1 Korrik 2026, 10:49
Nga I.A
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Klodian Braho ka treguar sot sfidat e SPAK në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Braho vlerësoi se modeli i ndjekur gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 dha rezultate pozitive në luftën kundër krimeve zgjedhore, por theksoi se mbeten ende sfida që kërkojnë adresim për zgjedhjet e ardhshme.
Braho nënvizoi po ashtu se mekanizmi i bashkëpunimit ndërinstitucional duhet të nisë të paktën katër muaj para ditës së votimit dhe të shtrihet deri në përfundim të procesit të numërimit, në mënyrë që të rritet efektiviteti i hetimeve dhe parandalimi i shkeljeve.
Sipas tij, përvoja e vitit 2025 evidentoi se sfida më e madhe për SPAK ishte sigurimi i provave dhe mungesa e një strukture të deikuar në terren, gjë e cila e bënte institucionin të mbështetej në bashkëpunimin me struktura të tjera, duke përmendur këtu Policinë e Shtetit.
"Bashkëpunimi rezultoi një nga elementët më të rëndësishëm në vitin 2025. Prania e Task Forcës së SPAK tregoi një vlerë praktike. Integrimi i kësaj qasjeje tregoi bazë më të mirë për identifikimin e riskut. SPAK dhe KQZ ishin më të koordinuara, ky efekt parandalues është i rëndësishëm. Mekanizmi i bashkëpunimit duhet të fillojë më herët, të paktën 4 muaj para votimit dhe të vazhdojë deri në numërimin e votave. Korrupsioni zgjedhor nuk duhet parë si akt i izoluar dhe individual. Në disa raste një person nuk blen votë për interesin e vet personal, hetimi nuk duhet të kufizohet. Kjo është arsyeja pse fokusi te zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë te burimi i financimit. Modeli i vitit 2025 funksionoi, por duhet konsoliduar më tej. Reforma zgjedhore duhet të japë 3 rezultate konkrete.
Sa i përket Task Forcës, Task Forca ishte një organizim i brendshëm i SPAK me prokurorët dhe hetuesit e BKH. Në Task Forcë nuk u përfshinë autoritete të tjera. Kur e përmenda dhe propozova, protokolli duhet të jetë më i gjatë, e kam fjalën për marrëdhëniet ndërinstitucionale mes SPAK dhe KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, por duke përfshirë dhe institucione të tjera. Çfarë nuk funksionoi? Unë e thashë dhe më parë, ishte eksperienca e parë e SPAK dhe, si eksperiencë e parë, shumë gjëra edhe për SPAK ishin të panjohura dhe u përballëm me gjëra të reja që duhet të shërbejnë si përvojë për herën tjetër. Së pari, në vetvete, në ato zgjedhje SPAK nuk ka një trupë të vetën të personave në terren dhe kjo e kushtëzon prokurorinë në mbledhjen e provave. SPAK, për kryerjen e përgjimeve në vende publike, është i varur nga persona të tjerë, ku është Drejtoria e Policisë së Shtetit.
Nuk mund të them që s’ka funksionuar bashkëpunimi, por nuk është një strukturë që është në varësi të SPAK. SPAK synon që të rekrutojë shërbime dhe të trajtojë edhe hetuesit për të qenë të aftë që në terren t’i kryejnë vetë këto veprime. Sepse organizimi do të jetë më efektiv. Pjesa tjetër që nuk funksionoi nuk lidhet vetëm me cilësi organizative apo mungesë vullneti apo faktorë që varen nga vullneti i personave që përfshihen në hetime, por sfida kryesore e një hetimi është prova dhe sfidat e suksesit dhe mosuksesit lidhen me gjetjen e provave dhe kjo është një sfidë më vete. Çfarë funksionoi? Për herë të parë, duke pasur parasysh edhe eksperiencën në zgjedhje të tjera, SPAK nuk ishte në pritje, ishte aktiv. Në momentin që në institucion administrohej një provë që po ndodh diçka në një qytet të Shqipërisë, ne nuk jemi pasivë dhe i referohemi grupit prezent, i cili vepronte me shpejtësi, punë orësh," tha Braho./Dosja.al
klodian braho
Politike
1 Korrik 2026, 10:44
E.d
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka raportuar ditën e sotme në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Gjatë...
Politike
1 Korrik 2026, 10:18
E.d
Foto nga takimi
GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e landit gjerman Nordrhein-Westfalen, Hendrik Ë...
Politike
1 Korrik 2026, 09:53
E.d
Ferit Hoxha
LUKSEMBURG- Në kuadër të vizitës së punës në Luksemburg, Ministri për Evropën dhe Punët e Jas...
Politike
1 Korrik 2026, 08:19
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook, duke ironizuar protest&...
Politike
1 Korrik 2026, 08:18
E.d
Pamje nga protesta
Ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve u kërkua nga deputetët e Partisë Socialiste. Kapitali publiko...
Politike
30 Qershor 2026, 21:30
E. D
TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters raporton se Samiti i ardhshëm i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, p&...
Politike
30 Qershor 2026, 21:12
E. D
pamjet
TIRANË- POLITICO i ka bërë jehonë përshkallëzimit të "Revolucionit të Flamingove" në vendin ...
Politike
30 Qershor 2026, 20:13
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale lidhur me protestën. Me anë...
Politike
30 Qershor 2026, 19:27
E. D
TIRANË- Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Vend...
Politike
30 Qershor 2026, 19:24
E. D
Andis Salla
VLORË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Vlorë, Brunilda ...