30 Maj 2022, 08:55
Nga DOSJA
Sali Berisha, Elisa Spiropali, Taulante Balla dhe Ermonela Felaj
TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me me debate mes palëve lidhur me dhënien me qira dhe koncesion të pronave të bazave të ushtrisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka zhvilluar një interpelancë sot me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Në fjalën e tij, nga Foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat tha se qeveria shqiptare po jep bazat ushtarake detare dhe ajrore për projekte turistike, duke mos kursyer në akuza edhe paraardhësen e Peleshit, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në përgjigjen e tij ministri Niko Peleshi, tha se e gjithë interpelanca është spekulative dhe se nuk është dhënë asnjë pronë me qira. Megjithatë, ai shtoi se Peleshit nuk ka asnjë mëkat apo paligjshmëri nëse japin prona me qira për zhvillimin e vendit. Po ashtu, teksa u ndal në bazat ushtarake, Peleshi tha se prona e dhënë në Urën Vajgurore, për investim i është kërkuar ministrisë së Ekonomisë që të prishë kontratën pasi nuk kryer investimin.
Ndërsa për bazën ushtarake në Shëngjin, ministri tha se çështja është çuar në SPAK, i cili ka sekuestruar ndërtimin e ngritur në bazën ushtarake. Nga ana tjetër, Kuvendi nderoi me 1 minutë heshtje ish-presidentin Bujar Nishani i cili u nda nga jeta 2 ditë më parë në Gjermani. Po ashtu në rendin e ditës është parashikuar edhe paraqitja e raportit të veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2021; e po ashtu edhe atë të veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2021.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se gjithmonë e pëson Shqipëria rurale teksa diskutohej për Diskriminimin. Berisha iu drejtua ministrave të mazhorancës, duke thënë se burrat dhe gratë e tyre marrin mijëra metra katror për resorte. Deputetja e PD-së, Grida Duma tha se qeveria tregohet diskriminuese ndaj Opozitës duke e quajtur non-grata gjatë gjithë kohës. Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi denoncoi një rast të një të afërmi të tij që e kishin pushuar nga puna vetëm për shkak të lidhjeve familjare që kishte me deputetin.
Ai tha se në administratë punësohen militantë të PS. Debate pati edhe në fund të seancës mes ish-kryeministrit Sali Berisha e ministres Elisa Spiropali. Lideri i demokratëve tha se Taulant Balla është edhe më i rrezikshëm se i shpalluri në kërkim Talo Çela e se Nuredin Dumani që tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Spiropali i ktheu përgjigje Sali Berishës duke i lexuar lexuar poezinë e Luan Myftiut “Monologu i Pendesës”. Berisha donte të replikonte, por Felaj nuk ia dha fjallën. Ajo i kërkoi të lironte filtoren dhe e kërcënoi duke shtuar se në të kundërt d ta dëbonte Garda.
(a.b;k.m;F.m/dosja.al)
Politike
30 Maj 2022, 07:49
Lindita Nikolla
TIRANË- Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është ezauruar! Tani zyrtarisht kryem...
Politike
29 Maj 2022, 23:16
Evi Kokalari
TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari duket se i ka dhënë fund misionit të saj me Partinë Demokratike. Me anë t&e...
Politike
29 Maj 2022, 18:51
Rexhep Meidani dhe Bujar Nishani
TIRANË- Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka reaguar për vdekjen e parakohshme të ish-presidentit Bujar Nishani...
Politike
29 Maj 2022, 18:17
Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha dhe Edi Rama
TIRANË- Hansel dhe Gretel lanë thërrime bukë për të gjetur rrugën për ...
Politike
29 Maj 2022, 16:14
Bujar Nishani
TIRANË- Trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri t...
Politike
29 Maj 2022, 14:56
Ferdinand Xhaferaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes, Niko Pe...
Politike
29 Maj 2022, 08:26
Konferenca e Kryetareve
TIRANË -Sot është djegur edhe shansi i fundit i opozitës për t'i kërkuar mazhorancës që...
Politike
28 Maj 2022, 23:17
Bujar Nishani
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-Presidentit Bujar N...
Politike
28 Maj 2022, 22:05
Bujar Nishani
TIRANË- Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani ka zënë vend edhe në mëiat e huaja. Observador, Diario de No...
Politike
28 Maj 2022, 21:47
Floriana Garo
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike u zgjodh sot, por lista me 20 persona la jashtë demokratë e bashkëpunëto...