Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam dijeni për veprimet e saj. Kryemadhi: Boll u more me llafe grash
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
"Ata të ish-PD-së, mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës"/ Rama-kryebashkiakëve: Duhet të kujde...
“Vij enkas nga Amerika!”/ Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Cakrani ka deklaruar se ato nuk mbështeten në prova dhe se çështja CEZ-DIA nuk qëndron ligjërisht.

TIRANË- Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka kundërshtuar akuzat që rëndojnë mbi klientin e tij. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Cakrani ka deklaruar se ato nuk mbështeten në prova dhe se çështja CEZ-DIA nuk qëndron ligjërisht.
Ai ka pretenduar gjithashtu shkelje procedurale dhe mungesë të analizës financiare në dosje.
“Intervistat e gazetarëve me Ervis Metajn dhe Vojsava Ismailajn duhet të deklarohen të papërdorshme dhe të përjashtohen nga gjykimi. Po ashtu, të përjashtohen nga gjykimi provat lidhur me CEZ-DIA: Mesazhi SMS i vitit 2009; Video-përgjimi i Dritan Priftit, sepse thëniet e tij nuk mund të provohen pasi ai ka ndërruar jetë. Dritan Prifti merrej me incizime, fuste njerëzit në zyrë dhe i regjistronte. Nuk duhet ta përmendim se sot është i ndjerë, por kështu është. Materialet nga arbitrazhi janë absolutisht të ndaluara të përdoren si prova në një proces penal në vendin tonë, kur ato janë marrë sipas procedurave të atij arbitrazhi. Edhe nëse konsiderohen intervistat, ato nuk përbëjnë fakt penal. Intervistuesi orienton bisedën. Nuk janë të besueshme. Sa i përket mesazhit ‘Deri nesër më duhen 200’, aty nuk ka asgjë që të provojë pretendimin e prokurorisë se bëhet fjalë për 200 mijë euro. Ndërkohë Meta ishte deputet dhe kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të imunitetit parlamentar. Nuk ka të dhëna se si është ruajtur kjo provë për 15 vjet. Të përjashtohet nga fashikulli dhe të deklarohet e papërdorshme", tha Cakrani.
Dosja Meta-Kryemadhi
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur fokusin tek zonat ish-industriale, duke hartuar një plan konkret për transformimin e tyr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e një parku logjistik kombëtar për t’i ardhur në ndihmë ba...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi lançimin e programit strategjik "Rilindja Kombëtare 2.0" në 10-ditëshin e par&eu...
Meta -Kryemadhi TIRANË- Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes s&eu...
Meta -Kryemadhi TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organiz...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mëngjes në selinë e Partisë Socialiste për mbledhjen...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale një video dhe reflektimin e një qytetari t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet Dritan Goxhajt, ndërsa këtë herë ka nxjerrë një video në t...
Rama- Macron FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një zhvillim të rëndësishëm për arsimin dhe kulturën,...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas frazës ofenduese që kryemin...