Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Bëhet me dije se në trupin e tij është konstatuar një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një goditje me armë zjarri.
TIRANË- Trupi i të riut Eglant Koçi, i cili ishte zhdukur dy javë më parë është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit ditën e djeshme. Prej dy javësh policia dhe grupi hetimor po punonte për gjetjen e trupit të tij, pasi dyshohej se Koçi ishte vrarë nga miku i tij, i cili është shpallur në kërkim nga policia si autori i ngjarjes së rëndë. Bëhet me dije se në trupin e tij është konstatuar një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një goditje me armë zjarri.
Identifikimi i viktimës u bë nga familjarët, ndërsa bazuar në njoftimin e policisë trupi i të riut është gjetur në proces dekompozimi, ndërsa po vijojnë hetimet mbi zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit. Sipas policisë, personi që e ka marrë peng të riun është 41-vjeçari Armand Shakaj. Shakaj dyshohet se është ndihmuar edhe nga një 25 vjeçar, Enea Zyferi, i cili është i vënë në pranga. Ky i fundit ishte kamerier në lokalin në pronësi të të kërkuarit, Shakaj. Policia ka arritur të gjejë motorin e 34-vjeçarit të zhdukur, Eglant Koçi dhe vendin ku ai është mbajtur.
Nga kamerat e sigurisë, është parë që prej aty del me makinë autori i dyshuar Armand Shakaj dhe dyshimet janë se në automjet ka pasur edhe trupin e Koçit. Shakaj për të fshehur gjurmët ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit.
Si u zhduk Eglant Koçi?
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “ëillson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj./Dosja.al
Foto ilustruse ELBASAN- Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet protesta e 20-të rradhazi, ku mijëra qytetarë pritet t&...
Foto ilustruse Sektori i industrisë vijoi rënien edhe në vitin 2026 ndjeshëm, duke reflektuar vështirësi në volumet e pr...
Foto ilustruse Në vitin 2024, sipërfaqja e lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 2.5 milionë metra katror, duke sh&...
Foto ilustruse Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. T&eum...
Foto ilustruse TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kth...
Enduro Sharri KUKËS- Në faqen zyrtare të organizatës Enduro Sharri është publikuar një njoftim për zhvillimi...
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë. Nën thirrjet “Rama jepe dor&e...
Foto ilustruse TIRANË- Lëvizje të rëndësishme, të cilat kanë prekur komisariatet më të rëndësishme t...
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në Tiranë, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetar&e...