LIVE UPDATES
Politike

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Derisa Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet nën drejtimin irlandez, duke e vendosur në binar për t’u bërë anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028, Kosova nuk pritet të jetë fare pjesë e agjendës.

24 Qershor 2026, 13:45 Nga D.S
Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa
Këshillit të Bashkimit Evropian

BRUKSEL- Irlanda do ta marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore me rotacion të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) më 1 korrik, dhe kjo periudhë prej gjysmë viti do të jetë e rëndësishme për zgjerimin e bllokut për disa arsye.

Derisa Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet nën drejtimin irlandez, duke e vendosur në binar për t’u bërë anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028, Kosova nuk pritet të jetë fare pjesë e agjendës.

Ndërkohë, Ukraina, Moldavia dhe Shqipëria gjithashtu pritet ta vazhdojnë përparimin e tyre drejt anëtarësimit, ndërsa mund të ketë lëvizje në të njëjtin drejtim edhe për Islandën dhe Serbinë.

Ka gjithashtu interes të madh për faktin se pikërisht Irlanda po e merr stafetën. Dublini e kryesoi presidencën kur BE-ja e kreu zgjerimin e saj të madh të vitit 2004, duke mirëpritur në klub tetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe Qipron dhe Maltën.

Diplomatët irlandezë theksojnë për Radion Evropa e Lirë (REL) se kjo periudhë ende kujtohet me nostalgji në ishull dhe se sondazhe të shumta tregojnë se irlandezët janë kryesisht mbështetës të zgjerimit të bllokut.

Në Bruksel, Irlanda shihet gjithashtu si një “ndërmjetëse e ndershme” për këtë çështje – një nga pak shtetet anëtare, Qeveria e së cilës nuk e ka bllokuar kurrë ndonjë hap të zgjerimit dhe nuk ka asnjë mosmarrëveshje dypalëshe me asnjë nga vendet kandidate.

Kjo çështje është një nga prioritetet kryesore të Dublinit për muajt e ardhshëm dhe për këtë arsye pritet përparim i konsiderueshëm. Para se t’i shohim shanset e vendeve që pritet të gëzojnë përparim, një vlerësim për Kosovën dhe vendet e tjera që nuk pritet të jenë në fokus.

Derisa ka shumë lëvizje në procesin e zgjerimit, katër vende pritet të mbeten në vendnumëro: Kosova, Bosnje e Hercegovina, Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut. Kosova përballet me telashin e moçëm.

Megjithëse e paraqiti aplikimin për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022, kërkesa e Kosovës ende nuk i është përcjellë Komisionit Evropian për vlerësim. Arsyeja është se pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës  Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja -nuk janë pajtuar për ta çuar procesin përpara.

Irlanda ka gjasa t’i vërë në sprovë qëndrimet e këtyre pesë vendeve gjatë presidencës së saj. Shteti i fundit anëtar që e provoi këtë ishte Suedia në fillim të vitit 2023, por Stokholmi u shpërfill, veçanërisht nga Madridi. Pak njerëz në Bruksel besojnë se do të ketë ndryshim në këtë drejtim gjatë muajve të ardhshëm.

Ndërkohë, për shkak të ndërlikimeve të brendshme, Sarajeva ende nuk ka arritur të emërojë një kryenegociator për bisedimet me BE-në. Për më tepër, dy ligje që Brukseli kërkonte që vendi t’i aprovonte, një që lidhet me funksionimin e gjyqësorit dhe një tjetër që synon kufizimin e ndërhyrjeve politike në sistemin gjyqësor, ende nuk janë miratuar.

Në Maqedoninë e Veriut, ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të pasqyruar statusin e bullgarëve në vend ende nuk janë miratuar dhe nuk ka tregues se kjo do të ndodhë së shpejti.

Sipas Komisionit Evropian, Gjeorgjia është vend kandidat vetëm në emër. Pas përplasjeve të shumta me Brukselin, Qeveria në Tbilisi ka pezulluar praktikisht çdo përpjekje për të nisur bisedimet e anëtarësimit deri në vitin 2028. Heqja e statusit kandidat konsiderohet e pamundur dhe zyrtarët e BE-së theksojnë se hapi i radhës duhet të vijë nga vetë Gjeorgjia.

Mali i Zi është padyshim vendi që duhet ndjekur me vëmendje në këtë kohë.

Vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor ka mbyllur deri tani 16 nga 33 kapitujt e anëtarësimit, ku secili kapitull përfaqëson një fushë politike në të cilën vendi kandidat duhet t’i përshtatë rregullat dhe legjislacionin e BE-së.

Podgorica dëshiron t’i mbyllë 17 kapitujt e mbetur gjatë presidencës irlandeze. Kryeministri irlandez, Micheal Martin, ishte në Mal të Zi në fillim të qershorit në kuadër të samitit BE–Ballkani Perëndimor dhe theksoi se do të ishte “sfiduese” të përfundonte gjithçka brenda gjashtë muajve të ardhshëm, por se ky ishte synimi i Dublinit.

Qiproja, që aktualisht mban presidencën me rotacion, mund të arrijë t’i mbyllë deri në tre kapituj të tjerë në fund të qershorit, para se t’ia dorëzojë stafetën Irlandës. Më pas, irlandezët shpresojnë të mbajnë konferenca të rregullta ndërqeveritare (të njohura në Bruksel si “IGC”) gjatë vjeshtës, ku do të mbyllen më shumë kapituj.

Një diplomat i BE-së theksoi se Mali i Zi duhet t’i përfundojë të gjitha negociatat gjatë vitit 2026 ose në fillim të vitit pasues për të arritur synimin që të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028. Ky afat pasqyron nevojën që traktati i anëtarësimit të ratifikohet nga të 27 shtetet anëtare të BE-së, një proces që mund të zgjasë një vit – në mos më shumë.

Vlen të përmendet gjithashtu se gjatë presidencës irlandeze janë planifikuar takime më të shpeshta të grupit të posaçëm të punës në Bruksel që merret me hartimin e traktatit të anëtarësimit të Malit të Zi në BE. I krijuar në prill, grupi filloi punën e hartimit në maj dhe, sipas zyrtarëve evropianë me të cilët ka folur REL-in, procesi ka ecur pa probleme deri tani.

Qiproja mund të arrijë gjithashtu t’i mbyllë kapitujt e parë me Shqipërinë në fund të qershorit, por nëse ajo s’e bën, Irlanda pritet ta bëjë këtë në korrik.

Pas hapjes me ritëm të shpejtë të të gjithë kapitujve gjatë viteve 2024–2025, Tirana ka ngecur deri tani në përmbushjen e të ashtuquajturave kritere të ndërmjetme në kapitujt 23 dhe 24, të cilët lidhen me sundimin e ligjit. Ajo më në fund arriti t’i përmbushë këto kritere në fund të majit.

Meqenëse BE-ja është e shqetësuar për gjendjen e gjyqësorit dhe të drejtave themelore në shumë vende kandidate, nuk mjafton vetëm hapja dhe mbyllja e negociatave në këta dy kapituj. Duhet të përmbushen kriteret e ndërmjetme. Këto kritere përcaktohen nga të 27 shtetet anëtare të BE-së, të cilat më pas duhet të vendosin njëzëri se ato janë përmbushur para se t’i caktojnë kriteret përfundimtare të mbylljes për vendin kandidat.

Pasi ka përmbushur kriteret e ndërmjetme për sundimin e ligjit, Shqipëria mund t’i mbyllë së shpejti tre kapituj anëtarësimi: shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si dhe marrëdhëniet e jashtme.

Vlen të ndiqen edhe dy vende të tjera që mund të fillojnë të lëvizin gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Njëri prej tyre është Serbia. Duke parë se Mali i Zi dhe Shqipëria që po ecin me ritëm të shpejtë, Beogradi është i etur ta rifillojë përparimin, pasi ka ngecur në rrugën drejt BE-së që nga fundi i vitit 2021.

Në korridoret e BE-së qarkullojnë thashetheme se vendi mund ta hapë një grup të tërë kapitujsh, kryesisht të lidhur me ekonominë dhe konkurrueshmërinë, qysh në korrik, veçanërisht sepse Franca po shtyn që kjo të ndodhë.

Megjithatë, të tjerë vazhdojnë të ngurrojnë. Shtetet baltike janë të shqetësuara pse Serbia nuk e përfill politikën e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, edhe pse qëndrimi i tyre i ashpër në këtë çështje nuk është më aq parimor sa dikur.

Pastaj janë vende, veçanërisht Holanda, të cilat nuk dëshirojnë ta shohin Beogradin duke përparuar në procesin e anëtarësimit në BE së shpejti, për shkak të problemeve serioze me sundimin e ligjit në vend. Megjithatë, kjo është diçka që ia vlen të ndiqet në muajt në vijim. Shteti ishullor aplikoi për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2009, pasi u trondit nga një krizë financiare.

Duke nisur negociatat e anëtarësimit pak kohë më pas, ai arriti t’i mbyllë 11 nga 33 kapitujt negociues, derisa një qeveri e re njoftoi Brukselin në vitin 2013 se – me BE-në në mes të krizës së eurozonës – po pezullonte bisedimet. Kjo ndodhi gjithashtu gjatë kryesimit të presidencës BE-së nga Irlanda në atë kohë.

Në një kthesë interesante historike, Islanda do të mbajë një referendum në fund të gushtit për të vendosur nëse do t’i rifillojë negociatat e anëtarësimit. Dhe, Irlanda është sërish në krye në rast se islandezët votojnë pro, gjë që sondazhet tregojnë se mund të ndodhë, megjithëse diferenca është e ngushtë.

Kjo mundësi nuk ka kaluar pa u vënë re në Irlandë. Ministri irlandez për Evropën, Thomas Byrne, ka deklaruar se islandezët “i pezulluan negociatat e tyre gjatë presidencës së fundit irlandeze. Prandaj, nëse do t’i rifillonin prej aty, mendoj se do të ishte një moment i madh për ne”./REL

be irlanda kosova

Sondazh

Poll

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!