"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Tani zyrtarisht kryeministri Edi Rama do të zgjedhë kreun e ri të shtetit, atë që do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta, pas përfundimit të mandatit.
TIRANË- Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është ezauruar! Tani zyrtarisht kryeministri Edi Rama do të zgjedhë kreun e ri të shtetit, atë që do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta, pas përfundimit të mandatit. Pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, të cilin grupi i Enkelejd Alibeajt e bojkotoi, konfirmua se nuk ishte paraqitur asnjë kandidat, nga asnjë prej palëve. Më pas, votimi u krye në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Pas seancës që zgjati 4 minuta, palët dolën për të dhënë prononcime për mediat, ku kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ftoi sërish opozitën për dialog, që të ndajë më mazhorancën përgjegjësinë e zgjedhjes së kreut të vendit. Megjithatë kjo duket se nuk është e mundur, pasi Enkelejd Alibeaj ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë më pjesë e procesit. Për mediat, jashtë Kuvendit, Alibeaj tha se të vetmit që morën pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit deri tani ishte opozita, duke shtuar se nuk donin një president të njëanshëm, por një president mbi palët.
Ndërkohë që nesër në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi për të bërë edhe votimin në seancë plenare, por me shumë gjasa nuk do të ketë votim, pasi kryeministri Edi Rama, e zyrtarë të tjerë të qeverisë, nuk ndodhen në Shqipëri. Rama dhe kryediplomatja Olta Xhaçka po zhvillojnë një udhëtim punë në SHBA, ndaj me shumë gjasa do të pritet për kthimin e tyre në sallën e Kuvendit, ku tashmë mund të kalojnë çdo emër.
Tashmë 'barriera' për 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nuk ekziston më dhe në raundin e katërt e të pestin, socialistët kanë të drejtë që të zgjedhin presidentin e vendit, por ende nuk ka bërë publik asnjë emër. Edhe pse në të gjitha daljet e tyre publike kanë paralajmëruar se do t’i japin shqiptarëve një president, sipas tyre, të drejtë e shumë ndryshe nga Ilir Meta. Megjithatë kanë respektivisht edhe nga 2 javë kohë që të dalin në një emër dhe ta votojnë në Kuvend.
Pas përfundimit të afatit ende nuk ka një reagim zyrtar as nga opozita dhe as nga maxhoranca, e cila ka në zarf kandidaturat e saj për kreun e shtetit. Edhe pse ka zgjedhur që gjithçka të jetë "top sekret" e asnjë emër të mos "rrjedhë" në media. E nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë bojkotuar procesin, duke e cilësuar si farsë, pasi sipas tyre, Rama e ka emrin e pasardhësit të Ilir Metës. Ndërsa Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësues të tjerë të grupeve parlamentare kanë negociuar me grupin e socialistëve, por kurrë nuk kanë diskutuar për emra.
10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual.
(a.b.k.m/dosja.al)
Evi Kokalari TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari duket se i ka dhënë fund misionit të saj me Partinë Demokratike. Me anë t&e...
Rexhep Meidani dhe Bujar Nishani TIRANË- Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka reaguar për vdekjen e parakohshme të ish-presidentit Bujar Nishani...
Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha dhe Edi Rama TIRANË- Hansel dhe Gretel lanë thërrime bukë për të gjetur rrugën për ...
Bujar Nishani TIRANË- Trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri t...
Ferdinand Xhaferaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes, Niko Pe...
Konferenca e Kryetareve TIRANË -Sot është djegur edhe shansi i fundit i opozitës për t'i kërkuar mazhorancës që...
Bujar Nishani TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-Presidentit Bujar N...
Bujar Nishani TIRANË- Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani ka zënë vend edhe në mëiat e huaja. Observador, Diario de No...
Floriana Garo TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike u zgjodh sot, por lista me 20 persona la jashtë demokratë e bashkëpunëto...
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka njoftuar se më 3 qershor do të mbledhë ...