LIVE UPDATES
Aktualitet

Dumani sërish i pandehur, pazari me mikun e ‘kapedanit’ të Shkodrës për të vrarë me shishe 'rakie', Dorian Dulin

Vrasësi me pagesë, vijon të dalë i implikuar në disa dosje penale dhe ngjarje kriminale, ku këtë herë është marrë i pandehur për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e shkodranit, Dorian Dulit, ky i fundit hasmi i Behar Bajrit në Shkodër.

22 Korrik 2026, 10:38 Nga Elton Qyno

Dumani sërish i pandehur, pazari me mikun e ‘kapedanit’ të

TIRANË- I penduari kryesor i prokurorisë së posaçme SPAK, Nuredin Dumani, është marrë për herë të dytë i pandehur, pasi këtë herë implikimi i tij në aktivitet kriminal, është provuar në dosjen nr.9, që njihet ndryshe si dosja “Metamorfoza”.

Vrasësi me pagesë, vijon të dalë i implikuar në disa dosje penale dhe ngjarje kriminale, ku këtë herë është marrë i pandehur për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e shkodranit, Dorian Dulit, ky i fundit hasmi i Behar Bajrit në Shkodër.

Kjo është një dosje e nisur nga SPAK në vitin 2023 dhe është ndarë në tre procedime të ndryshme. Së bashku me Nuredin Dumanin, tashmë të pandehur janë marë Denis Bajri i ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai dhe 7 persona të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Secili prej të kërkuarve ka akuza të ndryshme dhe episode të ndryshme kriminalë.

Eljo Hato dhe Arsad Bashli, ( në kërkim) akuzohet për “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në formën e “Grupit kriminal” në dëm të Taulant Pepaj, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Korrupsion i gjyqtarit”.

Bardhyl Mavraj, (në kërkim) akuzohet për “korrupsion të gjyqtarit dhe prokurorit” dhe Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Genci Tafilit.

Klaudor Hakaj, (në kërkim) akuzohet për “Sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen” e Kleanth Musabelliut kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminale”.

Denis Brajoviçi alias Bajri, akuzohet për Vrasje me paramendim kryer në formëne Grupit kriminal në dëm të shokut të tij, Gjin Ndoj, Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit, dhe Sigurim i kushteve për të kryer vrasjen e Genc Tafilit, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

I kërkuari Prekë Kodra, akuzohet për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasje” në kuadër të “Grupit kriminal”, në dëm të Genc Tafilit, Ibrahim Licit dhe Dorian Dulit.

Nuredin Dumani, akuzohet për sigurimin e kushteve për të vrarë Dorian Dulin dhe Indrit Doklen.

Dosja

Dumani për vrasjen e Dorian Dulit flet me Bardhyl Mavraj dhe Aleksandër Bahon, por çuditërisht ky i fundit nuk është vënë në përgjegjësi penale nga SPAK dhe nuk është lëshuar asnjë masë sigurimi personal për të.

Dëshira personale për ekzekutimin e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, ishte e Behar Bajrit, i cili sapo kishte dalë nga burgu e s’mund të pranonte shoqërinë që kishte Duli me hasmin e tij, të familjes Lici.

Për të kryer vrasjen e Dulit, dy kushërinjtë Behar Bajri dhe Bardhyl Bajri (Mavraj), ishin përpjekur dhe kishin rekrutuar Astmer Bilalin, Denis Brajoviçin, Prek Kodrën, “Leksin e Druve” në Lezhë, Pëllumb Gjokën, ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndokën dhe ish-shefin e policisë së Shkodrës, Ardrit Hasanbegaj.

Pavarësisht ndjekjes këmba-këmbës të Dorian Dulit dhe njerëzve të tij, sërish plani i tyre nuk ka ecur për finalizimin e vrasjes. Kjo pasi të gjithë i frikësoheshin një kundërsulmi nga Dor Duli, i cili qëndronte gjithnjë i armatosur.

Bajrat, morën kontakt dhe hynë në negociata me dy emra të tjerë, si Nuredin Dumani dhe Aleksandër Baho (Sakatin).Përmes Bardhyl Mavraj, Bajrat, i dërguan mesazhin Nuredin Dumanit se pagesa për kokën e Dulit ishte 200 mijë euro.

Për të kryer siguri Nuredin Dumani i thotë Bardhyl Mavraj se:”…Dorin do ta mbaroj unë, sa do që të më thuash…unë s’të ve çmim, por ti shife vetë…”.

Nga ana tjetër Mavraj i shpjegon dhe arsyet Nuredin Dumanit se përse duan ta vrasin Dorin si dhe përcakton limitin e parave që ofron për ekzekutimin e Dulit.

“…vlla Dori, s’na ka ba as dëm as gjë se me dashtë dhe të vllan e kemi me ja kry, por s’është se na ka ba dam kund. Thjeshtë është tu na nejt me do hasëm tonët dhe për kët dona me e hek. Ta them me pastërti, le që s’ja vlenë por nuk hellim mbi 200 për Dorin…”-i thotë Bardhyl Mavraj.

Më tej gjatë kësaj dite Dumani dhe Mavraj, flasin për të siguruar makinë, një makinë për Nuredin Dumanin dhe pasi kanë diskutuar për makinën në mbyllje të bisedës Nuredin Dumani i dërgon mesazhet: ”…do ti këpus…rri pa merak…ok trujt zoti vlla…mos ki kerak….hiq…”.

Për të kryer vrasjen Dumani, kishte aktivizuar dhe Aleksandër Bahon, i cili do siguronte makinën, njëherësh do nxirrte në pritë Dorian Dulin. “Sakati” është një personazh që del në komunikimet e “Sky”, teksa bisedon me Dumanin për të vrarë, Lulzim Mashën në Tiranë.

Nxjerrja në pritë do kryhej pasi “Sakati”, ti kishte dhënë drekën, Dorian Dulit. Kjo tregon se mes Dulit dhe Aleksandër Bahos ka pasur njohje të mëparshme.

Sipas bisedave, duke shfrytëzuar këtë njohje Sakati ka mundësi ti afrohet Dulit dhe të zbatojë planin e Nuredin Dumanit. Në një bisedë mes “Sakatit” dhe Dumanit, ai i thotë:

”…jam duke e menduar këtë vëlla, me ja fut këtu atë që thua ti. Por normal që shteti, do bëjë hetime dhe do shikojë që ai ka qenë këtu dhe ka dalë nga këtu. Dhe me u plas diku në vend tjetër, normalisht që kamerat do i shikojnë dhe do jem unë i dyshumi kryesor…”.

Më tej “Sakati” i shpalos Dumanit një plan për ta thirrur në drekë, Dorian Dulin dhe me e vra aty duke ngrënë bukë, duke ja futur sasinë e tritolit brenda në makinë.

“…por po mendoja me e thirrë për drekë më nai vend, dhe me ja fut atje, por duhet gjet ndonjë nga këto, të mos trembet mos ketë frikë. Kështu do ishte më mirë si thua ti vlla? …do ishte ma mirë me i marrë diku për drekë dhe me ja gjet mundësinë, me ja fut mrena…”.

…                     

Nuredin Dumani (Alkatrazi), nuk ka hequr dorë nga plani i tij për të vrarë Dulin, përmes një shpërthimi të telekomanduar me 3 kg tritol që do i futej brenda në makinë.

“…vlla kur ti fusim pakon posht sendilës, do ti fusim dhe GPS dhe e shikojmë ka iku nga Tirana “ok” në autostrad ta shpërthejn. Po iku nga Kavaja, ta bëjmë diku afër Malit të Robit, se osht i sigurt ai vlla me atë pakon…” – i thotë Nuredin Dukani, Sakatit.

Ndërsa Sakati i shkruan se edhe nëse makina është mbyllur t’ia marrë çelësat Dulit duke i thënë të të fus një pagure “Raki”.

“…kamerat e lokalit do fiken vlla, kamerat do fiken nuk bohet fjalë, por kamerat e shkollës dhe te tjerat do e kapin që ka hyrë dhe ka dal këtu dhe telefonin, që kamë në vesh dalin këtu qelizat. Megjithatë do flas me atë djalin këtu që të ja boj, këtë gjo që të ja fusi mrena dhe çfarë do më thojë, dhe po të jetë mbyllur makina ti them bjer çëlsat të fus nji pagure Raki mrena ose diçka tjetër këtë po mendoj. Por të flas nesër me atë djalin…”.

Pasi ka dërguar kopjen e bisedës tek Bardhyl Mavraj alias Bajri, Nuredin Dumani i dërgon mesazhet si më poshtë: “…dua ti fus eksploziv në makinë nja 3 kg dhe nji motorr me dy veta te shkojnë me u siguru mrapa…me UZI…” (Tomsona).

Bardhyl Mavraj, pasi mori dijeni për planin e Nuredin Dumanit dhe duke ju referuar edhe bisedës që ka pasur për makinën “Mercedes Benz 5000 kubik”, i dërgon mesazh: “…si ta shofësh ti mundësin shife vet situatën, unë të garantoj ato që të thash. Mendoje vetë si tek por puna është që të kryhet vlla. Tashi s’di si me ta thanë se ti e din ma mir se si jan mundësit aty…”

Kurse Nuredin Dumani i përgjigjet: “…jo s’më duhet makina, po e bom kështu. Do maroj se zbën s’ka nga të futet mo ai, osht në kryq tani, s’ka gjalles në tokë që e shpëton…”.

Ndërsa Mavraj ia kthen duke i dërguar mesazhin duke nënkuptuar garancinë për pagesën 200 mijë euro për krimin: “…vlla për ça kemi fol me thuj 3-4 dit para që të kryhet puna dhe për ça kemi fol i ke te unë ose gjejmë një shok të përbashkët e i stakojme aty te një i tret si ta mendosh ti…”.

Ndërsa komunikimi i tyre, ka vijuar përmes aplikacionit “Sky”, duke shkëmbyer informacione për llojin e makinës, një “Golf 7”R32 që lëvizte Dorian Duli dhe Genc Tafili.

Sipas bashkëbisedimit Nuredin Dumani, pranon të takohet me Bardhyl Mavraj, por pasi të kishte kryer vrasjen e Dorian Dulit dhe atëherë sipas Dumanit takimi do bëhej njësoj si Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

“…po mo vlla do takojm…por thashë takoj si Ismail Qemali me Isa Boletinin me flamur në dor, ta kisha hek këtë kuçkën…Dorin…e të vij në takim me faqe të bardhë…”- i shkruan Nuredin Dumani, Bardhyl Mavraj, djalit të xhaxhait të Behar Bajrit./Syri.net

dorian duli

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare