LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam dijeni për veprimet e saj. Kryemadhi: Boll u more me llafe grash

Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, të cilët janë të pranishëm në sallë. Ashtu si edhe në seancën e kaluar, avokati Llanaj nuk është lejuar të hyjë në sallën e gjyqit. Shkak është bërë refuzimi i tij për t’iu nënshtruar kontrollit të çantës nga punonjësit e sigurisë së gjykatës. Ndërkohë, avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka kundërshtuar akuzat që rëndojnë mbi klientin e tij. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Cakrani ka deklaruar se ato nuk mbështeten në prova dhe se çështja CEZ-DIA nuk qëndron ligjërisht. Ish-Presidenti Ilir Meta hodhi poshtë akuzat që lidhen me çështjen CEZ-DIA, duke deklaruar se pretendimet Dritan Prifti janë të pavërteta. Meta ka përmendur dëshminë e njërit prej ish-drejtuesve të CEZ, Josef Heisek, ku deklaron ai ka thënë në vitin 2011 se nuk e njeh Kastriot Imsailajn dhe ai që ia ka prezantuar ka qenë Qazim Tepshi, ambasadori i Shqipërisë në Çeki.

4 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me llafe grash!

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë përfshirë në një debat verbal përpara trupit gjykues. Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve të dorëzuara si prova nga prokuroria.

“Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi,” deklaroi Meta.

Kryemadhi u përgjigj duke thënë se ai merret me thashethemet e Tedi Blushit dhe ish-kreut të SPAK Altin Dumani. Më tej Kryemadhi ka deklaruar se ka 4 vite që duron Tedi Blushin dhe i drejtohet ashpër atij teksa dhe ai është prezent në sallë.

“Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit? Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”

Pas debatit ka pasur ndërhyrje nga gjykata ku ka paralajmëruar palët se do t’i nxjerrë nga salla.

“Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni”, tha trupa gjykuese./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Meta për CEZ DIA: Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës! Mesazhin nuk e nisa unë...

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam
Ilir meta

TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta ka dhënë dëshminë e tij sot në GJKKO në lidhje me gjyqin që po mbahet ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi. Gjatë seancës, Meta hodhi poshtë akuzat që lidhen me çështjen CEZ-DIA, duke deklaruar se pretendimet Dritan Prifti janë të pavërteta. 

Meta ka përmendur dëshminë e njërit prej ish-drejtuesve të CEZ, Josef Heisek, ku deklaron ai ka thënë në vitin 2011 se nuk e njeh Kastriot Imsailajn dhe ai që ia ka prezantuar ka qenë Qazim Tepshi, ambasadori i Shqipërisë në Çeki.

“Do bëj dy plotësime për CEZ DIA. Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë mes nesh. Ky ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ DIA. Ka një email që i ka dërguar Ervis Mataj më 16 prill. I ka shkruar avokatit që kjo puna e DIA-s është korruptive. Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës. Ky Dritan Prifti thotë që “nuk kam firmosur kurrë, mund ta kem takuar.

Në dëshminë e tij, z. Heisek në 2011 thotë: Nuk e njoh personin që më prezantoi CEZ DIA. Më pas, në 2014, kujton se ia prezantoi Qazim Tepshi. Ishin disa kompani, ka thënë ai, “dhe ne morëm disa të dhëna për DIA-n. Ajo që na bindi ishte DIA amerikane. Më sill mua patronazhistin që e ka nisur. Është shumë e thjeshtë me teknologjinë që ka avancuar që të niset një mesazh i tillë. Unë isha në opozitë. Është e pamundur që unë të nisja një mesazh të tillë për diçka që do të ndodhte 14 muaj më pas.”, deklaroi Meta./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Gjyqi për Metën e Kryemadhin/ Avokati Çakrani: Çështja CEZ-DIA, konspiracion shtetëror

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam

TIRANË- Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka kundërshtuar akuzat që rëndojnë mbi klientin e tij. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Cakrani ka deklaruar se ato nuk mbështeten në prova dhe se çështja CEZ-DIA nuk qëndron ligjërisht.

Ai ka pretenduar gjithashtu shkelje procedurale dhe mungesë të analizës financiare në dosje.

“Intervistat e gazetarëve me Ervis Metajn dhe Vojsava Ismailajn duhet të deklarohen të papërdorshme dhe të përjashtohen nga gjykimi. Po ashtu, të përjashtohen nga gjykimi provat lidhur me CEZ-DIA: Mesazhi SMS i vitit 2009; Video-përgjimi i Dritan Priftit, sepse thëniet e tij nuk mund të provohen pasi ai ka ndërruar jetë. Dritan Prifti merrej me incizime, fuste njerëzit në zyrë dhe i regjistronte. Nuk duhet ta përmendim se sot është i ndjerë, por kështu është. Materialet nga arbitrazhi janë absolutisht të ndaluara të përdoren si prova në një proces penal në vendin tonë, kur ato janë marrë sipas procedurave të atij arbitrazhi. Edhe nëse konsiderohen intervistat, ato nuk përbëjnë fakt penal. Intervistuesi orienton bisedën. Nuk janë të besueshme. Sa i përket mesazhit ‘Deri nesër më duhen 200’, aty nuk ka asgjë që të provojë pretendimin e prokurorisë se bëhet fjalë për 200 mijë euro. Ndërkohë Meta ishte deputet dhe kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të imunitetit parlamentar. Nuk ka të dhëna se si është ruajtur kjo provë për 15 vjet. Të përjashtohet nga fashikulli dhe të deklarohet e papërdorshme", tha Cakrani.

Dosja Meta-Kryemadhi

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Gjyqi me themel/ Paraqiten Meta- Kryemadhi në GJKKO

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam
Meta -Kryemadhi

TIRANË- Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, të cilët janë të pranishëm në sallë.

Situata është tensionuar pas refuzimit të avokatit të Kryemadhit, Redi Llanaj, për t'iu nënshtruar kontrollit të çantës, çka bëri që ai të mos lejohet të marrë pjesë në proces. Ndërkohë, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, po kundërshton zyrtarisht akuzat e ngritura nga SPAK.

Dosja Meta-Kryemadhi

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

gjyqi me themel meta-kryemadhi

Sondazh

Poll

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat