Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord! Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat
Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në pro...
Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në pro...
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
"Ata të ish-PD-së, mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës"/ Rama-kryebashkiakëve: Duhet të kujde...
“Vij enkas nga Amerika!”/ Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë ...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ka akuzuar Edi Ramën, duke e cilësuar qeverisjen e tij si një sulltanat privat dhe duke denoncuar ‘Dosjen Shqiptare’, një dokument sekret me 523 projekte zhvillimi në zonat turistike, të përjashtuara nga taksat për 10 vjet. • Sipas kryedemokratit Sali Berisha, dokumenti i mbajtur fshehur parashikon infrastrukturë gjigante të liruar nga detyrimet fiskale. • Berisha u ndal gjatë te disa zona strategjike që janë përfshirë në listë, mes tyre Livadhi i Himarës, Vunoi dhe kanioni i Gjipesë. • Kreu i PD-së, Sali Berisha solli në vëmendje edhe emrin e ish-zyrtarit Artan Lame, të cilin e përshkroi si njeriun që ‘nuk pranoi të regjistronte as kanionin e Gjipesë, as tokën në Vuno si pronë private të Edi Ramës’ dhe që, sipas tij, u shkarkua 5 ditë pas paraqitjes së hartës. Gjatë fjalës me gazetarët, Berisha u bëri thirrje strukturave europiane të hetimit. • I pyetur nga gazetarët për kërkesat e protestuesve, të artikuluara nga protesta qytetare që sot ka hyrë në ditën e saj të 25 pa ndalim, lideri i opozitës Sali Berisha konfirmoi dakordësinë e plotë me kufizimin e mandatit të kryeministrit. • Lidhur me një qeveri tranzitore, kryetari i PD-së Sali Berisha ripërsëriti propozimin për një ekzekutiv jopartiak • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi sulmet që Edi Rama dhe Taulant Balla po bëjnë ndaj aktivistëve/qytetarëve që janë bërë pjesë e protestës qytetare ku kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij, por që më parë kanë qenë pjesë e strukturave të UÇK-së.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj etiketimeve të përdorura nga kryeministri Rama ndaj qytetarëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, pjesëmarrës në protestat kundër qeverisë në Tiranë.
Berisha dënoi me forcën më të madhe etiketimet denigruese ndaj shqiptarëve. Në deklaratën e tij, Berisha i cilësoi këto protesta si një kauzë të drejtë për lirinë dhe dinjitetin përballë asaj që ai e quan 'narkodiktaturë'.
"Sikundër dënoj me forcën më të madhe sulmet antikombëtare, antishqiptare ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, të cilët marrin pjesë në protestën kundër narkodiktatorit apo padrinos apo kreut të Meduzës. Ata luftojnë për një kauzë të drejtë. Për lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë ndaj një kryehajduti të panjohur më parë në historinë tonë kombëtare. Etiketimi i tyre si pushtues është etiketimi i një armiku të egër të shqiptarëve, e një bastardi të diktatorit Enver Hoxha, e një njeriu që urren në thelb kombin e tij. Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe këto etiketime ndaj shqiptarëve.", u shpreh Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar ndërhyrjen e agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare, si Interpol, Europol dhe Eurojust, për të hetuar kompanitë në projektet e investimeve të Ramës.
Gjatë një deklarate për shtyp, Berisha e cilësoi si rrjetin më të madh të pastrimit të parave dhe trafikimit të drogës në Evropë, të implikuar në projektet e qeverisë shqiptare.
Sipas Berishës, në këto 523 projekte janë përfshirë 80 nga studiot arkitekturore më të njohura në botë. Ai kërkoi hetime mbi transaksionet financiare të këtyre studiove, me bindjen se ato mund të çojnë në zbulimin e rrjeteve të fuqishme të krimit të organizuar që infiltrojnë këto zhvillime.
"Shikoni tani. Në 523 projekte të listuara në libër, a e imagjinoni pra, pa taksa, 57 rezultojnë të ndërtuara, 53 janë në ndërtim dhe 47 presin leje. Në 41 përqind të projekteve nuk përmendet fare zhvilluesi trafikant. Zhvilluesi është Franc Çopja, Salvator Aliu, Gjika, etj, etj. Ata janë zhvilluesit. Ata janë! Dhe ata janë në pothuajse të gjitha, por tek këta nuk kanë gjetë prestanomet. E kuptoni ju?
Në republikën e kolonel Buendias të Garsia Markezit nuk gjen asnjë rast të tillë. Nuk ka përshkrim si ky. Ja pse jam unë në gjyq. Tani, ky është hoteli, nga njëri cep në cepin tjetër të kanionit. Pra, në libër e ka, ndërsa ka ngritur padi ndaj meje pse kam paraqitur unë para jush kanionin me një hotel urë siç është aty. Ja, kanioni që thotë se ajo tokë ishte mbi rrugën atje lart në majën e Kolekëve. Urdhëroni ku është fare buzë detit. E dinë të gjithë se ky është kanioni. Pra, e shihni. Ja ku qenka, se për këtë ka qenë gënjeshtra më e madhe se thashë që ka dërguar Winy Maas.
Ka padi ndaj meje pse kam deklaruar se ka qenë Winy Maas. Ja urdhëro ku është.
Winy Maas është një arkitekt. Në rrafshin ndërkombëtar i bëj thirrje Eurojust, i bëj thirrje Interpolit, i bëj thirrje Europolit të vendosë nën hetim pa përjashtim të gjithia kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Edi Ramës. Të hetojë transaksionet e bëra drejt tyre për këtë projekte, duke mbetur i bindur se transparenca është jetike për cilindo. Nuk mund të mos kërkoj hetimin nga Interpoli, Europoli, Eurojust për pagesat e bëra për secilën për këto studio për projektet e tyre.
Sepse në këtë mënyrë mund të zbulohet rrjeti më monstruoz në Evropë dhe në botë i trafikantëve të drogës. Shikoni se çfarë implikimesh. Imagjinoni, 523 projekte të 80 studiove arkitekturore më të mira në Evropë dhe në botë, të implikuara në Dosjen e Edi Ramës. Ky është një skandal sa ndërkombëtar, aq edhe ndërkombëtar.
Nuk po ndalem të lexoj atë që shkruajnë ata për të, për padrinon, por u bëj thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit të mësipërme të hetojnë transaksionet e këtyre studiove për projektet e bëra me Edi Ramën dhe sulltanatin e tij.
Do mund të zbulojnë rrjetin më të fuqishëm të trafikantëve të drogës. Penetrimin dhe infiltrimin e tyre edhe në studiot e vendeve të tyre. Është një rast i shkëlqyer për t’i dhënë përgjigjen më të merituar padrinos shqiptar që drejton kartelet më të fuqishme të drogës në Evropë.", tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshkallëzuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë direkt me projektet e zhvillimit në zona të ndjeshme turistike, si Kanioni i Gjipesë dhe Livadhi i Himarës.
Përmes një deklarate për shtyp, Berisha deklaroi se është paditur nga kryeministri pikërisht për publikimin e fotografive të projektit të hotelit në formë ure në Gjipe.
Ndërkohë që, sipas tij, projekti mbetet i listuar në dokumentacionet strategjike të qeverisë.
Deklarata e Berishës:
"Por unë, këtu para jush, në mënyrë të përsëritur, kam denoncuar plaçkitjen nga familja e tij, e ndjera nënë e tij dhe vëllai i tij, natyrisht së bashku, të njërit prej kanioneve më të bukura të botës, kanionit të Gjipesë. Kanioni i Gjipesë rreshtohet në 20 kanionet më të çmuara të planetit. Ky bajloz i zi i pangopur, i vuri syrin kanionit të Gjipesë. Dhe kur unë e ngrita problemin, mashtroi shqiptarët dhe u tha se ato toka janë diku atje majë malit. Majë malit të Kolekëve. U kujtohet apo jo kur bënte me dorë si i çmendur?
Dhe janë të gjitha mbi rrugën automobilistike, në një kohë kur kanioni është buzë detit. Dhe për këtë Edi Rama vetëm pse paraqita kanionin, një hotel të ndërtuar në formë ure, që e dënonte me vdekje kanionin, se ishte me ngjyrë të bardhë, ky tani thotë hoteli është, por do jetë i qelqtë. Tani mban librin të fshehur sepse mban pronat e tij. Urdhëroni, në Livadh të Himarës, librin liston Livadh Resort, në projekt prej 242 mijë metër katror.
E gllabëroi Livadhën, Livadha është, kush nuk e njeh, është ajka, është kurora më e bukur e Himarës. Tani na del Gjipeja, një nga plazhet më të veçanta të jugut. E zbriti nga mali i Kolekës në plazh tani. Shfaqet një projekt luksoz, një hotel prej xhami në rajon. Projekti top sekret, nuk ka zhvillues. A nuk paraqita unë këtu para një jave blerësin pa shitës? A u kujtohet? Për në Vuno. 15 mijë metër katrorë tokë të blera nga Salvator Aliu, një qytetar trafikant nga Elbasani apo nga Kavaja, nuk di nga është, por se nga kush e bleu Salvator Aliu, top sekret.
Paraqitëm këtu kartelat e parcelave të cilat kishin blerësin, por jo shitësin.
Shitësi jo. Dhe, faktin tjetër, se i ndjeri Artan Lame, 5 ditë pasi paraqiti hartën e Vunoit, në të cilën ai territor i blerë nga Salvator Aliu, figuronte tokë publike. Dhe pas pesë ditësh, Artan Lame shkarkohet menjëherë nga detyra. I ndjeri pas pak vdiq, por ai nuk pranoi, duhet të jemi të vërtetë, nuk pranoi të regjistronte as kanionin e Gjipesë, as tokën në Vuno si pronë private të Edi Ramës. Nuk pranoi, jo, ishte tokë publike. Projekti nuk ka zhvillues të emërtuar, nuk e thotë ai këtë, top sekret, dhe mua më ka paditur pse unë kam paraqitur para jush fotografitë e kanionit me një hotel si urë. Projekti nuk dihet ku do ndërtohet, por mbetet i listuar në faqet e librit.", u shpreh Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e këtij të fundit si një regjim kolonial dhe privatizim të shtetit.
Në një deklaratë për shtyp, Berisha bëri publike detaje nga një dokument i mbajtur sekret, në të cilin sipas tij, Rama ka projektuar 523 resorte dhe zhvillime turistike në të gjithë vendin.
Sipas Berishës, ky plan parashikon 10 vite përjashtim nga taksat për këto struktura gjigante, duke e trajtuar territorin e Shqipërisë si një pronë private.
"Mirëdita! Edi Rama e trajton Shqipërinë si një sulltanat të tij, si një pronë private dhe regjimin e tij si një regjim kolonial ndaj shqiptarëve. Mediat kanë zbuluar librin famëzi Dosja, në të cilin Edi Rama parashikon, ka projektuar 523 resorte, hotele, zhvillime në zonat turistike. Nga të cilat, njëlloj si të ishte pronë e tij, përjashton tërë këtë infrastrukturë gjigante 10 vite nga taksat.
A ka shfrytëzim më të egër se ky? Ky është sistem tipik kolonial. Nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin themelor të shtetit, Kushtetutën, por edhe ligjin ndërkombëtar të investimeve. Të imagjinosh zhvillimin e dhjetëra dhjetëra milionë metër katror troje të zonave më turistike, si butikët në aeroport pa taksa, do të thotë të vendosësh atë sistem nga i cili njerëzimi është ndarë prej kohësh.
A mund të imagjinoni ju? Shqipëria është nga më të paktat vende në punë ku miliarderët vijnë dhe marrin miliona litra naftë me një të katërtën e çmimit që blen fermeri shqiptar. Dhe tani në librin e tij, Edi Rama, të mbajtur sekret ndaj shqiptarëve, të papublikuar ndonjëherë, rreshton 523 projekte për zhvillim, ndërtim në të katër anët e vendit.", tha Berisha./Dosja.al