LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq “mbërthen” vendin/ Xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital! Elektricisti humb jetën gjatë punës (PAMJET)

• Disa zona të vendit u përfshinë mbrëmjen e kaluar nga moti i keq, me reshje intensive shiu, të shoqëruara me erë të fuqishme, të cilat shkaktuan disa problematika. • Stuhia e fortë shkaktoi kaos në Sarandë, duke rrëzuar pemë, të cilat bllokuan disa rrugë, që më pas kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullim. • Probleme u raportuan edhe në bizneset përgjatë shëtitores. •Si pasojë e stuhisë tre persona kanë përfunduar në spital, duke marrë ndihmë mjekësore, pasi janë plagosur nga thyerja e xhamave. • Moti i keq shkaktoi dëme edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. • Era e fortë e shoqëruar nga stuhitë dhe reshjet e shiut ka sjellë shkarkesa elektrike, duke bërë që shumë biznese të ndërpresin punën. • Siç shihet edhe në pamje, stuhia ka marrë para karriget e lokaleve në zonën e Lungomares. • Në pamje shihen gjithashtu banorët teksa vrapojnë për t’iu shpëtuar objekteve që fluturojnë në ajër. • Si pasojë e stuhisë, mungesa e energjisë elektrike vazhdon të prekë pjesë të Vlorës, Fierit, Sarandës dhe Librazhdit, ndërsa Patosi mbetet pa furnizim me ujë për shkak të ndërprerjes së energjisë në stacionin e pompimit të Varibopit. • Një punonjës i OSHEE ndërroi jetë në Himarë teksa, sipas policisë, ishte në punë për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit. • Elektricisti 54-vjeçar Bashkim Boçi nga Elbasani, i cili ishte pjesë e grupit të punës për sezonin, u dërgua në spital pa shenja jete. • Dyshohet se gjatë ndërhyrjes punonjësi mund të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike, por shkaku i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të hetimeve dhe ekspertizës teknike.

5 artikuj për këtë temë.

7 MINUTA ME PARE

Shënohet viktima e dytë nga stuhia në jug, peshkatari gjendet i mbytur në afërsi të ishujve të Ksamilit

Moti i keq “mbërthen” vendin/ Xhama të thyer e pemë
foto ilustruese

TIRANË- Një peshkatar është gjetur i pajetë në det në afërsi të ishujve të Ksamilit, në Sarandë. Mësohet se viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai është mbytur, ndërsa policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të tij, i cili rezultonte i fundosur. 61-vjeçari ishte i divorcuar dhe fëmijët e tij jetojnë në Greqi, ndërsa në Shqipëri ai kishte vetëm një motër.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë kushteve të këqija atmosferike dhe stuhisë që ka përfshirë zonën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po shqyrton pistën e një mbytjeje aksidentale si pasojë e motit të keq, por edhe pista të tjera./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normalizimit

Moti i keq “mbërthen” vendin/ Xhama të thyer e pemë

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar lidhur me stuhinë që 'mbërtheu' vendin mbrëmjen e kaluar, ku u shkakatun problematika të përkohshme në infrastrukturë, furnizimin me energji elektrike dhe disa shërbime publike.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, grupet e punës kanë qenë në terren që në momentet e para për të ndërhyrë dhe për të normalizuar situatën. Ministria thotë se në akset rrugore ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë monitoruar vazhdimisht gjendjen dhe kanë ndërhyrë për pastrimin e materialeve të rëna në rrugë.

Po ashtu akset kombëtare kanë vijuar të jenë të kalueshme dhe qarkullimi është zhvilluar normalisht, pa probleme. Problematika janë evidentuar edhe në furnizimin me energji elektrike. Aktualisht janë 21 fidera jashtë pune në disa zona, kryesisht në Vlorë, Fier, Sarandë dhe Librazhd. Ndërkohë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka angazhuar mbi 1 mijë punonjës në terren për rikthimin e furnizimit.

Njoftimi i Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës:

Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga moti i keq, me reshje intensive shiu, të shoqëruara me erë të fuqishme, të cilat shkaktuan disa problematika. Grupet e punës, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë qenë në terren që në momentet e para, duke ndërhyrë për normalizimin e situatës.

AKSET RRUGORE

Ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë monitoruar vazhdimisht situatën në terren, duke bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo materialeve. Akset kombëtare kanë qenë të kalueshme pa problematika dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.
ARRSH është në gatishmëri dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e rrugëve.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Aktualisht, në rang vendi janë 21 fidera jashtë pune, ku ndër rajonet e prekura janë Vlora, Fieri, Saranda dhe Librazhdi.
Në orët e para të mëngjesit është vendosur në punë Nst i Livadhjasë dhe është rikthyer energjia në disa zona. OSSH ka angazhuar mbi 1,000 punonjës në terren për normalizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike.

RRJETI I TRANSMETIMIT

Aktualisht, të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.

KASKADA E DRINIT

Situata në basenin e lumit Drin paraqitet e qetë dhe pa problematika.

FURNIZIMI ME UJË

Sarandë

Situata në Stacionin e Pompimit të Ujit të Ndotur (SPUN) në Sarandë është rikthyer në normalitet. Gjithashtu, edhe SPUN në Ksamil është rikthyer në funksionim normal. Rrugët e bllokuara në Stacionin e Pompimit të Ujit të Pijshëm janë zhbllokuar dhe aktualisht po vijon puna për largimin e pemëve të rrëzuara në ITUN.

Durrës

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, janë evidentuar problematika të përkohshme në stacionet e pompimit në Fushë Krujë dhe Çermë. Në stacionin e pompimit Çermë, një elektropompë pësoi avari. Ekipet teknike ndërhynë menjëherë dhe, brenda pak orësh, defekti u riparua, duke e rikthyer elektropompën në funksion normal.

Fier

Rreth orës 02:00 është riparuar defekti në stacionin e Kafarajt, duke mundësuar rikthimin e furnizimit normal me ujë për qytetin e Fierit. Në stacionin e Varibopit vijon të mungojë furnizimi me energji elektrike. Si pasojë, qyteti i Patosit mbetet pa furnizim me ujë. Po punohet për rikthimin e energjisë elektrike. Shoqëritë e tjera nuk kanë pasur asnjë problem. Situata është në kontroll.

PORTET DHE AEROPORTI

Aeroporti i Tiranës.

Situata në Aeroportin e Tiranës ka qenë kryesisht e qetë, me disa fenomene meteorologjike të veçuara, të cilat kanë shkaktuar disa vonesa të lehta në trafikun në ardhje.

Porti i Durrësit

Si pasojë e stuhisë, në Terminalin e Kontejnerëve janë rrëzuar disa kontejnerë bosh, 8 prej të cilëve kanë pësuar dëmtime më të konsiderueshme.

Aktualisht po vijon koordinimi me kompanitë përkatëse për vlerësimin e plotë të situatës dhe të dëmeve.
Në sektorët e tjerë të Portit të Durrësit, aktiviteti vijon normalisht. Në Portin e Sarandës situata paraditen e sotme paraqitet e qetë. Linja me Korfuzin vijon normalisht./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë/ Humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

Moti i keq “mbërthen” vendin/ Xhama të thyer e pemë
foto ilustruese

HIMARË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në momentin kur ekipet teknike po punonin për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e prekura nga moti i keq dhe erërat e forta.

Viktima është një 55-vjeçar me origjinë nga Elbasani, i cili ishte dërguar në Himarë për të mbështetur ekipet e terrenit në riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjet. Gjatë ndërhyrjes, dyshohet se punonjësi mund të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike, por shkaku i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të hetimeve dhe ekspertizës teknike.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë veprimet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, ndërsa autoritetet pritet të hedhin dritë mbi mënyrën se si ndodhi kjo ngjarje tragjike./Dosja.al

5 ORE ME PARE

VIDEO/ Stuhi me shi, rrufe e erë, moti i keq “mbërthen” Vlorën, momenti kur pushuesit largohen me vrap

Moti i keq “mbërthen” vendin/ Xhama të thyer e pemë
pamjet

VLORË- Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kaluar, në kulmin e sezonit turistik. Kjo ka bërë që pushuesit të largohen menjëherë nga plazhi dhe ambientet e hapura ku ndodheshin.  


Era e fortë e shoqëruar nga stuhitë dhe reshjet e shiut ka sjellë shkarkesa elektrike, duke bërë që shumë biznese të ndërpresin punën. Siç shihet edhe në pamje, stuhia ka marrë para karriget e lokaleve në zonën e Lungomares.


Rrufetë e njëpasnjëshme kanë ndriçuar qiellin e qytetit bregdetar gjatë gjithë kohës së stuhisë. Në pamje shihen gjithashtu banorët teksa vrapojnë për t’iu shpëtuar objekteve që fluturojnë në ajër./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Kaos në Sarandë/ Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital (VIDEO)

Moti i keq “mbërthen” vendin/ Xhama të thyer e pemë

SARANDË- Stuhia ka përfshirë mbrëmjen e kaluar edhe qytetin bregdetar të Sarandës, duke shkaktuar kaos në vetëm pak minuta. Bëhet me dije se era e fortë ka rrëzuar pemë, të cilat kanë bllokuar disa rrugë, që më pas kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullim. Probleme janë raportuar edhe në bizneset përgjatë shëtitores, ku era e fortë ka shkaktuar dëme.

Një nga incidentet më serioze është shënuar në rrugën përballë stadiumit, ku një pishë është rrëzuar dhe ka dëmtuar tre automjete. Si pasojë e stuhisë tre persona kanë përfunduar në spital, duke marrë ndihmë mjekësore, pasi janë plagosur nga thyerja e xhamave. 

Moti i keq “mbërthen” vendin/ Xhama të thyer e pemë

Siç shihet edhe në pamje, stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Sarandës, ndërsa punonjësit e shërbimeve të Bashkisë kanë zbritur në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në zonat e prekura./Dosja.al

stuhi sarande vlore mot i keq

Sondazh

Poll

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin