Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën: Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
FOTOLAJM/ Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria 13 Qersh...
Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë 13 Qershor...
“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë 13 Qershor, 11:20 ...
Gjatë inspektimit, Ministri Salla bëri të ditur se në kuadër të investimeve të reja të mbështetura nga Banka Botërore, Qafë Thana do të pajiset me infrastrukturë moderne magazinimi dhe ambiente të dedikuara për kontrollin dhe monitorimin e eksporteve dhe importeve.
QAFË THANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilluan një vizitë në Pikën e Inspektimit Kufitar Qafë Thanë, së bashku me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Doganave dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku diskutuan mbi forcimin e kontrolleve dhe rritjen e koordinimit institucional në një nga nyjet më të rëndësishme të qarkullimit të mallrave dhe produkteve ushqimore të Shqipërisë Juglindore.
Gjatë inspektimit, Ministri Salla bëri të ditur se në kuadër të investimeve të reja të mbështetura nga Banka Botërore, Qafë Thana do të pajiset me infrastrukturë moderne magazinimi dhe ambiente të dedikuara për kontrollin dhe monitorimin e eksporteve dhe importeve.
“Po investojmë në pikat kufitare për magazinim të plotë dhe për krijimin e kushteve që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të monitorojë në mënyrë të plotë eksportet dhe importet. Analizat që lidhen me sigurinë ushqimore do të kryhen këtu, duke shmangur vonesat e panevojshme dhe duke garantuar më shumë siguri për qytetarët,” u shpreh ministri Salla.
Ai theksoi se investimi do të shërbejë jo vetëm për AKU-në, por edhe për Doganat, duke krijuar kapacitetet e nevojshme për magazinimin dhe kontrollin e produkteve që kalojnë përmes pikës kufitare.
“Është shumë e rëndësishme që të kontrollojmë çdo produkt që hyn në Shqipëri, në mënyrë që qytetarët të kenë garanci se produktet që konsumojnë përmbushin standardet e sigurisë ushqimore. Synimi ynë është që këto investime të shtrihen në të gjitha pikat doganore sipas standardeve europiane,” deklaroi Salla.
Ministri i Bujqësisë bëri të ditur gjithashtu se do të ndërtohen shtatë laboratorë të rinj në të gjithë territorin e vendit, duke zëvendësuar laboratorët ekzistues dhe duke rritur kapacitetet për analizat e importeve dhe eksporteve.
“Pikat kufitare do të kenë investime të posaçme për garantimin e sigurisë ushqimore në import dhe eksport. Përmes laboratorëve dhe analizave në kohë reale, do të garantojmë cilësinë e produkteve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria, si drejt vendeve fqinje, ashtu edhe drejt tregut europian,” tha ai.
Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë ushqimore dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe qytetarëve.
“Po ndjekim, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, përmbylljen sa më të shpejtë të marrëveshjes me palën maqedonase, për të përfituar nga lehtësimi i procedurave dhe kalimi më i shpejtë i pasagjerëve dhe mallrave, pa cenuar sigurinë. Qafë Thana është pika më e madhe kufitare mes dy vendeve tona dhe kërkon koordinim të plotë mes të gjitha institucioneve,” u shpreh Lamallari.
Ai nënvizoi se Policia e Shtetit, Doganat dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të veprojnë si një mekanizëm i vetëm për të parandaluar kontrabandën, evazionin fiskal dhe hyrjen e produkteve të falsifikuara apo të pasigurta në treg.
“Garantimi i cilësisë së ushqimeve sipas standardeve më të mira është një mision i përbashkët. Bashkëpunimi mes institucioneve është thelbësor për të mbrojtur konsumatorët shqiptarë dhe për të siguruar që produktet që eksportohen nga Shqipëria të përmbushin kriteret dhe standardet e kërkuara ndërkombëtarisht,” deklaroi ministri Lamallari.
Inspektimi në PIK Qafë Thanë u fokusua në forcimin e mekanizmave të kontrollit, modernizimin e infrastrukturës së inspektimit kufitar dhe garantimin e standardeve europiane të sigurisë ushqimore, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe rritjes së besueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet rajonale dhe europiane./Dosja.al
SPAK TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 3 nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të...
TIRANË- Protesta në Shqipëri ka marrë një vëmendje të madhe edhe të mediave të huaja. Gazetarja e CNN, Isa Soares...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur monologut të Edi Ramës. Në një videomesazh t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjes në promovimin e librit kushtuar kushtuar reformatorit të madh italian Pin...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, që prej dy javësh dalin çdo ditë në shesh p&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën bu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke par...
Albin Kurti KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas përpunimit të rreth 20 p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pas thirrjeve të djeshme të rinisë në koncertin e këngëtarit Ylli Lim...
Arlind Qori TIRANË- Kreu i Partisë, Lëvizja Bashkë, Arlind Qori bashkë me deputetin Redi Muçiu iu bashkuan protest&eum...