Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni me pasagjerë doli nga rruga, humbin jetën dy persona të cil&...
Politike
Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, Irena Gjoka shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi
Ajo akuzohej nga SPAK për për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike, por gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka ka deklaruar se nuk provohet se Bufi e ka kryer një vepër të tillë penale.
1 Korrik 2026, 10:52Nga E.d
Majlinda Bufi
TIRANË- Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është shpallur ditën e sotme e pafajshme nga GJKKO. Ajo akuzohej nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike, por gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka ka deklaruar se nuk provohet se Bufi e ka kryer një vepër të tillë penale.
“Nuk provohet se e ka kryer veprën penale”, është shprehur gjyqtarja Irena Gjoka.
Bufi akuzohej për “përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”. SPAK ka kërkuar dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet. Sipas akuzës, në cilësinë e kryetares së bashkisë, Bufi i ka kërkuar një personi të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtari politike të forcave të tjera, duke e kërcënuar./Dosja.al