LIVE UPDATES
Politike

Nga Rusia në Shqipëri, si zgjedhjet shndërrohen në formalitet dhe autokratët forcohen me kalimin e viteve

Dosja.al, ka bërë një përmbledhje të këtyre shteteve dhe historikut të tyre politik, ku një gjë kanë të përbashkët: eleminimi i Opozitës dhe rritja e pushtetit në një monoparti.   

19 Qershor 2025, 13:17 Nga Izmir Akulli
Nga Rusia në Shqipëri, si zgjedhjet shndërrohen në
Aleksander Lukashenko, Vladimir Putin, Edi Rama, Aleksander Vuçiç dhe Rexhep Edrogan

TIRANË- Shqipëria në zgjedhjet e fundit parlamentare doli me një rezultat gati gati të pabesueshëm në favor të partisë në pushtet, Partisë Socialiste. Me shifra në vota, që u përkthyen në 83 mandate për Partinë Socialiste, trendi i votuesve socialiste është në rritje edhe pse korrupsioni, papunësia, inflacioni, emigrimi janë në disfavor të kësaj qeverie. Por ne jemi shteti i fundit në Evropë deri më tani që po ecim në këto ritme, pasi përpara nesh, në të tilla ujëra kanë qenë Rusia, Turqia, Bjellorusia dhe Serbia. Dosja.al, ka bërë një përmbledhje të këtyre shteteve dhe historikut të tyre politik, ku një gjë kanë të përbashkët: eleminimi i Opozitës dhe rritja e pushtetit në një monoparti.   

Rusia

Që nga viti 2000 kur Vladimir Putin u zgjodh për herë të parë president i Rusisë, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend janë karakterizuar nga një përqendrim gjithnjë në rritje i pushtetit në duart e tij dhe dobësimi i vazhdueshëm i opozitës. Në zgjedhjet e para të vitit 2000, Vladimir Putin ka fituar me 52.9% të votave, pasi kishte mbështetje të gjerë nga oligarkët rusë dhe elita e sigurisë në atë shtet.

Por ajo që ndryshon, nga zgjedhjet e mëpasshme që janë mbajtur në Rusi, është se këto zgjedhje kanë qenë më pluralistet. Pasi në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2004, Putin ka fituar mandatin e dytë me 71.3% të votave, por në një mjedis që mediat ishin nënkontrollin e tij dhe Opozita është organizuar me vështirësi të mëdha. Të gjithë mendonin se kaq ishte 'historia' e Putin në krye të Rusisë, por e kishin gabim. Për shkak se Kushtetuta e vendit nuk e lejonte që në Rusi një President të zgjidhej 3 herë radhazi, Putin vendosi Dmitry Medvedev si kandidat për President dhe vetë u bë Kryeministër. 

Nga Rusia në Shqipëri, si zgjedhjet shndërrohen në
Zgjedhjet ne Rusi

Medvedev ka fituar zgjedhjet në vitin 2008 dhe ka udhëhequr 'nën kthetrat' e Putin deri në vitin 2012, ku Putin u rikthye sërish si President i Rusisë. Në këtë vit, kanë nisur protestat masive kundër manipulimit të zgjedhjeve në Rusi, por kjo jo që nuk e ndaloi Putin, por ai bëri ndryshime kushtetuese, duke zgjatur mandatin presidencial nga 4 vite në 6 vite. Në zgjedhjet e vitit 2018, e vetmja pengesë e rrezikshme që mund t'i cënonte mandatin Putin, ka qenë kritiku i Kremlinit Aleksei Navalny, të cilin e ndaloi që të garonte në zgjedhje duke fabrikuar shumë akuza ndaj tij. Në ato zgjedhje, Putin ka fituar me 76.7% të votave, ndërkohë që kundërshtar të tij përball kishte lënë vetëm kukulla. 

Gjatë këtij mandati, Putin i ka hapur rrugën ndryshimeve të tjera Kushtetuese, duke i lejuar vetes që të kandidonte dhe për 2 mandate të tjera Presidenciale. Dhe kështu bëri, në zgjedhjet e 2024, Putin i vetëm në garë me një Opozitë të shkatërruar dhe të frikësuar, ka marrë mandatin e tij të pestë. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe, partitë Opozitare në Rusi, u eleminuan me radhë, duke u ngelur vetëm emri Opozitë, pasi nuk bënin dot Opozitë.  

Bjellorusia 

Bjellorusia ka mbetur në një pushtet të vetëm që nga viti 1994 me Aleksandër Lukashenkon President, duke u bërë edhe lideri më jetëgjatë në Evropë. Por Lukashenko e nisi udhëtimin e tij, fillimisht si luftëtar kundër korrupsionit dhe më pas autoritari më i frikshëm i Evropës. 

Në zgjedhjet e vitit 1994, Lukashenko, arriti që të fitonte vetëm në raundin e dytë që u mbajtën zgjedhjet, nën moton 'luftëtar kundër korrupsionit'. Këto zgjedhje kanë qenë zgjedhjet më të lira dhe pluraliste të Bjellorusisë. Por vetëm pas 2 vitesh në pushtet, Lukashenko bëri referendum në Bjellorusi për të rritur pushtetin Presidencial, duke nënkuptuar kështu dhe shpërbërjen e Parlamentit. Zgjedhjet e dyta që janë mbajtur në Bjellorusi kanë qenë në vitin 2001, ku Lukashenko me një Opozitë të shtypur dhe të ndarë ka fituar me 75% të votave. Dhe vetë OSBE i ka quajtur këto zgjedhje të manipuluara dhe jodemokratike. 

Nga Rusia në Shqipëri, si zgjedhjet shndërrohen në
Zgjedhjet ne Bjellorusi

Në mandatin e 3 në këto zgjedhje, Lukashenko ka fituar më 83% të votave, por me zgjedhje që nuk janë pranuar nga asnjë shtet dhe institucion ndërkombëtar. Kandidati kryesor përball tij, Alexander Milinkevich është arrestuar disa herë në këto zgjedhje, ndërkohë që protestat masive janë shtypur me dhunë. Viti 2010 erdhi shpejt dhe në këto zgjedhje, Lukashenko jo vetëm që fitoi, por natën e zgjedhjeve ka urdhëruar arrestimin e  7 kandidatëve presidencialë dhe mijëra protestuesve kundër tij. Udhëheqësi i opozitës në atë kohë Andrei Sannikov, është burgosur dhe është torturuar në mënyrë brutale, vetëm pse garoi në zgjedhje. 

Ndërkohë që mandatin e 5, Lukashenko e ka fituar pa asnjë kundërshtar përball tij. Të gjithë kandidatët e Opozitës në këto zgjedhje ose janë tërhequr nga gara për shkak të frikës, ose u diskredituan për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Teksa protestat kundër regjimit të Lukashenkos vazhdonin, në Bjellorusi erdhën zgjedhjet e tjera, që janë dhe më të kontestuarat në historinë e vendit. Këto zgjedhje Lukashenko pretendon se ka fituar me 80% të votave, por e vërteta është që rezultati u manipuluara, pasi zgjedhjet janë fituar nga kandidatja opozitare Sviatlana Tsikhanouskaya. Pas shumë protestash të shtypura dhe kërcënimesh për jetën e saj, Tsikhanouskaya u largua nga Bjellorusia në Lituani. 

Turqi

Që nga viti 2002, Rexhep Tajip Erdogan dhe partia e tij AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) kanë dominuar skenën politike turke. Gjatë kësaj periudhe, Turqia ka kaluar nga një demokraci parlamentare në një sistem presidencial të centralizuar, me pushtet të përqendruar te vetë Erdogan.

Në zgjedhjet e vitit 2002, partia AKP i ka fituar ato me 34% duke siguruar 2/3 e vendeve në Kuvend për shkak të pragut elektoral 10%. Vetë Erdogan mbeti në krye të partisë, pasi për shkak të një dënimi të mëparshëm nuk kandidonte dot për deputet. E vetmja mënyrë e Erdogan për të hyrë në Kuvend ishte të bëhej kryeministër, që u bë në fakt në vitin 2003. Në zgjedhjet e 2007, AKP ka fituar sërish zgjedhjet me një rezultat akoma më të thellë, 47%. Duke qenë se Turqia ka qenë Republikë Parlamentare, Erdogan ishte Kryeministër, ndërkohë që President vendosi Abdullah Gül nga partia e tij. 

Nga Rusia në Shqipëri, si zgjedhjet shndërrohen në
Zgjedhjet ne Turqi

Zgjedhjet që u mbajtën në vitin 2011 konsiderohen si zgjedhjet e fundit pluraliste në Turqi. Erdogan i ka fituar më 50% të votave, ndërkohë që konsiderohej si një lider i suksesshëm ekonomikisht. Gjatë këtij mandati, Erdogan nisi autoritaritetin kundër protestave, të cilat janë shtypur me dhunë. Në 2014, Erdogan u zgjodh President i vendit nga populli, ndërkohë që Opozita përball tij ishin të ndarë. Edhe pse ishte President, Erdogan vazhdoi që të udhëhiqte politikën turke. Ndërkohë që në vitin 2015 u mbajtën zgjedhjet parlamentare 2 herë, pasi AKP humb shumicën absolute dhe nuk krijonte dot qeveri. Në muajin nëntor AKP fitoi shumicën dhe krijoi qeverinë e re. 

Vetëm një vit më vonë, Turqia u përfshi nga trazirat e shumta, ku dhe u tentua një grusht shteti. Në këto momente Erdogan shpalli gjendje të jashtëzakonshme të vendit, duke shtypur dhe arrestuar opozitën, gazetarët dhe qytetarët në vend. Një vit më vonë, Erdogan bëri një referendum kushtetues, ku me 51.4% të votave, e ktheu vendin në sistem presidencial, ku dhe rimori pushtetin e vendit në mënyrë 'de fakto'. Në 2018 në Turqi janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ku Erdogan ka fituar presidencën me 52.6%. Në këto zgjedhje AKP e Erdogan u bë aleate me partinë nacionaliste MHP, të cilët ndihmuan në sigurimin e shumicës.

Nga Rusia në Shqipëri, si zgjedhjet shndërrohen në
Zgjedhjet ne Turqi

Një sfidë e madhe kundër pushtetit të Erdogan, kanë qenë zgjedhjet lokale në 2019, ku Opozita ka fituar tre qytetet më të mëdha të Turqisë, Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin. Duke mosnjohur zgjedhjet e mbajtura në Stamboll, Erdogan i përsëriti sërish ato, por kandidati i Opozitës Ekrem İmamoğlu ka fituar edhe me thellë. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023, edhe pse Opozita ishte më e bashkuar se kurrë, duke krijuar një koalicion prej 6 partish (Tabela e Gjashtë), Erdogan ka fituar sërish zgjedhjet me 52.2% në raundin e dytë kundër kandidatit Kemal Kılıçdaroğlu. Por humbja e pushtetit lokal të 2019, ishte një goditje e madhe për Erdogan, i cili në vitin 2025 ka arrestuar kryebashkiakun e Stambollit Ekrem İmamoğlu, i cili shihej si kërcënimi dhe kundërshtari që do i merrte pushtetin nga duart Erdogan. 

Serbia

Aleksandër Vuçiç, ministër i kasapit Slobodan Milosheviç, në vitin 2012 mori pushtetin në Serbi. Që nga dita e parë, Vuçiç ka ndërtuar një sistem gjithnjë e më të centralizuar dhe të kontrolluar, ku zgjedhjet janë formalisht pluraliste, por në praktikë të anshme për shkak të dominimit të tij mbi mediat, shtetin dhe administratën.

Në vitin 2008, Vuçiç bashkëthemelon SNS (Partinë Progresive Serbe), e cila u fut në zgjedhjet e vitit 2012 dhe arriti të fitonte edhe pse ishte një parti e sapoformuar. Koalicioni i SNS fiton zgjedhjet me 24.1% të votave, duke krijuar qeverinë me Vuçiç që bëhet njeriu më i fuqishëm në qeveri edhe pse President u vendos Tomislav Nikoliç. Në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2014, SNS ka fituar shumicën e madhe në parlament me 48.3% të votave, ndërkohë që Vuçiç u zgjodh kryeministër. Në zgjedhjet normale që u mbajtën në vitin 2016, SNS mbajti të njëjtin rezultat me 48% të votave. Ndërkohë që në këto zgjedhje, Opozita ka qenë e përçarë dhe disa parti mezi kaluan pragun. 

Nga Rusia në Shqipëri, si zgjedhjet shndërrohen në
Zgjedhjet ne Serbi

Në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në vitin 2017, Vuçiç u zgjodh President me 55% të votave. Edhe pse kaloi nga Kryeministër në President, Vuçiç ka ruajtur kontrollin total mbi qeverinë dhe partinë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, SNS fitoi mbi 60% të votave, ndërkohë që shumë parti Opozitare nuk morën pjesë në zgjedhje për shkak të mungesës së kushteve të pabarabarta. Kuvendi serb ishte plotësisht nën kontrollin e Vuçiç, duke marrë 230 nga 250 vende totale.

Nga Rusia në Shqipëri, si zgjedhjet shndërrohen në
Zgjedhjet ne Serbi

Vuçiç është rizgjedhur President në Serbi në zgjedhjet Presidenciale të vitit 2022, ku me 58% të votave rikonfirmoi zgjedhjen e tij. Ndërkohë që në zgjedhjet lokale që u mbajtën në Serbi në vitin 2023, Vuçiç ka mbajtur sërish pushtetin, por me zgjedhje të pabarabarta dhe të manipuluara. Shumë protesta janë mbajtur në atë kohë në Serbi, për shkak të  vrasjeve masive në shkolla, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e qeverisë. Këto zgjedhje janë vendosur me njollë dhe nga raportet ndërkombëtare si nga OSBE dhe BE që kanë dënuar mungesën e kushteve të barabarta.

Shqipëria

Kryeministri Edi Rama, që vijon të mbaj pushtetin absolut në vendin tonë, ka fituar zgjedhjet e para në vitin 2013. Nga një fitore e zgjedhjeve me koalicion qeverisës dhe deri në zgjedhjet e fundit të 11 majit, Rama ka ecur në një rrugë të ngjashme me liderët autoritar në vendet më sipër. Ndërkohë që Opozita e Shqipërisë është përçarë dhe krizat e brendshme kanë bërë që Rama të rrisi sa më shumë pushtetin e tij.  

Në vitin 2013, Edi Rama me Partinë Socialiste lidhën koalicion me LSI-në duke fituar gjithsej 81 mandate (16 mandate LSI). Me më fokus rilindjen urbane, PS-LSI fituan më 57.6% të votave, duke bërë që Partia Demokratike të zhvendosej në Opozitë pasi 8 vitesh qeverisje. Pas këtyre rezultateve, kryetari i PD-së Sali Berisha vendosi që të dorëhiqej nga kryesimi i PD-së dhe në vend të tij u vendos Lulzim Basha. Në zgjedhjet e 2017, Rama prishi koalicionin me LSI-në, por kjo e favorizoi më shumë në rezultatet e zgjedhjeve. Pas bojkotit të përkohshëm dhe grevës së urisë në bulevard, PD-ja vendosi që të futej në zgjedhje dhe LSI ka kaluar në Opozitë.

Rama i vetëm arriti që të marrë 74 mandate, edhe pse akuzat nga Opozita për blerje votash dhe presion ndaj votuesve qëndronin. Gjatë këtij mandati qeverisës, Rama ka fituar akoma më shumë pushtet, për faj të Opozitës që vendosi të digjte mandatet e fituara në Kuvend. Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vitin 2019, PS-ja arriti që të ftonte 61 bashkitë, pasi zgjedhjet ishin të njëanshme. Opozita pasi dogji mandatet në Kuvend, bojkotoi dhe zgjedhjet lokale. Me mungesë pluralizmi dhe votueshmëri minimale prej 21%, PS-ja mori kontroll të plotë mbi bashkitë e vendit.  

Në zgjedhjet e 2021, edhe pse Opozita ishte e bashkuar, Rama arriti që të fitonte sërish 74 mandate dhe shumicë absolute për të formuar qeverinë dhe qeverisur vendin. Por këto zgjedhje janë kontestuar shumë, për shkak ndikimit të shtetit ndaj votuesve, krijimit të rrjetit të patronazhimit nga PS-ja si dhe blerjes së votave. Vetëm pak muaj pas zgjedhjeve, partia kryesore e Opozitës në vendin tonë, Partia Demokratike u përça. Teksa zgjedhjet e vitit 2021, Basha i humbi, vendosi që të përjashtonte ish-kryetarin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA. Berisha në këto momente vendosi që të rimerrte kontrollin e partisë, duke krijuar 'Foltoren' që me mbështetjen e plotë nga baza u zgjodh sërish kryetar i PD-së. 

Nga Rusia në Shqipëri, si zgjedhjet shndërrohen në
Zgjedhjet ne Shqiperi

Si Berisha dhe Basha në këtë mandat të 3 të Ramës në pushtet, po luftonin për drejtimin e Partisë Demokratike. PD-ja e ndarë në dy fraksione, ku as gjykatat nuk dhanë zgjidhje me logon dhe vulën e partisë ka vazhduar deri më 2024, ku Berisha rimori vulën dhe logon e PD-së. Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, PD-ja ka hyrë në garë me koalicion dhe pa vulën e saj, për shkak të ngërçit në Gjykata. Ndërkohë që Rama me pushtet të konsoliduar, arriti të marrë 53 nga 61 bashki në vend. Në këto zgjedhje, Opozita e përçarë garoi me dy kandidatë, gjë që çoi dhe në humbjen masive të zgjedhjeve dhe bastioneve histori demokrate. 

Një goditje të madhe që mori Opozita gjatë këtyre viteve ka qenë dhe burgosja e liderit të saj, Sali Berisha. Me vendim të GJKKO-së, Berisha u la në arrest shtëpie, ndërkohë që vetë ai e quajti burgosjen politike dhe me urdhër të Ramës. Burgosja e Berishës ka vazhduar dhe në vitin 2024, në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani, gjë që Kryedemokrati mohon akuzat se ka favorizuar dhëndërin e tij. Arrestimi i Berishës ka vazhduar deri në muajin nëntor të 2024, ku GJKKO më pas vendosi ta lironte nga 'arresti shtëpiak'. Gjatë kësaj kohe, Berisha ka drejtuar partinë nga shtëpia dhe me video-mesazhe, por pa asnjë takim me bazën. 

Për të dalë kundër pushtetit të Ramës në zgjedhjet e 11 majit, Berisha formoi një koalicion opozitar të madh, por pa sukses. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve thelluan akoma më shumë rezultatin për PS-në, duke marrë 52.3% të votave ose 83 mandate. Koalicioni Opozitar mori vetëm 50 mandate, ndërkohë që mandatet e tjera u ndanë mes PSD-së më 3 dhe partive të reja, Partia Mundësia 2 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat, “Lëvizja Bashkë 1 mandat. 

Në këto zgjedhje ka pasur pjesëmarrje rekord dhe nga diaspora shqiptare, por Opozita ka ngritur akuzat se votat e tyre janë manipuluar. Ndërkohë që dhe misioni vëzhgues i OSBE dhe Parlamentit Evropian, i kanë cilësuar këto zgjedhje si të pabarabarta, ku PS-ja përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votës dhe falja masive e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve. Ndërsa organizata KRIIK, paraqiti probleme në zgjedhjet e 11 majit si presion ndaj votuesve, kontroll të patronazhistëve dhe praninë e autoriteteve dhe bandave pranë qendrave të votimit. 

Duke parë vijueshmërinë e pushtetit në 4 shtetet e mësipërme dhe Shqipërisë, diferenca e vetme është se Rama akoma nuk e ka kthyer vendin në Republikë Presidenciale. Por duke krijuar një sistem të fortë, Rama aktualisht ka pushtetin absolut të vendit, ku kontrollon pushtetin ekzekutiv, legjistativ, gjyqësor dhe mediatik. Me vite pushteteti konsolidohet më shumë, duke shtuar kuotat ose garanton qëndrueshmërinë e tyre. Të gjithë liderët më sipër kanë ardhur në pushtet me koalicione dhe më pas kanë fituar terren që të vazhdojnë pushtetin të vetëm. Në këtë mënyrë, ata kanë garantuar shtimin e votave në favor të tyre, ndërkohë që pushteti forcohet më shumë akoma. Kjo konfirmohet dhe nga grafikët e mësipërm, të cilët tregojnë rritjen e një pushteti të vetëm dhe tkurrjen e Opozitës, duke e bërë atë formale dhe pa asnjë rëndësi./Dosja.al

edi rama vladimir putin aleksander vucic aleksandër lukashenko rexhep taip erdogan


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje