"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Deputeti tha se janë dhënë pa kriter bazat luftarake për projekte turistike.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj akuzoi ditën e sotme ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin për pronat e Forcave të Armatosura, që sipas tij po jepen për projekte turistike. Gjatë interpelancës së kërkuar nga Xhaferraj, deputeti tha se janë dhënë pa kriter bazat luftarake për projekte turistike.
Ministri i bëri të ditur se të gjitha akuzat që po ngrihen nga deputeti janë spekulime. Ai mohoi dhe akuzat e ngritura se pronat janë dhënë me qira, duke shtuar se për pronat në Shëngjin janë bërë kallëzime.
Xhaferraj:Prej një kohe të gjatë në media janë publikuar artikuj ku shprehet shqetësimi për dhënien pa kriter të territorit të bazave luftarake për projekte turistike dhe më gjerë. Gjithçka ka nisur më Janar 2016, me urdhrin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nr. 78, të datës 26.01.2016, “për ngritjen e grupit të punës për vlerësimin e pronave të Forcës Detare”, si edhe VKM nr. 220, datë 21.3.2017, VKM Nr. 562, datë 29.07.2016 dhe VKM nr. 514, datë 01.07.2020. Nisur nga me sipër do te doja informacione dhe shpjegime nga Ministri i Mbrojtjes per 4 prona strategjike për Shqipërinë dhe për NATO-n, sa me poshtë: Cili është statusi i pronës nr. 1018, ish-venddislokimi i Shtabit të Vjetër të Bazës Ajrore Kuçovë, Berat të dhënë me qira me VKM Nr. 562, datë 29.07.2016 në përputhje me listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm në vitin 2014? A vijon të jetë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm në vitin 2014 prona nr. 1311 “Ish Baza Ndihmuese”, Shëngjin Lezhë? A është ndjekur procedura e parashikuar nga Ligji nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA” për dhënien me qira të sipërfaqes së Bazës Detare Sarandë,pronë në listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm i FA në vitin 2014(Prona nr. 696 “Baza Ndihmuese”, Limion, Sarandë me sipërfaqe 39446 m2)? A ka patur në Ministrinë e Mbrojtjes shkelje ligjore (Ligji nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA”) në administrimin e pronave në listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm i FA në vitin 2014 dhe nëse po, cilat kanë qenë përgjegjësitë e personave që kanë shkelur ligjin Të dashur qytetarë në këto video të shkurtër do shikoni kryeministrin Rama që na thotë se çdo të bëjë NATO në Kuçove. Pra, ky është Rama i retorikes dhe televizionit. Mbas fjalës se ministrit unë do te paraqes fakte se çfarë ka bërë në realitet Rama bashkë me çetën e tij të rilindjes në pronat e bazave ushtarake detare dhe ajrore”.
Peleshi:Është në ndërtim brenda dy viteve do të jetë operative. Është një ngjarje e rëndësishme për ngjarjen tonë kombëtare. Ne nuk u vemi mbiemra politikë këtyre zhvillimeve. Më vjen keq që spekuloni. Është e gjitha interpelancë spekulative. Thatë mungesë transparence dhe nuk e shpjegoni. Ka pasur rast kur keni kërkuar informacion. Ne nuk kemi problemin që ju po mundoheni të shisni në opinion se me pronat e ushtrisë po bëhet nami. Ne kemi 1732 prona. Çështja e dhënies së pronave në përdorim të të tretëve nuk është mëkat, por detyrë që na e ka caktuar ligji. Unë kam një periudhë të shkurtër si ministër. Nuk kam dhënë asnjë pronë me qira. Por nuk mburrem me këtë. Kjo nuk është fletë lavdrimi sepse një ministër mbrojtje dhe një qeveri do të duhet që e ka bërë mirë punën kur e ka vendosur sa më mirë pronën. Siç e thatë ju në 2014 ka dalë dekreti i fundit i planit të përhapjes. Nga 2014 nuk kemi asnjë pronë të daljes dhe përhapjes sepse nuk ka pasur dekret tjetër. Të gjitha pronat janë në plan dhe nuk kanë dalë nga plani i përhapjes. Thatë qe ligji për kthimin e ndalon kthimin e pronave brenda planit të përhapjes. Ky është thelbi i problemi, në kohën kur qeveriste një parti tjetër janë bërë kthime pronash në bazat tona detare. Dhe kjo lidhet me pyetjen tuaj për bazën e Shëngjinit. Jemi në proces gjyqësor për këtë.Për Shëngjinin kemi bërë kallëzime, është pushuar çështja. Ndaj prokurorit kemi bërë ankim. Në fund SPAK ka vendosur për ndërtimin brenda bazës sekuestro. Vlerësimet nëse ka apo shkelje i bëjnë auditet. Unë ju siguroj se sa herë d të ketë konstatime shkelje do të reagoj siç ligji më detyron
(a.b)/dosja.al
Emilja Koliqi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Emilja Koliqi kërkoi shpjegime se përse nuk iu dha fjala radhës që kal...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh i sigurt se nuk do të ketë rrjedhje votash nga opozita për tu bashk...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se të vetmit që morën pjesë në procesin për zgjedhjen e p...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për debatet në lidhje me propozimin me ...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se me grupin e Berishës ...
TIRA Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se nesër do të mbl...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se në raundin e katërt,...
Kuvendi TIRANË- Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë nuk do të jetë konsensual. Raundi i tretë për zgjedhjen e kreut ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të nisen ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara...
Pamje nga Komisioni TIRANË- Sot, Komisioni i Ligjeve u mblodh sot për miratuar raportin për raundin e tretë të presidentit të...