LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion

• Qytetarët kanë finalizuar sot ditën e 52-të të revoltës së tyre kombëtare. • Ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësinë me qeverisjen e këtyre viteve. • Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe nuk kanë pranuar që të bëjnë negociata me to. • Gjithashtu ata kanë refuzuar edhe një dialog me kryeministrin Edi Rama. • I pari që e mori fjalën ishte një aktivist, i cili tha se rezistenca është detyrim për të gjithë shqiptarët. • Ai tha se kjo qeveria ua ka vënë shkelmin në fyt qytetarëve, ndërsa shtoi se ata duhet të rezistojnë deri derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet nga pushteti bashkë me zyrtarët e korruptuar.  • Aktivisti Andi Tepelena i bëri thirrje SPAK që të hap një hetim për kryeministrin e vendit, Edi Rama. • Duke folur para protestuesve, Tepelena rikujtoj që mediat ndërkombëtare kanë shkruar për protestën dhe diaspora e ka mbështetur atë. • Ai theksoi se qytetarët shqiptarë i kanë sytë nga SPAK, ndërsa shtoi se edhe durimi ka një kufi. • Një tjetër qytetar deklaroi se qeveritarët i kanë cilësuar ata si sorra e korba, por vetë janë gjarpërinj. • Ai i cilësoi protestuesit si heronjë, duke shtuar se ata po protestojnë edhe për arsimin dhe shëndetësinë.  • Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj ishte një nga folësit në protestën e 52-të të qytetarëve shqiptarë. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai rikujtoi deklaratën e ministres serbe për Kosovën. • Në lidhje me këtë, Zotaj kritikoi qeverinë duke thënë se heshtja e Shqipërisë është një fyerje e dyfishtë. • Sipas tij, ajo deklaratë është një thirrje e hapur për gjenocid dhe është një kërcënim ndaj ekzistencës së një populli autokton në Kosovë. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto ishin disa nga thirrjet e tyre.

12 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: Ju erdhi fundi!

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Ju erdhi fundi”, ata kanë finalizuar ditën e 52-të të revoltës dhe qëndreësës qytetare. 

Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësinë me qeverisjen e këtyre viteve. Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe nuk kanë pranuar që të bëjnë negociata me to. Gjithashtu ata kanë refuzuar edhe një dialog me kryeministrin Edi Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është një fyerje e dyfishtë!

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Meçan Zotaj

TIRANA- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj ishte një nga folësit në protestën e 52-të të qytetarëve shqiptarë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai rikujtoi deklaratën e ministres serbe për Kosovën. Në lidhje me këtë, Zotaj kritikoi qeverinë duke thënë se heshtja e Shqipërisë është një fyerje e dyfishtë.

Sipas tij, ajo deklaratë është një thirrje e hapur për gjenocid dhe është një kërcënim ndaj ekzistencës së një populli autokton në Kosovë. Ai shtoi se Parlamenti nuk bëri asnjë rezolutë dhe qeveria që pretendon se mbron interesat kombëtare, nuk bëri asnjë protestë zyrtare. Në lidhje me këtë ai shtoi se Kushtetuta e thotë qartë që Republika e Shqipërisë mbron interesat e shqiptarëve, por kjo nuk u respektua nga qeveria sipas tij.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Deklaratë mbi heshtjen kriminale të qeverisë dhe Parlamentit shqiptar përballë deklaratës gjenocidiale të ministres serbe. Ministrja serbe foli publikisht pa drojë, pa turp. Ajo tha: “Po të isha në kohën e Millosheviçit, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët.”

Kjo nuk është një deklaratë rasti, kjo nuk është një rrëshqitje gjuhe, kjo deklaratë nuk është një mendim personal. Është një thirrje e hapur për gjenocid. Kjo është një kërcënim ndaj ekzistencës së një populli autokton në Kosovë. Është një kthim i mendësisë që solli masakra, vrasje, zhvendosje dhe varreza masive në Kosovë. Dhe çfarë bëri Shqipëria? Heshti! Heshtja e Shqipërisë është një fyerje e dyfishtë. Parlamenti nuk bëri asnjë rezolutë, qeveria, që pretendon se mbron interesat kombëtare, nuk bëri asnjë protestë zyrtare. Asnjë deklaratë të përbashkët, asnjë thirrje për dënim ndërkombëtar, as thirrje për tërheqjen e fjalëve.

Një heshtje që nuk është maturi, nuk është strategji, por tradhti. Kushtetuta e thotë qartë që Republika e Shqipërisë mbron interesat e shqiptarëve. Ajo ka fyer çdo shqiptar. Po fyen viktimat e gjenocidit, të mbijetuarit. Ajo ka fyer çdo shqiptar. Po fyen viktimat e gjenocidit, të mbijetuarit dhe ju që uleni në Parlament, heshtni. Shqiptarët nuk janë të huaj në Kosovë. Kosova nuk është një krahinë, por është një shtet i pavarur.

Ne nuk kërkojmë hakmarrje, asgjë që cenon paqen, por një rezolutë, një fjalë zyrtare dhe një akt që thotë se kjo deklaratë është e papranueshme dhe Shqipëria e dënon atë. Rezoluta është një detyrë. Dhe nëse nuk jeni në gjendje të bëni as këtë, pranoni që nuk jeni në gjendje të mbani detyrën tuaj. Nëse nuk reagoni, atëherë dhe ju jeni bashkëfajtor, jo të gjenocidit, por të heshtjes para gjenocidit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Protesta e 52-të/ Qytetari: Klasa politike 35-vjeçare duhet të futet në sitën e krimit ekonomik

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Qytetari

TIRANA- Një protestues ka deklaruar këtë mbrëmje para Kryeministrisë se klasa politike 35-vjeçare duhet të futet në sitën e krimit ekonomik. Duke folur para qytetarëve, ai tha se kryeministri Rama i kujton komunizmin, ndërsa e cilësoi si diktatorin e dytë pas Enver Hoxhës.

Më tej, ai akuzoi qeverisë pasi sipas tij po vjedh çdo ditë pasuritë e fshatarëve dhe qytetarëve. 

Qytetari: Gjithë Europa ia jep pasurinë popullit që të zhvillohet. Kryeministër, më kujton komunizmin. Je diktatori i dytë pas Enver Hoxhës. I vjedhin pasuritë çdo ditë fshatarëve dhe qytetarëve. Klasa politike 35-vjeçare duhet të futet në sitën e krimit ekonomik. Kjo klasë politike nuk na jep të drejtë”, deklaroi protestuesi mes të tjerash./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“Populli shqiptar për herë të parë është zgjuar pa parti”/ Protestuesi: Ne na thonë sorra e korba, por këta janë gjarpërinj

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protestuesi

TIRANA- Qytetarët po vijojnë fjalimet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa njëri prej tyre u shpreh se populli shqiptar për herë të parë është zgjuar pa parti, pa interesa personale e pushteti, kundër këtyre maskarenjve. Gjatë fjalës së tij, protestuesi deklaroi se qeveritarët i kanë cilësuar ata si sorra e korba, por vetë janë gjarpërinj.

Sipas tij, është ky shesh ai që i ka dalë përballë të keqes, ndërsa shtoi se Rama dhe Berisha janë nga e njëjta shkollë. Qytetari i cilësoi protestuesit si heronjë, duke shtuar se ata po protestojnë edhe për arsimin dhe shëndetësinë. 

Protestuesi: Përshëndetje ju luftëtarët e lirisë, ju jeni frymëzimi i kësaj Shqipërie. Jam nga Vlora dhe jam këtu çdo ditë. Kryeministri jonë është maskara. Këtu është fundi i kohës së maskarenjve. Të gjithë jemi heronj të këtij sheshi. Ne duhet që një grusht që kemi, mos ta përdorim vetëm, por ta bashkojmë me njëri-tjetrin. Ky është fundi i maskarenjve. Ju jeni heronjtë e mi. Janë të gjithë heronjtë e këtij sheshi, të gjithë ata që janë këtu. Të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe ky plehrë dhe plehrat e tjera, që e kanë bërë këtë vend të pabanueshëm për ata në mal e ata në fushë. Sepse këtu nuk ka shëndetësi, nuk ka arsim, po u sëmure këtu nuk ke ku shkon vetëm të shkosh jashtë shtetit. Na mungon shëndetësia.

Këta na shajnë na thonë sorra e korba, por këta janë gjarpërinj. Unë punoj për fëmijët e mi, që të mos ikin më jashtë vendit. Këta nuk janë korba e sorra, këta janë grup i strukturuar kriminal, janë grup i drogës. Do ta djegim këtë klasë të poshtër, do ta largojmë këtë llum që vjedh taksat e popullit.

Ne jemi në këtë shtet se në 35 vjet nuk kemi pasur shtet që mendon për të varfërinë. Këta, si Berisha, apo edhe Rama, janë nga e njëjta shkollë. Këta janë gjarpërinj që i janë vënë folesë shqiptare. Këta janë hiena. Ky shesh është ai që i ka dalë përballë të keqes. Do bëhemi prapë shumë, më kujtohen fjalët e qiririt”. Populli shqiptar është zgjuar pa parti dhe pa interesa pushteti. Ne duhet të heqim kohën e maskarenjve. Më në fund, Shqipëria të shikojë përpara. Populli shqiptar për herë të parë është zgjuar pa parti, pa interesa personale e pushteti, kundër këtyre maskarenjve. Poshtë Berisha, poshtë Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

 “Ditën e enjte të gjithë para Kuvendit”/ Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Andi Tepelena

TIRANA- Aktivisti Andi Tepelena i bëri thirrje SPAK që të hap një hetim për kryeministrin e vendit, Edi Rama. Duke folur para qytetarëve, Tepelena rikujtoj që mediat ndërkombëtare kanë shkruar për protestën dhe diaspora e ka mbështetur atë. 

Ai theksoi se qytetarët shqiptarë i kanë sytë nga SPAK, ndërsa shtoi se edhe durimi ka një kufi. Në fund, aktivisti falenderoi të gjitha ata që vijnë në protestë, ndërsa rikujtoi se ditën e enjte në orën 08:00 të mëngjesit fillon grumbullimi para Kuvendit për t’i treguar kësaj klase të inkriminuar politike se nuk i përfaqëson.

Aktivisti: Protesta vazhdon të marrë mbështetje ndërkombëtare sot në ditën e 52-të të saj. Balla thotë se po shuhet protesta, po ku mo derdimen? Kur mediat ndërkombëtare shkruajnë, ku mbështetet nga diaspora dhe nga miliona njerëz. Këto ditë ka pasur një deklaratë të fortë nga një europarlamentar gjerman që akuzonte drejtpërdrejt kryeministrin Rama për pastrim parash nëpërmjet familjes ë tij. Ai deklaronte se Rama vodhi zgjedhjet dhe po pastron paraë e pista nëpërmjet familjarëve. Thirrja që bëjmë ne është ku je o SPAK, të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga SPAK. Durimi ka një kufi. SPAK të hapësh hetimet për kryeministrin shqiptar, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne. 

Kam një falënderim për të gjithë qytetarët shqiptarë që vinë këtu në protestë, marrin furgona, autobusë dhe vijnë këtu. Vijnë nga jugu në veri. Besojnë se ditë më të mira do vijnë për shqiptarët, besojnë se ata emigrantë do vijnë këtu, besojnë për shëndetësi dhe arsim, për vende pune këtu, besojnë në zgjedhje të lira dhe në demokraci.

Ndaj i falënderoj ata që marrin përditë rrugë dhe vijnë këtu e janë me ne përditë. Mos harroni se ditën e enjte në orën 08:00 të mëngjesit fillon grumbullimi para Kuvendit për t’i treguar kësaj klase të inkriminuar politike se nuk na përfaqëson. Rama në burg, Berisha në burg! Nuk na përfaqësojnë./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Rezistenca është detyrim”/ Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet 

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Aktivisti

TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur tashmë para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet. I pari që e mori fjalën ishte një aktivist, i cili tha se rezistenca është detyrim për të gjithë shqiptarët.

Ai tha se kjo qeveria ua ka vënë shkelmin në fyt atyre. Ai shtoi se qytetarët duhet të rezistojnë deri derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet, bashkë me zyrtarët e korruptuar. 

Aktivisti: 52 ditë në shesh për të bërë të mundur ndryshimin që ky kryeministër dhe kjo klasë politike nuk e bën dot për 36 vite. Nuk e di sa ditë do na duhet të qëndrojmë por jam shumë i sigurt se të gjithë njëzëri do jemi këtu deri në ditën që ky kryeministër do japë dorëheqjen. Një dorëheqje që i hap rrugë ndryshimeve epokale që kjo klasë politike nuk e bëri të mundur. Një dorëheqje që i hape rrugën qeverisë tranzitore dhe ndryshimeve kushtetuese ligjore për të pasur zgjedhje të lira dhe të pavarura. 

Këto ndryshime ligjore kushtetuese duhen për ta ndryshuar këtë sistem që është hapur nga nepotizmi, krimi dhe korrupsioni. I përgëzoj sot qytetarët që kanë dalë në Prrenjas për të protestuar kundër kësaj klase politike, këtij kryeministri dhe qeverisë që për vite me radhë kontribuoi në shpopullimin e vendit dhe Prrenjasit. Jemi dëshmitarë se për vite me radhë është punuar për ta shpopulluar.

Rezistenca është detyrim jo vetëm për ne, po për të gjithë shqiptarët që kjo qeveri e inkriminuar ua ka vënë shkelmin në fyt dhe tani po u thotë edhe bashkive të mëdha që qytetarët të largohen e jo vetëm me bashkitë e vogla. Duhet të qëndrojmë, të rezistojmë, derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet, bashkë me zyrtarët e korruptuar. Dorëheqje./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Nuk protestojmë vetëm për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Me këto çmime, vjen fundi i muajit dhe jemi minus

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protestuesi

TIRANA- Qytetarët po vijojnë revoltën e tyre kombëtare ne ditën e 51-të, ndërsa një prej tyre tha se nuk po protestohet vetëm për zonat e mbrojtura. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se prej dy javësh nuk e përdor makinën pasi litri i naftës ka shkuar 260 lekë.

Ai theksoi se shumë shqiptarë nuk e mbyllin dot muajin, pasi rroga nuk mjafton për asgjë. Në fund, ai bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje duke ftuar kështu edhe punonjësit në administratë dhe bizneset.

Protestuesi: Unë protestoj sepse nuk dua të iki në Gjermani. Dua të rri këtu me nënën dhe babain tim, dua një të ardhme më të mirë, dua ta krijoj këtu familjen time. Sot nuk i ke mundësitë. Me këto çmime që kemi këtu, vjen fundi i muajit dhe jemi minus. Nuk të del asgjë, rroga nuk pi ujë këtu. Shumë shqiptarë nuk e di si ia dalin, të fortë janë.

Nuk protestojmë vetëm për zonat e mbrojtura. Kam makinën, kam dy javë që nuk po e lëviz dot, 260 lekë ka shkuar litri i naftës. Çfarë veç zonave të mbrojtura? Këtu po vidhet çdo gjë. Vjen dhe të vë shkelmin në fyt, taksat nuk mbahen më. Ka nxjerrë ligj ky që, nëse pronari të hedh pak rrogë… Kush po e pyet?

Gjysmë për gjysmë ta hedhin rrogën. Të çohen të gjithë ata që janë punëtorë, jo minimalja në bankë, të hidhet aq sa e kanë. Kjo është në çdo vend, në çdo biznes të mundshëm. Kanë frikë të flasin, por është më mirë të flasin të gjithë. Do të jem në protestë deri në fund./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Në spitale nuk ka ilaçe, ai jep 4,3 mln euro për një koncert”/ Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Qytetari

TIRANA-  jë qytetar ka deklaruar ditën e sotme në spitale nuk ka ilaçe, ndërsa kryeministri Rama jep 4,3 mln euro për një koncert. Gjatë një prononcimi për mediat ai u shpreh se shqiptarët po protestojnë, për mirëqenie.

Qytetari theksoi se 4,3 mln dolën nga buxheti i shtetit për t’ia dhënë një këngëtari, në një kohë kur pensionistët marin 100 mijë lekë. Në fund, ai tha se protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

 

Qytetari: Ne kemi ardhur për të drejtat tona, të gjitha, duke nisur nga rrogat, pensionet, ndihma ekonomike, të gjitha gjërat që nuk ecin në Shqipëri. E dëgjova kryeministrin që tha shqiptarët janë në gjendje të mirë, kërkojnë një çikë më shumë. Pse protestojnë shqiptarët? Po pse protestojnë shqiptarët, për mirëqenie.

Në spitale nuk ka ilaçe, ai jep 4,3 mln euro për një koncert. Dolën nga buxheti i shtetit 4,3 mln euro për t’ia dhënë një këngëtari, ku pensionistët me një pagesë deri në 100 mijë lekë. Spitalet janë pa ilaçe, për këto protestojnë shqiptarët. Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Marshimi po shoqërohet nga thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Rama jepe dorëheqjen”.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, qytetarët finalizojnë sot ditën e 52-të të revoltës së tyre. Pas mbylljes së fjalimve para godinës qeveriatre, pritet që ata të nisin sërish marshimin në rrugët e kryeqytetit./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve. Gjatë një prononcimi për mediat, i riu u shpreh se agjenda e qeverisë është manipulimi i fondeve, pasi ministri Gonxhja deklaroi se protesta e dëmtoi koncertin.

Ai e cilësoi këtë si një deklaratë nga një ministër i dështuar. Protestuesi tha në fund se qytetarët po protestojnë kundër korrupsionin, mastrimeve dhe kundër klasës së kalbur të 36 viteve.

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës, pasi ai ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve. Po e dekorojmë. Në sytë e tyre PS mendon se është e saktë,ma ta janë të mençur dhe ne jemi budallenjtë.

Blendi Gonxhja sot na quajti budallenj. Agjenda e tyre është manipulimi i fondeve, Gonxhja deklaroi se protesta e dëmtoi koncertin dhe kjo ishte një deklaratë nga një ministër i dështuar. Kryeministri të mos bëjë të paditurin sepse prej 52 ditësh kemi dalë për korrupsionin, mastrimet dhe për klasën e kalbur të 36 viteve.

Ai e ndjek me shumë vëmendje dhe e di shumë mirë. Në fillim tha na sillni 200 veta të negociojmë, pastaj tha se dhe ai po të ishte do të protestonte tani jemi sorra dhe korba. E kanë humbur legjitimitetin dhe po hedhin shumë gjëra që diçka të mbetet”, tha ai./Dosja.al

3 ORE ME PARE

52 ditë protestë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 52-të të protestës së tyre. Pas kësaj ata pritet që të nisin marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet. 

Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë deklaruar se nuk do të bëjnë negociata me to dhe as dialog me kryeministrin Rama. Kujtojmë që kërkesa e parë e tyre është dorëheqja nga qeveriae këtij të fundit./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 52-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. 

Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

Kërkesat e protestuesve:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës