptarët (VIDEO)

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës
qytetari

TIRANË- Një protestues u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm në protestë për bashkim përtej ndarjeve politike. Ai theksoi se pjesëmarrja në shesh nuk duhet të shihet si përkatësi e së djathtës apo së majtës. Në fund, ai theksoi se një flamur varet nga dy duar, por përfaqëson një popull të tërë.

“Sot jemi këtu jo si të djathtë apo të majtë por si shqiptarë. Kur bashkohemi zëri ynë bëhet më i madh se çdo gjë. Një flamur varet nga dy duar por përfaqëson një popull të tërë”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Nuk ka zgjedhje të parakohshme, atë e vendos sovrani"/ Aktivisti Arben Kola fton bizneset tu bashkohen tubimit: Mbyllni qepenët

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës
Arben Kola

TIRANË- Aktivisti Arben Kola ka deklaruar se, e vendos sovrani nëse duhet të ketë apo jo zgjedhje të parakohëshme.

Gjatë tubimit të sotëm, Kola us shpreh se, nuk do të ketë negociata me hajdutë.  Ai u bëri thirrje bizneseve të mbyllin qepenët e t'i bashkohen revoltës qytetare.

“Negociata me hajdutë nuk ka. Nuk ka zgjedhje të parakohshme, atë e vendos sovrani, që sot jeni ju dhe jo ata nëpër studio. Ftojmë bizneset të na bashkohen dhe të mbyllin qepenët”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 20 e revoltës popullore/ Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë dhe t’i çojë në fund të detit

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës
Arben Kola

TIRANË- Aktivisti Arben Kola ka deklaruar se protestuesit nuk pranojnë negociata me klasën politike që, sipas tij, ka vjedhur dhe ka tradhtuar vendin. Gjatë fjalës së tij në nisje të protestës së 20-të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ai theksoi se politikanët shqiptarë e dinë shumë mirë se ky popull, me këtë urrejtje që ka është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë dhe t’i çojë në fund të detit Ramën dhe Berishën. 

"Edi Rama, Erioni, Iliri, Saliu, Fatmir Gërdeci, Gramoz gjakpirësi e shumë e shumë të tjerë, meqë më akuzojnë sa njëri sa tjetri, e dinë shumë mirë që ky popull, me këtë urrejtje që ka, është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë dhe t’i çojë në fund të detit. Por ne nuk kërkojmë që t’i tërheqin zvarrë nëse ata dorëhiqen paqësisht; ne duam që drejtësia të vendoset në vend dhe drejtësia të merret me ta. Që ta kuptojnë një herë e mirë, të mos kërkojnë negociata.

 

Negociata me hajdutë dhe tradhtarë nuk ka. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme; atë e vendos sovrani dhe jo njerëzit nëpër studio. Sovrani sot jeni ju dhe janë ata mijëra shqiptarë që janë nisur nga mërgata për t’u bashkuar, dhe me mijëra të tjerë që kanë prerë biletat. Deri më datë 25 do të bëhen rreth 50 mijë të ardhur nga jashtë atdheut. I ftojmë bizneset e Tiranës të na bashkohen," tha Arben Kola./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 20-të e protestës/ I moshuari: Më keq s’ka ku të shkojë, Shqipëria s’ka qenë kurrë më në rrezik

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës
Protesta

TIRANË- Një protestues ka deklaruar në nisje të tubimit se, Shqipëria s’ka qenë kurrë më në rrezik se sot.

Gjatë protestës së 20-të në kryeqytet, i moshuari u shpreh se, Shqipëria duhet të shpëtojë nga kryeministri Rama me një grup hajdutësh dhe kriminelësh antishqiptar. 

"Më keq s’ka ku të shkojë", u shpreh ai.

“Duhet të vijmë këtu sepse më keq s’ka ku të shkojë. Rama me një grup hajdutësh dhe kriminelësh antishqiptarë, duhet ta shpëtojmë. Shqipëria s’ka qenë kurrë më në rrezik”, deklaroi i moshuari./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"I bëj thirrje Ramës e Berishës të largohen"/ Protestuesi: Nuk kemi spitale dhe shkolla, ndërtimet jashtë standardit

"Dorëheqje pa kushte"/ Dita e 20-të e protestës
protestuesi

TIRANË- Një protestues ka bërë thirrje për largimin e qeverisë, ndërkohë shprehi mbështetjen e tij për të rinjtë që përfaqësojnë shpresën për të ardhmen e vendit. Protestuesi i bëri thirrje kryeministrit që të largohet nga pushteti, duke argumentuar se kjo do të ishte mënyra më e mirë për të shmangur tensionet dhe për t’i hapur rrugë ndryshimit.

Gjatë fjalës së tij, ai ngriti shqetësime edhe për gjendjen e shërbimeve publike, duke deklaruar se qytetarët përballen me mungesë investimesh në spitale dhe shkolla. Qytetari iu drejtua institucioneve të drejtësisë, duke përmendur SPAK-un dhe duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj cilësisë së ndërtimeve dhe zbatimit të ligjit.

"Kam ardhur me forcën e shpirtit të mbështes këtë forcën e rinisë, këtë lule që na ngjalli shpresën. Këta të rinjtë e mrekullueshëm. Kryeministri të largohet amël butë, mendoj se kjo rini edhe do ti falë edhe ndonjë pjesë të fajit. Përndryshe këto do na bëjnë mendojnë se janë ushunjëza. Që të mos digjemi i bëj thirrje të largohen butë. Mbi të gjitha për Sali Berishën që vjen nga Shqipëria e epërme, mos i korist ë parët e vet. Unë mendoj të largohen amël butë. Unë falë Zotit nalt dhe vetes poshtë pa ndihmën e qeverisë jetoj mirë. Jetoj mbi mesataren qytetit të Lezhës. Por ne nuk kemi spitale, nuk kemi shkollë. Të gjitha ndërtimet janë të gjitha jashtë standardeve. I kujtoj kryeministrit dhe SPAK të lexojnë kodet e Hamurabit, janë aktuale të DASH. Aty flitet që një ndërtues dënohej me vdekje kur ndërtimi prishej. 3700 vjet më parë," tha protestuesi./Dosja.al

tirane protesta kunder rames

Sondazh

Poll

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi