30 Maj 2022, 13:12
Nga DOSJA
Sali Berisha dhe Taulant Balla
TIRANË- Ditën e sotme, në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla akuzoi kreun e PD-së, Sali Berishën për investimet në Tropojë. Balla deklaroi se janë kryer dyfish investime në zonë pasi në kohën kur PD ishte në pushtet veriu ka qënë lënë pas dore. Berisha i përmendi me radhë investimet e kryera në zonë si dhe shtoi se akuzat e mazhorancës janë mashtrime.
Taulant Balla: Për të krijuar idenë sikur ka ndarje mes veriut e jugut e për të kritikuar qeverisë se paskësh lënë pas dore veriun, mendoj se shembulli më kuptimplotë janë investimet në Tropojë. U ftoj të shikoni pamjet, si ishte Bajaram Curri në 2013 dhe si është sot. Si ishte rruga për në Valbonë në 2013 dhe si është sot. Merreni dhe pyesni kryetarin e bashkisë, sa investime ka marrë 2015-2019. Ishte i PD, por këto vite kishte kryeministër Edi Ramën, e më parë ka pasur Sali Berishën. Disa-fish më të larta investimet në Bajram Curr, krahasuar me kohën kur ishte Berisha. Kjo prirja 30-vjeçare e një individi për ta ndarë Shqipërinë copash ka marrë fund. Nuk ka asnjë dallim, se është socialist se është demokrat. Ne po punojmë për të siguruar investime në çdo cep të territorit. Duke mos harruar që kemi kaluar betejën e tërmetit dhe pandeminë.
Sali Berisha: Një mashtruesi i thuhet kur nuk ke turp thua gjithcka. Unë do sqaroj, në vitet 2006 e 2013, në Bajram Curr janë ndërtuar 280 km rrugë. Ju kujtoj disa rrugë. Por distanca Tiranë-Tropojë falë ndërtimit të Rrugës së Kombit zbriti në 3.5 orë. Gjatë kësaj qeverisje është investuar në Tropojë 2/3 e investimit të rrugës Bajram Curri-Lekbibaj, diskriminim. Si ndiheni ju kur kryetari juaj mashtron? Ju pyes njerëzish, a bëni mbledhje a s'bëni mbledhje.
(a.b)/dosja.al
Politike
30 Maj 2022, 13:05
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se do ta pranojnë propozimin...
Politike
30 Maj 2022, 12:58
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se refuzimi i Simon Mirakajt nga anëtari i Aut...
Politike
30 Maj 2022, 12:50
Berisha: Temë e rëndësishme. Kur debaton mendja të shkon te minoritetet, e vërteta është se ata kanë qënë n&...
Politike
30 Maj 2022, 12:47
Arbi Agalliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu deklaroi ditën e sotme se seanca e sotme plenare për zgjedhjen e pres...
Politike
30 Maj 2022, 12:34
Grida Duma
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama flet për non gratat siku...
Politike
30 Maj 2022, 12:17
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Taulant Balla, u pa ditën e sotme gjatë seancës parlamen...
Politike
30 Maj 2022, 12:15
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhe...
Politike
30 Maj 2022, 12:00
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishanit. ...
Politike
30 Maj 2022, 11:45
Ferdinand Xhaferraj, Niko Peleshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj akuzoi ditën e sotme ministrin e Mbrojtjes Niko...
Politike
30 Maj 2022, 11:12
Emilja Koliqi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Emilja Koliqi kërkoi shpjegime se përse nuk iu dha fjala radhës që kal...