Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët në Theth. • Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama foli për Paketën e Maleve, për të cilën tha se ka një keqkuptim të madh. • Në lidhje me këtë, ai bëri thirrje që banorët të mos bien pre e marrëzive dhe ligësive që thuhen. • Rama deklaroi se nuk është e vërtet që ai u ka thënë banorëve të Thethit: “Vazhdoni ndërtoni se do i legalizojmë”. • Sipas tij, ai ka thënë se do të legalizohen ndërtimet e vjetra. • Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se banorët kanë keqintepretuar fjalët e tij dhe kjo solli sipas tij 'zaptimin' e zemrës së Thethit. • Ai shtoi se lëndina e gjelbër u zaptua dhe u vunë me shpejtësi disa shtëpi druri, duke theksuar se në dimër nuk kishe as mundësi për turizëm. • Kryeministri e konsideroi Thethin si një nga pasqyrat më shembullore të potencialit për të bërë sukses, duke shtuar kështu se ka qenë një nga arsyet e Paketës së Maleve. • Më tej, lideri i qeverisë tha se Paketa e Maleve është hartuar për t’u ardhur në ndihmë trashëgimtarëve të pronarëve në zonat malore dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të këtyre zonave. • Gjatë fjalës së tij ai theksoi se kjo nismë nuk përfshin uzurpues, biznesmenë pa të drejta mbi pronat apo oligarkë, ndërsa shtoi se procesi i aplikimeve ka nisur dhe disa qytetarë kanë marrë tashmë përgjigje pozitive. • Kryeministri hodhi poshtë idenë se do vijnë njerëz të marrin toka në Theth, duke thënë me shaka se këto janë histori me fantazma dhe alienë, të cilat sipas tij dalin nga njerëz të painformuar ose me shpirt të zi. • Sipas tij, ata kanë zaptuar asnjë tokë, por vetëm se kanë bërë marrëveshje me pronarët ekzistues. • Në fund, lideri i qeverisë tha se banorët e Thethit janë të bekuar, pasi rrethohen nga një natyrë e mrekullueshme.
6 artikuj për këtë temë.
SHKODRA- Kryemninistri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, të cilët finalizojnë sot ditën e 52-të të revoltës së tyre. Gjatë një takimi me banorët në Theth, Rama u shpreh se dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh e thonë nuk duam investime të huaja.
Në lidhje me këtë, Rama theksoi se fondet vijnë nga investimet, të cilat më pas mundësojnë rritjen e ekonomisë. Lideri i qeverisë hodhi poshtë pretendimet se po shishet vendi.
Kryeministri Edi Rama: Ndërkohë, për dy javë rruga e Dukagjinit nis me Fondin e Zhvillimit. Është dashur kohë të bëhet projekti, patjetër që gjërat bëhen sipas mundësive. E kemi nisur punën në krye të këtij vendi kur treçerekun e komunave i kishte partia e atij. E kemi nisur me më pak se 10 miliardë euro Prodhim të Përgjithshëm të Shqipërisë. E kemi sjellë në 27 miliardë e diçka më shumë, duhet ta çojmë në 35 miliardë.
Pse duhet ta çojmë në 35 miliardë? Sepse na duhen më shumë fonde për të financuar më shumë gjëra. Si vijnë fondet? Nga vijnë fondet? Fondet vijnë nga investimet. Njerëzit duhet të investojnë dhe shteti duhet të mbledhi më shumë të ardhura. Rrit ekonominë, të rrisësh mundësitë, të rrisësh fondet. Ky është thelbi dhe të gjitha shtetet e botës, demokratike ose jo demokratike, bëjnë garë kush sjell më shumë investime të huaja.
Në Shqipëri dalin, çfarë t’i them, çfarë t’i quaj? Koka të mëdha s’janë. Çfarë t’i quaj? Dalin lloj-lloj sharlatanësh, lloj-lloj delirantësh, lloj-lloj ekstremistësh, ekstremistë sa të majtë e sa të djathtë, domethënë si me kaluar biçikleta, me e ndarë përgjysmë, dhe thonë: “Nuk duam investime të huaja, nuk duam të huaj në Shqipëri, nuk duam të shesim Shqipërinë”.
Kujt po ja shesim Shqipërinë? Kur, ku, si, kush po e blen Shqipërinë? Pse ata që janë në investimin e shumë diskutuar të Katarit që sot kanë blerë çerekun e Parisit, kanë marrë Francën me vete në Katar. Si funksionon? Pra rrugën e Dukagjinit Gjoni ma ka përmendur dhe ma ka bërë leksion kur unë kam qenë akoma në opozitë. Pastaj u bëra kryeministër. Gjoni tha tashti tha është rruga e Dukagjinit. Po jo sepse kur ke pak, do t'i ndash aty ku duhen më shumë, te gjërat më prioritare, te gjërat me të cilat fillon, por kur rrit mundësitë i vjen radha edhe rrugës së Dukagjinit. Tani me siguri ka rrugë të tjera që janë radhë më mbrapa. Do vijnë dhe ato. Kështu që, rrugën e Dukagjinit do ta fillojmë edhe do ta bëjmë bukur. Dhe patjetër projekti që tha Beneti pastaj është pjesë. Unë do t'i jap pak zotërisë atje. Jemi parë bashkë ne./Dosja.al
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët në Theth, ku ka folur edhe për Paketën e Maleve. Gjatë këtij bashkëbisedimi, një nga banorët u shpreh se ka marrë 100 milionë lekë gjobë, ndërsa ka dhe 100 milionë lekë kredi.
Në lidhje me këtë, Rama tha se qeveria ka hapur programin ‘Dyfisho Sipërmarrjen’, i cili jep kredi me interes të ulët. Me tej, kryeministri tha me shaka se kush dëshiron të marrë fjalën edhe mund ta ofendoj atë, pasi në të kundërtën e marrin sysh.
Rama: Ka një faqe digjitale për paketën e maleve, do të pasurohet edhe me informacionet dhe projektet. Do të jetë aty një adresë direkte për tu interesuar tek institucionet përkatëse për gjithë problematikat që shfaqen rrugës. Unë dua të pyes nëse ka ndonjëri pyetje të tjera, nëse ka ndonjë tjetër të tritolit që do me më fut ndonjë sharë. Se në këtë jetën që po jetojmë tani nuk rrihet pa të shara. Mua më shajnë gjithë ditën, s’më ka marrë malli, por s’ka problem. Kështu që kush ka pyetje le ta marrë fjalën, edhe nëse do që të më fusë ndonjë të sharë… Se na marrin mësysh pastaj. Më ke sharë vjet dhe të ka ardhur në majë të hundës? Po mirë, të paktën ata që të shajnë, vjen një moment që të shajnë prapë.
Banori 1: Vjet më zuri rreziku në lidhje me shtëpinë që kam ndërtuar. Ju thatë se janë plotësuar kushtet për energjinë, rrugën dhe ujin, por më është vënë 100 milionë lekë gjobë dhe 100 milionë lekë kredi. Tani kam një bujtinë me 16 dhoma. Vjet më është prishur një tjetër godinë, që doja ta zhvilloja.
Rama: Ne kemi hapur edhe programin ‘Dyfisho Sipërmarrjen’. Ti nëse do që të zhvillosh pronën, duhet të ndjekësh ‘Paketën e Maleve’. Që të jesh në gjendje të lash edhe kreditë, ti do të aplikosh në programin për sipërmarrjen, që të jep kredi me interes të ulët. Do të jemi në dispozicionin tënd, edhe unë personalisht. Ti ke bërë një gabim, por vazhdon të punosh, të përpiqesh dhe mbështetjen do e kesh maksimale.
Banori 2: Kam bërë aplikim në e-albania për një projekt që dua ta zhvilloj bashkë me gruan. Jetoj prej shumë vitesh në Angli, por dua të kthehem. Projektin e ka edhe bashkia. Nusja më ka dhënë vetëm 3 muaj kohë. Nëse nuk e marr lejen për kaq kohë, do të qëndrojmë atje.
Rama: “Muhabeti është se fajin e ka Beneti”.
Beci: Zotëria ka një problem të vogël me një dokument në Kadastër. I kemi caktuar takimin me drejtorëshën e Kadastrës.
Rama: Do të duhet të shfrytëzosh Paketën e Maleve. Atje në Angli, të lë njeri të ndërtosh pa leje ty?
Banori 2: Nuk ka shans.
Rama: Prandaj, mund t’ia lësh në dorë edhe gruas të bashkëpunojë me këto zonjat dhe nëse ndiqni siç duhet procedurat, brenda 3 muajsh do të keni letrat në dorë./Dosja.al
SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama iu drejtua banorëve të Thethit duke iu thënë se kanë në dorë Zvicrën e vogël dhe turizmin e luksit. Gjatë një bashkëbisedimi me ta, Rama u shpreh se synimi i Paketës së Maleve është rritja e të ardhurave, ndërsa bëri thirrje që ata të tregohen më solidarë.
Kryeministri hodhi poshtë idenë se do vijnë njerëz të marrin toka në Theth, duke thënë me shaka se këto janë histori me fantazma dhe alienë, të cilat sipas tij dalin nga njerëz të painformuar ose me shpirt të zi.
Sipas tij, ata kanë zaptuar asnjë tokë, por vetëm se kanë bërë marrëveshje me pronarët ekzistues. Në fund, lideri i qeverisë tha se banorët e Thethit janë të bekuar, pasi rrethohen nga një natyrë e mrekullueshme.
Kryeministri Edi Rama: Historia me fantazma, me alienë që do të marrin tokat nëpër malet tona është historia e njerëzve të painformuar ose me shpirt të zi. Nuk ka njerëz që i merr tokën këtu nga qyteti. Kjo është një fantazi e sëmurë, ose fantazi që oligarkët kanë shkuar dhe kanë pushtuar zonat. Kjo është marrëzi.
Ata nuk kanë zaptuar asnjë tokë, vetëm se kanë bërë marrëveshje me pronarët ekzistues. Ju jeni të bekuar që keni fatin të jeni trashëgimtarë të kësaj zone. Është magjia e këtyre maleve dhe trashëgimia e kësaj zone, që të nisni një sipërmarrje. Por, nga ana tjetër duhet të jeni shumë të vetëdijshëm që po u prish magjia e kësaj, nuk do të keni të njëjtën perspektivë.
Magjinë e kësaj e prish ndërtimi i pakontrolluar. Nëse ne nuk do të kishim ndërhyrë, për të shëruar atë plagë në zemër të Thethit, atëherë të jeni të sigurt që do të binte numri i atyre që do të ishin të interesuar për Thethin. Duhet që ju të jeni veç në sipërmarrje dhe të jeni bashkë në produkt. Produkt nuk është vetëm kulla, por i gjithë sesi. Duhet të jeni shumë solidarë. Synimi i kësaj është të rriten të ardhurat. Duhet të shkoni në një zhvillim për pasuri. Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duart tuaja. Turizmin e luksit e keni vetëm ju në dorë./Dosja.al
SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se nuk është e vërtet që ai u ka thënë banorëve të Thethit: “Vazhdoni ndërtoni se do i legalizojmë”. Gjatë një bashkëbisedim me banorët e zonës, Rama u shpreh se ka thënë se do të legalizohen ndërtimet e vjetra.
Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se banorët kanë keqintepretuar fjalët e tij dhe kjo solli sipas tij 'zaptimin' e zemrës së Thethit.
Ai shtoi se lëndina e gjelbër u zaptua dhe u vunë me shpejtësi disa shtëpi druri, duke theksuar se në dimër nuk kishe as mundësi për turizëm. Në fund, kryeministri tha se me leje dhe me projekte cilësore, qeveria po zhvillon vendin.
Kryeministri Edi Rama: Asgjë tjetër nga këto që thuhen nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Dhe dua të them edhe një gjë tjetër, sepse është hera e parë që vij këtu pas "tritolit", që thotë ajo zonja. Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni të gjithë dëshmitarë që unë kam ardhur këtu dhe kam thënë: "Vazhdoni ju, ndërtoni se ne do t'i legalizojmë." Kjo është e pavërtetë, sepse nuk kam si ta them, se do të isha në shkelje të ligjit. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do të legalizojmë ekzistueset. Do të legalizojmë, duke filluar nga ndërtimet e vjetra, sepse, siç e dini ju, edhe ata që kanë trashëguar kulla në një zonë si kjo, e cila është park natyror i mbrojtur, nuk kishin letra, apo jo? Nuk ia vinte njeri kullën në hipotekë, sepse i thoshin: "Je në zonë të mbrojtur." Dhe, duke qenë në zonë të mbrojtur, ti e mbaje kullën e katragjyshit tënd, nuk ta mohonte njeri, nuk vinte njeri të ta prishte, por ti nuk e bënit dot pronën tënde. Është kështu apo jo? Kullat
Pastaj erdhi realiteti i krijuar nga vetë ata që ndërtuan më pas pa leje, në kushtet kur këtu s'kishte asgjë dhe kur ata nuk e braktisën vendin, por filluan heroikisht, sepse ata të parët janë edhe këtu, por pionierët e zhvillimit të Thethit kanë qenë heronj. Këtu s'kishte rrugë, këtu s'kishte as drita, asgjë. Ndërkohë, do t'ju japë ministri edhe një lajm pozitiv lidhur me çështjen e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji, por kur të marrë fjalën.
Dhe ajo që unë kam thënë dhe që i kemi qëndruar pikë për pikë është: do të legalizohen ata që ekzistojnë. Ajo që ndodhi, dhe ju e dini shumë mirë, ishte që pas vizitës sime shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme këtu. A thua se u mor leja që: "O burra!", dhe me idenë që, meqë do të legalizohen, hajde po futem. U arrit të goditej zemra e Thethit, kartolina botërore e Thethit. Po të shkruash "Theth" në të gjitha gjuhët e botës në Google, pamja e parë që del është kisha me lëndinën e gjelbër. Lëndina e gjelbër u zaptua, u vunë me shpejtësi disa shtëpi druri, u rrethua, u shtrua me zhavorr dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit./Dosja.al
SHKODËR- Kryeministri i vendit Edi Rama në një bashkëbisedim me banorët e Thethit ka deklaruar se Paketa e Maleve është hartuar për t’u ardhur në ndihmë trashëgimtarëve të pronarëve në zonat malore dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të këtyre zonave.
Gjkatë fjalës së tij ai theksoi se kjo nismë nuk përfshin uzurpues, biznesmenë pa të drejta mbi pronat apo oligarkë, ndërsa shtoi se procesi i aplikimeve ka nisur dhe disa qytetarë kanë marrë tashmë përgjigje pozitive.
Edi Rama: Një tjetër thotë: "Në zonat malore, si Thethi dhe zonat e tjera, duhet të ndërtojnë vendasit që të përmirësojnë jetesën e tyre dhe jo t'u jepni leje ndërtimi biznesmenëve të preferuar. Shqipëria dhe toka e Shqipërisë u takojnë shqiptarëve." Nejse, këtë e kemi dëgjuar shumë kohët e fundit. Pastaj një tjetër thotë: "Oligarkët ndanë me llokma bregdetin, tani do ndani edhe malin."
Pastaj një tjetër thotë: "Paketa e Maleve është e domosdoshme, është e kohës, por me ligjet dhe të drejtat e pronarëve të vërtetë dhe jo me uzurpuesit."
Dhe ekzaktësisht që të mos zgjatem këtu, po e rimarr arsyetimin. Paketa e Maleve është ekzaktësisht e kundërta e të gjitha këtyre që thuhen. Ekzaktësisht e kundërta. Paketa e Maleve nuk është as për uzurpues, as për biznesmenë që nuk kanë lidhje dhe nuk kanë marrëveshje me ju.
As për oligarkë, as për asgjë tjetër, përveçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501, sepse ju dhe të tjerët në këto territore nuk e keni pranuar ligjin 7501. E keni ndarë tokën mes jush me kufijtë e vjetër dhe, përgjithësisht, jo gjithmonë, por përgjithësisht, nuk keni konflikte me njëri-tjetrin. Por është edhe për të adresuar aspektin tjetër që ka të bëjë me territore ku nuk ka, siç është këtu, për shembull, asnjë mundësi tjetër zhvillimi, përveç turizmit./Dosja.al
SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me banorët në Theth. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama u ndal tek Paketa e Maleve, për të cilën tha se ka një keqkuptim të madh rreth saj.
Ai theksoi se është zgjedhur një truall, pronë e të parëve, ku trashëgimtarët nuk kishin asnjë shans për të bërë zhvillim për shkak të pamundësisë ligjore. Kryeministri e konsideroi Thethin si një nga pasqyrat më shembullore të potencialit për të bërë sukses, duke shtuar kështu se ka qenë një nga arsyet e Paketës së Maleve.
Edi Rama: Përshëndetje të gjithëve dhe shumë faleminderit për mikpritjen! Ka një gjë shumë të mirë në çdo takim këtu në Theth: askush nuk mund të thotë që i keni sjellë nga qyteti, nga Tirana apo nga administrata ata që marrin pjesë.
Ju jeni të gjithë këtu banorë, jeni sipërmarrës që jeni aktivë ose sipërmarrës që doni të hapni një aktivitet dhe ne jemi këtu pikërisht sepse Thethi ka qenë një nga arsyet e Paketës së Maleve dhe është një nga pasqyrat më shembullore, në mos më shembullorja, e potencialit, e aftësive për të bërë sukses dhe e problematikave që duhen adresuar.
Ajo që duhet thënë qysh në fillim është se për Paketën e Maleve ka një keqkuptim shumë të madh dhe, për këtë arsye, ne e pamë të udhës që të vijmë këtu.
Më vjen shumë mirë që Beneti, bashkë me Ervinin, kanë zgjedhur ekzaktësisht një truall që është një pronë e të parëve, por ku trashëgimtarët nuk kishin asnjë shans të bënin zhvillim për shkak të pamundësisë ligjore të zhvillimit. Ndërkohë, është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që kanë një pronë të trashëguar dhe që janë jashtë perimetrit të legjislacionit ekzistues të ligjit 7501, ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë deri në fund se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos bien pre e gjithë marrëzive dhe ligësive që thuhen lidhur me këtë proces dhe me Paketën e Maleve.
Dhe, përpara se t'ia kaloj fjalën të tjerëve, do të më lejoni t'u referohem disa komenteve që po i lexoja rrugës duke ardhur, pasi bëra një komunikim pikërisht për ardhjen këtu dhe për Paketën e Maleve, sepse janë komente që meritojnë të adresohen edhe në praninë tuaj. Pastaj, natyrisht, edhe ata që na kanë mikpritur këtu në tokën e tyre, por edhe të tjerët, jeni të ftuar dhe të mirëpritur që të merrni fjalën.
Po merrem pak me këto komente, sepse na ndihmojnë shumë për të kuptuar situatën. Njëri koment, sepse unë thashë që Paketën e Maleve e kontestojnë dhe e keqkuptojnë ata që malet i kanë parë gjithmonë nga qyteti. Është një zonjë këtu, që nuk po i përmend me emra, se s'ka lezet, dhe mund të jenë edhe profile false, por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka çfarë thotë: "I shohim nga qyteti, se na e ke mohuar mundësinë të rijetësojmë tokat e të parëve tanë. Madje erdhe dhe na vure edhe tritolin. Ka dy vjet që na zvarrit procedurat, sepse nuk ka asnjë dritë për këto që ti flet. Gjithashtu, është në interesin tuaj t'i zvarrisni dhe ta lini sistemin me handikap, që në fund t'ia falni oligarkëve." Dhe kjo e oligarkëve, e faljes dhe e sjelljes së njerëzve me lekë nga qyteti për të pushtuar malet është një imagjinatë që e dominon opinionin negativ lidhur me Paketën e Maleve./Dosja.al