30 Maj 2022, 15:05
Nga DOSJA

TIRANË- Propozimi i kryedemokratit Sali Berisha për Simon Mirakën si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u bë temë debati sot në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilëson firmën e Berishës 'katran me bojë', ndërsa paralajmëroi sekandidatura e Simon Mirakës nuk do të merret në konsideratë pasi nuk votojnë asnjë shkresë të firmosur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ish-kryeministri e cilësoi refuzimin e kandidatimit të Mirakës si diskriminim si dhe shtoi se qeveria i përzgjedh vetë ata që nuk shkojnë në Gjykatën e Lartë kundrëjt shumave të majme.
Mirëpo kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ktheu sërish përgjigje Berishës. Balla tha se nuk ka asgjë me kandidatimin e Mirakës por me propozimin që u bë nga Berisha, pasi shtoi se është turp që të votohej në Kuvend.
Grupi i Enkelejd Alibeajt reagoi për kandidaturën e Simon Mirakës për mandatin e dytë si anëtar i Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit duke thënë se deputetët e PD nuk kanë pasur asnjë kundërshtim për të, por kanë vënë në dukje standardin e dyfishtë të PS.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar disa ditë më parë kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë: Altin Hoxha, Gentian Sula, Simon Miraka, Albert Nikolla. Ndërkohë që Ligjet rrëzuan kandidaturat e Marcel Hilës, Besim Ndregjonit, Gjergj Markut, Skënder Vrionit. Propozimi me firmën e Sali Berishës ishte Simon Mirakaj mirëpo u përcoll me shumë debate, por megjithatë kaloi 'filtrin' e Komisionit.
(A.B)/Dosja.al
Politike
30 Maj 2022, 14:32
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur ditën e sotme për punësimet partiake në admi...
Politike
30 Maj 2022, 13:12
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja replikoi ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën...
Politike
30 Maj 2022, 13:12
Partia Demokratike
TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt ka reaguar për propozimin e Simon Mirakajt për anëtar në Autoritetin p&e...
Politike
30 Maj 2022, 13:12
Sali Berisha dhe Taulant Balla
TIRANË- Ditën e sotme, në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant B...
Politike
30 Maj 2022, 13:05
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se do ta pranojnë propozimin...
Politike
30 Maj 2022, 12:58
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se refuzimi i Simon Mirakajt nga anëtari i Aut...
Politike
30 Maj 2022, 12:50
Berisha: Temë e rëndësishme. Kur debaton mendja të shkon te minoritetet, e vërteta është se ata kanë qënë n&...
Politike
30 Maj 2022, 12:47
Arbi Agalliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu deklaroi ditën e sotme se seanca e sotme plenare për zgjedhjen e pres...
Politike
30 Maj 2022, 12:34
Grida Duma
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama flet për non gratat siku...
Politike
30 Maj 2022, 12:17
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Taulant Balla, u pa ditën e sotme gjatë seancës parlamen...